Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Rama, homazhe te memoriali "Nënë Shqipëri' në Tiranë! Të pranishëm dhe Nikolla e Veliaj (VIDEO)

Në varrezat e Dëshmorëve u mbajt sot Ceremonia e Përkujtimit të dëshmorëve të atdheut. Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla vendosën kurora në varrezat e dëshmorëve

“Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! Lavdi, nderim dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e paharruar të Atdheut”.- shkroi Veliaj në rrjetet sociale.

Sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë e kombit. Është thirrja t’i shërbejmë Shqipërisë me të gjitha energjitë dhe fuqinë e shpirtit, t’i përkushtoheni të ardhmes sonë evropiane, në krah të aleatëve të mëdhenj, SHBA e BE, dhe kombeve të qytetëruara.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte për homazhe në Gosë të Rrogozhinës për Ditën e Dëshmorëve.

“Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani. Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t'ju bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.’- tha Meta.

Balla ka kujtuar ditën e dëshmorëve nga Lushnja, ku dha dhe mesazhin e tij. Kësaj dite të rëndësishem nuk i munguan as nostalgjikët e komunizmit. Qemal Cicollari, kryetari i partisë komuniste dhe ndjekësit e tij, shfaqën ndasi mes tyre për aleancën me SHBA. Ndërsa u shprehën kundër procesit të dekomunistizimit, duke paralajmëruar kryengritje.

Sot në 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve Shqipëria përkujton të rënët në luftë. Vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita e Dëshmorëve. Janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Në kohën e komunizmit, 5 Maji u bë traditë. Ishte ditë e shënuar! Tiparin dallues të kësaj dite e përbënin vizitat në varrezat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vizitat në familjet e dëshmorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Përkujtohen Dëshmorët e Policisë, Rrumbullaku: Populli shqiptar përulet para veprës dhe sakrificës së efektivëve të rënë në krye të detyrës

 

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, përfaqësues të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, të Ministrisë së Brendshme, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfaqësues të misioneve që asistojnë punën e Policisë së Shtetit, familjarë dhe të afërm të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës.   

Gjatë ceremonisë, nënkryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Xhemal Qefalia, zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Marsida Rrustemaj, vajza e Dëshmorit të Policisë Çel Rrustemaj, mbajtën secili fjalën e rastit, në shenjë vlerësimi për aktin sublim të punonjësve të Policisë të rënë në krye dhe për shkak të detyrës. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: “Çdo 5 Maj, Policia e Shtetit dhe gjithë populli ynë përulen para veprës dhe sakrificës së kolegëve tanë që nuk janë më mes nesh. Sakrificat e tyre na kanë motivuar dhe na motivojnë që të mos harrojmë kurrë betimin para flamurit dhe të nderojmë uniformën që mbajmë veshur. Ky betim ka në themelet e tij edhe gjakun e 226 Dëshmorëve të Policisë. Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Atdheut:

Sot, ju nuk jeni vetëm, asnjëherë nuk do të jeni vetëm, por pjesë e rëndësishme e familjes sonë të madhe, Policisë së Shtetit. Djem dhe vajza të Dëshmorëve të Policisë gjenden sot në radhët tona, për të vazhduar misionin e baballarëve të tyre. Të jeni të bindur që sakrifica e tyre nuk do të shkojë dëm. Për të gjithë ne, për mua personalisht, është detyrë, përgjegjësi dhe reflektim në punën tonë. Puna e gjithsecilit prej nesh, mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve të Policisë, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin. Jeta dhe gjaku i tyre do të do jenë motivi ynë për të përmbushur misionin për të cilin ata u sakrifikuan. I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut!”

Marsida Rrustemaj: “Unë, si vajzë e një dëshmori, ndjej mirënjohje dhe respekt për këtë vlerësim që iu bëhet të rënëve dhe njerëzve tanë. Zotohem se do të punoj pa kursyer asgjë nga vetja, për të nderuar kujtimin e të gjithë të rënëve, për të treguar se sakrifica e tyre ia vlejti dhe do të ngelet një motiv për të vazhduar më tej, për të përmbushur misionin për të cilin ata u sakrifikuan. Sot, ne nuk jemi vetëm, pasi jemi pjesë e familjes së madhe të Policisë së Shtetit, që na dha mundësi për të vazhduar misionin e baballarëve tanë”.  

Xhemal Qefalia: “Përulemi me shumë respekt dhe mirënjohje, përpara veprës dhe sakrificës sublime të qindra punonjësve të Policisë që dhanë jetën në krye të detyrës. Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një polici dinjitoze. Komisioni i Sigurisë, përtej qasjeve politike, e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë sakrificën dhe detyrën tuaj fisnike që bëni në shërbim të sigurisë kombëtare. I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve”. 

Besfort Lamallari: “5 Maji është një ditë solemne. Ne jetojmë të tashmen dhe shohim drejt së ardhmes me një borxh të pashlyeshëm mbi supet tona ndaj atyre që jetën e mbrojtën me jetë. Emrat e gjithsecilit prej heronjve që historinë e shkruajtën me gjakun e tyre të pastër janë gdhendur krah njëri-tjetrit, në këtë memorial, për t’u lartësuar në përjetësi, si ylli më i ndritshëm në yjësinë e vlerave. Memoriali qëndron si dëshmi e historive të paharruara të shërbimit me përkushtim deri në vetëmohim dhe njëkohësisht si simbol i qëndresës.”

Në fund të ceremonisë, të panishmit vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë.

Ora 11:59
Meta për 5 Majin: Liria mbrohet çdo ditë dhe sot liria mbrohet me votë dhe duke marrë pjesë në votime.

