Sot Dita Botërore e Librit: Çfarë duhet të dini për këtë datë të shënuar për letërsinë

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

23 Prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 Prilli dhe është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë “Don Kishoti i Mançës”. Kjo datë lidhet edhe me autorë të tjerë, në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është zgjedhur në vitin 1995 nga Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë, për të zbuluar kënaqësinë e leximit.

Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Suksesi i librit dhe i të drejtës autoriale varet kryesisht në mbështetjen që duhet marrë nga të gjitha palët e interesuara ku hyjnë autorët e librit, botuesit, mësuesit, bibliotekistët, institucionet publike dhe private, OJQ-të dhe mediet, të cilat mobilizohen në çdo vend.

Duke qenë një nga mjetet më të vjetra të komunikimit dhe shpërndarjes, jo vetëm libri që ka ndikim shpirtëror, arsimor dhe kulturor, por ai përfshin edhe aspektet ligjore ekonomike të tregtisë botuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:45
Ditën Botërore e Librit, Begaj: Kthejeni vëmendjen te libri shqip

1676279085_jkjg.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar sot Ditën Botërore të Librit, ndërsa bëri thirrje që t’i kushtohet vëmendje librit.

‘Në Ditën Botërore të Librit, të kthejmë vëmendjen te libri shqip! Të mbështesim dhe të motivojmë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur që trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë! #lexoshqip’-shkruan Begaj.

 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini