Protesta e dhunshme e Sali Berishës më 20 shkurt nuk kurseu as Xhaminë e Namazgjasë, teksa militantët e PD hodhën molotov në momentin që besimtarët myslimanë kryenin faljen e taravisë. Portali mediatik i lidhur me besimtarët myslimanë, Mexhlis deklaroi se Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ishte personi i cili orientonte protestën nga ballkoni i xhamisë.
Përmes një deklarate, Mexhlis tha se një grup i maskuar i militantëve të PD përdorën parkimin e pasëm të xhamisë, për të nisur sulme apo për t’u fshehur nga policia.
Gjithashtu, disa fishekzjarre dhe bomba molotov u hodhën në drejtim të xhamisë nga protestuesit. Brenda oborrit të xhamisë u gjetën një numër bombulash gazi lotsjellës të hedhura nga policia e shtetit.
Jo vetëm kaq, por Mexhlis thotë se Myftiu i Tiranës dhe imami i xhamisë së Namazgjasë u sulmua me gurë teksa po dilte me makinën e tij dhe u detyrua të kthehet mbrapsht brenda parkimit. E njëjta gjë ndodhi edhe ndaj disa besimtarëve duke dalë nga parkimi.
Mexhlis pati kritika edhe për veprimet e Policisë së Shtetit, që lejoi protestuesit të afroheshin tek xhamia dhe u hodh gaz lotjsjellës. Report Tv publikoi pamjet kur pas këtyre akteve të dhunshme, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe besniku tjetër i Berishës, Flamur Noka u shfaqën në Xhaminë e Namazgjasë për të ‘inspektuar dëmet’ e shkaktuara nga militantët e PD.
Të premten e 20 shkurtit, PD i rezervoi kryeqytetit mbi 3 orë dhunë dhe luftë guerile pas një proteste me pjesëmarrje dhe fjalime të vakëta. Në mënyrë të paprecedentë molotovëve nuk i shpëtuan as besimtarët në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Një pjesë e tyre ndërpreu lutjen, ndërsa të tjerë mbeten të bllokuar brenda në xhami.
Komente












