Sot dita botërore e mjekëve, Presidenti Begaj uron ‘bluzat e bardha’: Respekt dhe mirënjohje

Sot dita botërore e mjekëve, Presidenti Begaj uron ‘bluzat e bardha’: Respekt dhe mirënjohje

Foto ilustruese

Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur mirënjohjen për mjekët në ditën botërore të tyre. Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se gjatë pandemisë kuptuam rëndësinë e tyre.

‘Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve.

Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë "Betimit të Hipokratit" e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve.

Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre.

Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar!’- shkroi ai.

Dita Kombëtare e Mjekëve bie më 30 mars të çdo viti. U krijua për të njohur mjekët, punën e tyre dhe kontributet e tyre në shoqëri dhe në komunitet.  Iniciatori i kësaj festë ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe organizata humanitare Médecins Sans Frontières. Jeta e përditshme e këtyre mjekëve është një shqetësim i pafund vetëmohues për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së pacientit. Nuk është për asgjë që profesioni i një mjeku është konsideruar në çdo kohë më fisnik dhe i nderuar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?