 

Liria mbrohet çdo ditë dhe sot liria mbrohet me votë dhe duke marrë pjesë në votime. Ky ishte mesazhi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ka zhvilluar sot homazhe për Ditën e Dëshmorëve edhe në Çorovodë, pas Beratit. Meta në fjalën e tij për mediat tha se liria mbrohet me votë dhe pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa ftoi qytetarët që të votojnë më 14 maj për ndryshimin.

 “Jam i nderuar që jam këtu me përfaqësues të këtij qyteti, dhe të familjarëve të dëshmorëve. Të parët tanë kanë bërë qëndrese të jashtëzakonshme kundër nazi-fashistë. Jemi krenarë që Skrapari ishte i pari që u çlirua dhe mbeti një kështjellë që nuk u ripushtua më. Jam i bindur se 5 maji i ardhshëm do të jetë krejt tjetër dhe këtu do jetë gjithçka siç ka qenë gjithmonë. Ne do kujdesemi gjithmonë që këto vende të shenjta të kenë vëmendjen e kujdesin e të gjithëve. I ftoj të gjithët të forcojmë këtë liri, me pjesëmarrjen tonë në zgjedhjet e 14 majit. Janë një moment kyç, që të vendosim bashkitë në interes të qytetarëve. Duhet t’u kujtojmë fëmijëve tanë, se liria nuk dhurohet, por mbrohet çdo ditë. Liria mbrohet me votë dhe pjesëmarrje në zgjedhje.”, tha Meta.

Ora 11:09
Presidenti Begaj: Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar sot me disa foto Ditën e Dëshmorëve të Kombit. Begaj nuk ka marrë pjesë në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve këtë të premte për shkak se ndodhet në Londër. 

Ora 11:06
Dita e Dëshmorëve, ithtarët e diktatorit Enver Hoxha kryejnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

 Sot në Ditën e Dëshmorëve, si çdo vit nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë pjesë në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë.

Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafe dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ato kanë kryer homazhe.

Ora 10:09
Dita e Dëshmorëve, Rama homazhe tek varrezat e dëshmorëve

 

Kryeministri Edi Rama bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve. Ai është i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve të Kombit së bashku me Lindita Nikollën dhe Erion Veliajn.

Ora 10:04
Veliaj për '5 Majin': Mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e paharruar të Atdheut

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Bashkia e Tiranës është mbuluar nga një flamur gjigand. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: 

“Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! Lavdi, nderim dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e paharruar të Atdheut”.

Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm rehabilitimit të Varrezave të Dëshmorëve, por dhe përkujtimit të datave dhe ngjarjeve historike për vendin tonë.

Ora 09:38
Nikolla, mesazh me rastin e Ditës së Dëshmorëve: Sakrifica e tyre për lirinë, trashëgimi e shenjtë

1674737286_640063aeeef82b139.jpgKryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës së Dëshmorëve, teksa nënvizon se sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit.

“Sot nderojmë me përulësi Dëshmorët e Atdheut. Sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit. Është thirrja t’i shërbejmë Shqipërisë me të gjitha energjitë dhe fuqinë e shpirtit, t’i përkushtoheni të ardhmes sonë evropiane, në krah të aleatëve të mëdhenj, SHBA e BE, dhe kombeve të qytetëruara. Është inspirimi për kontributet tona për zhvillim,  mirëqenie, dinjitetin njerëzor dhe drejtësinë shoqërore. Kombet që nderojnë historinë janë më të lirë e më të qartë të ndërtojnë të ardhmen e tyre.”, shkruan Nikolla.

Ora 09:05
Dita e Dëshmorëve, Meta homazhe në Rrogozhinë: S'do e harrojmë kurrë porosinë se 'Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë'

1683270422_ilirmeta.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte për homazhe në Gosë të Rrogozhinës për Ditën e Dëshmorëve. Meta shkruan se nderojnë heronjtë e popullit duke shtuar se ekzekutimi mizor nga pushtuesi ishte përpjekje për të trembur rininë. Po ashtu, u shpreh se s'do harrohet kurrë porosia e Margaritës për të jetuar të lirë.

“Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.

Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t'ju bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.

Ne do t'i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë”, shkroi Meta.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 05/05/2023 11:25

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 05/05/2023 11:02

    Kur fashizmit te triumfoje ne te gjithe europen,Pra Edhe ne shqiperi,ku revanshi eshte i madh,do pyesin Edi Ramen:- Isa Toska (i riu):-Ti ,zoti Rama,cdo 5Maj Ke vajtur dhe perulur para "krimineleve komuniste". -Edi Rama:-E Ke gabim zoti Toska.Une cdo 5 Maj jam perulur para vepres se Kristaqit "Nena Shqiperi",Jo para "krimineleve komuniste"

    Përgjigju
  • e drejta: 05/05/2023 10:39

    LAVDI DESHMOREVE TE ATDHEUT

    Përgjigju
  • Vojo: 05/05/2023 09:22

    Like ndaje mendjen. Je i majte apo i djathte. Je me nacional clirimtaren apo me simpatizantet e pushtuesve. Jo dridhe Like dridhe. Nji dore ne revani ene nji ne bakllava

    Përgjigju
  • Tata: 05/05/2023 08:43

    Vetem gjaku i tyre nuk do thahet kurre,as kur te urdheroje ARTURO WI. Historia nuk eshte imagjinate,as propagande,ESHTE REALITET. 28.000......... Gjerdani shqiperise,QOFTE e PAHARRUAR sakrifica juaj dhe u prehshit ne paqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë