Sot do të zhvillohet dita e dytë e bisedimeve trapalëshe Ukrainë-SHBA-Rusi në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Megjihatë, Rusia nuk i ka ndalur sulmet e saj. Gjatë natës, forcat ruse kanë goditur infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës.
Negociatat e drejtpërdrejta që përfshijnë Moskën dhe Kievin, së bashku me përfaqësues amerikanë, rifilluan në Abu Dhabi më 23–24 janar. Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që nga pushtimi në shkallë të plotë i Kremlinit në shkurt të vitit 2022.
Më 30 janar, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, u takua me negociatorin e Kremlinit, Kirill Dmitriev, në Miami për ato që ai i përshkroi si “takime produktive dhe konstruktive”.
Witkoff tha se Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, si dhe këshilltari qeveritar Josh Gruenbaum, gjithashtu morën pjesë në bisedime.
Megjithatë, pavarësisht asaj që zyrtarët amerikanë e panë si një dinamikë pozitive në përpjekjet e ripërtërira diplomatike, sulmet ajrore ruse vazhduan të godasin infrastrukturën civile dhe logjistike në të gjithë Ukrainën.
Lajmi në përditësim...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka thënë televizionit France 2 se rreth 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në fushën e betejës në luftën me Rusinë.
“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës, qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, tha ai.
Zelensky shtoi se përveç viktimave, një numër i madh njerëzish konsiderohen zyrtarisht të zhdukur.
Komente










