TIRANË, 2 Shkurt / ATSH/ - Ligatinat janë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që sigurojnë një larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.
E ardhmja e njerëzimit varet nga ligatinat, megjithatë, gjysma e ligatinave në botë janë zhdukur gjatë shekullit të fundit.
Shumë pak vetë e dinë se në 3% sipërfaqe ligatinore në bregdet, përmblidhen 75% e vlerave të biodiversitetit. Në jo pak raste, ligatinat janë shndërruar në vende për hedhjen e mbeturinave apo janë transformuar në toka buke apo terrene ndërtimi.
2 Shkurti i çdo viti është Dita Botërore e Ligatinave. Kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 Shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsar-it.
Dita Botërore e Ligatinave është një mundësi e mirë për të ndryshuar situatën dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.
Drejtoria Pyjore e Lushnjes,aktivitetin e kësaj dite ,e kremtoj në ParkunKombëtar të Divjakës,duke sensibilizuar qytetarët në ruajtjen e mjedisit ligatinor./a.g/