U zhvillua dita e parë e raundit të dytë të bisedimeve trapalëshe Ukrainë-SHBA-Rusi në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës mbërritën në Abu Dhabi të mërkurën në mëngjes.

Negociatori kryesor i Ukrainës, Rustem Umerov, konfirmoi në X se bisedimet nisën mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA në formatin trepalësh.

“Më pas vjen puna e grupeve të ndara sipas temave të caktuara, pas së cilave është planifikuar sinkronizimi i përbashkët i qëndrimeve”, shtoi ai.

Por, vetëm pak orë përpara nisjes së negociatave për dhënien fund të luftës, Rusia vijoi sulmet në Ukrainë.

Gjatës natës, forcat ruse sulmuan Odesën duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe industriale.

Dy persona u vranë në një sulm me dron në rajonin Dnipro. Autoritetet lokale thanë se një 68-vjeçare dhe një 38-vjeçar humbën jetën.

Negociatat e drejtpërdrejta që përfshijnë Moskën dhe Kievin, së bashku me përfaqësues amerikanë, rifilluan në Abu Dhabi më 23–24 janar. Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që nga pushtimi në shkallë të plotë i Kremlinit në shkurt të vitit 2022.

Më 30 janar, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Ëitkoff, u takua me negociatorin e Kremlinit, Kirill Dmitriev, në Miami për ato që ai i përshkroi si “takime produktive dhe konstruktive”.

Ëitkoff tha se Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, si dhe këshilltari qeveritar Josh Gruenbaum, gjithashtu morën pjesë në bisedime.

Megjithatë, pavarësisht asaj që zyrtarët amerikanë e panë si një dinamikë pozitive në përpjekjet e ripërtërira diplomatike, sulmet ajrore ruse vazhduan të godasin infrastrukturën civile dhe logjistike në të gjithë Ukrainën.

Lajmi në përditësim...

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:06
Përfundojnë bisedimet në Abu Dhabi mes Kievit dhe Moskës, do të rifillojnë nesër

1770217804_delegacioniukrainas.JPG

Është mbyllur dita e parë e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, në Abu Dhabi. Sipas gazetarit të Axios, Barak Ravid, negociatat do të rifillojnë nesër, në orët e vona të paradites (sipas orës lokale).

 

Ora 15:49
Rusia: Vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë është e papranueshme, do konsiderohen si objektiv legjitim

Rusia e konsideron vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë krejtësisht të papranueshme. Kështu u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, e cila tha se forca të tilla do të konsiderohen si objektiva legjitime ushtarake.

Zakharova iu përgjigj komenteve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në lidhje me planet për të dërguar trupa nga koalicioni i të vullnetshmëve në Ukrainë. 

"Kjo është kategorikisht e papranueshme për ne. Rusia e ka bërë të qartë vazhdimisht se prania e trupave perëndimore në tokën ukrainase, nën çdo flamur, kërcënon sigurinë tonë. Ne do t'i trajtojmë këto trupa si objektiva legjitime ushtarake", theksoi ajo.

Zakharova shtoi se Rusia do të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje me mjete ushtarake ose politike, duke vënë në dukje se Moska kishte propozuar opsione të ndryshme.

Ora 15:08
Sulmet e fundit ruse, Zelensky: Mbi 1,100 banesa në Kiev pa energji elektrike

1770065859_volodymyrzelensky.webp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se mbi 1,100 banesa në Kiev janë pa energji elektrike, pas sulmeve të fundit ruse.

Zelensky theksoi se situate është e vështirë edhe në rajonte të tjera të Ukrainës qendrore, veçanërisht në Dnipro dhe Cherkasy.

"Mbaja një takim të përditshëm mbi emergjencën energjetike pas sulmeve ruse. Deri më sot, situata më e vështirë është në Kiev, në Kharkiv dhe në rajon, dhe në Sumy dhe Poltava . Është gjithashtu e vështirë në rajone të tjera të Ukrainës qendrore, veçanërisht në Dnipro dhe Cherkasy. Më shumë se 1,100 ndërtesa banimi në lagje të ndryshme të kryeqytetit janë pa ngrohje”, u shpreh ndër të tjera presidenti Zelensky në Telegram.

Ora 12:43
Putin flet me Xi Jinping: Rusia e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me Kinën në arenën ndërkombëtare

1770205907_vladimirputin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu kinez, Xi Jinping kanë zhvilluar një diskutim përmes një video konference, teksa në Abu Dhabi ka nisur raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-SHBA-Rusi.

Putin është shprehur se Rusia është e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me Kinën në arenën ndërkombëtare.

"Partneriteti ynë luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Marrëdhënia e politikës së jashtme midis Moskës dhe Pekinit mbetet një faktor i rëndësishëm stabilizues përballë turbulencave në rritje në botë", theksoi ai.

Ndërsa Xi deklaroi se marrëdhëniet Kinë-Rusi po hyjnë në një fazë të re.

"Marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë po hyjnë në një fazë të re zhvillimi. Kina dhe Rusia duhet të zhvillojnë një plan të ri dhe ambicioz për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe. Në këtë ditë simbolike, jam i kënaqur që zhvilloj një diskutim të thelluar me ju mbi zhvillimin e përbashkët të një plani të ri dhe ambicioz për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe", tha Xi.