Sot devijohet lëvizja e automjeteve në Unazën e Madhe, ja si do të bëhet qarkullimi i mjeteve
Një pjesë e Unazës së Madhe
Duke filluar nga dita e sotme, në Tiranë do të devijohet lëvizja e automjeteve në Unazën e Madhe, për shkak ndërtimit të lotit 3. Sipas një njoftimi të Autoritetet Rrugor Shqiptar automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues.
Teksa kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje, ARRSH thotë se punimet në këtë aks do të kryehn deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.
Këtë të diel devijohet lëvizja e automjeteve në Unazën e Madhe, për shkak ndërtimit të lotit 3.
Njoftimi i ARRSH
Duke filluar nga dita e diel, 17.04.2022 ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3.
Automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues.
Automjetet që përdorin aksin e rrugës dytësore djathtas, nuk do të kenë ndryshim të lëvizjes.
Automjetet që do të vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2.
Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të ketë ndryshime në qarkullim.
.jpg)
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
52%
-
JO
42.5%
-
NUK E DI
5.5%
Vota total: 1745
Lajme të tjera
-
Sherr me grushte mes të rinjve në Tiranë, 3 nën hetim! Policia: Ishin të dehur e po godisnin njëri-tjetrin
1 Korrik, 17:31
-
Kryebashkiaku suedez takim me Veliajn: Ura bashkëpunimi mes të rinjve, hapa përpara me digjitalizimin
1 Korrik, 16:29
-
Goditi me kaçavidë dy persona në një lokal në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari, reagon mjeku: Dëmtim i vështirë në qafën e 16-vjeçarit, natë e vështirë, mund të na ikte nga duart
1 Korrik, 15:20
-
Anëtarët e KPK-së takim me delegacionin nga Asambleja Parlamentare e KiE-së, në fokus reforma në drejtësi dhe rivlerësimi i gjyqtarëve e prokurorëve
1 Korrik, 13:27
-
Ahmed Kalaja denoncon oficerin e antiterrorit! VIDEO kur ofendoi besimtarët në xhami, kërkonte pamjet e fletëpalosjeve të shpërndara kundër agjërimit! Nisin hetimet
1 Korrik, 12:43
-
Mosrespektimi i vizave të bardha dhe i korsive, dy rregullat që neglizhojnë shoferët në Tiranë, policia gjobit qindra drejtues mjetesh (VIDEO)
30 Qershor, 17:26
-
Shqipëria ecën 'para në kohë': Mbi 7 mijë pasagjerë udhëtojnë me tren dhe 1.6 milion me avion për 2022! Ndërtojmë aeroporte para hekurudhave
30 Qershor, 12:52
-
Drogë me postë nga Anglia, arrestohet 34-vjeçari , në pranga dhe bashkëpunëtorja e tij 64-vjeçare
30 Qershor, 12:17
-
Zgjedhjet në PS, nis gara për kryetar në çdo njësi të Tiranës, Veliaj: PS rritet e zgjerohet çdo ditë se e ka hapur zemrën
29 Qershor, 21:12
-
Prag falimenti, 2 bashki 11.1 mln euro borxhe, mbi 90% detyrime të papaguara! Vora bën investime pa likujduar, Kavajën e ‘mbytin’ shpenzimet e personelit
29 Qershor, 16:33
-
Veliaj: E mjerueshme për FSHF-në që të rrihemi edhe në shtëpinë tonë nga ekipe modeste
29 Qershor, 16:29
-
Kishte fshehur kallashnikov e municion luftarak në çatinë e shtëpisë, shpallet në kërkim 25-vjeçari në Tiranë
29 Qershor, 14:08