Alibeaj pas takimit me Escobar: Qëndrimi ynë konstant për çështjen e personave ‘non grata’! Zyrtari i lartë amerikan i shkon në zyrë edhe Metës

TIRANË- I dërguari i SHBA, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vijuar ditën e dytë të vizitës në Tiranë, ndërsa është takuar me përfaqësuesit e opozitës. Fillimisht, Escobar u takua në orën 10:30 me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn. Fokusi i takimeve kanë qenë zgjedhjet e 14 majit. Takimi zgjati për rreth 30 minuta, ndërsa morën pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe deputetët Oriola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku. Ndërkohë, Escobar në këto takime shoqërohej nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se gjatë bisedës u prekën tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek përgatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Alibeaj thekson se i ka bërë me dije për qëndrimin konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.  

Më pas, Escobar u nis drejt selisë së Partisë së Lirisë, ku u takua me Ilir Metën. Ky i fundit ka zbardhur përmes një postimi në ‘Facebook’ detaje nga takimi. Meta shkruan se theksoi se është e rëndësishme që të ruhet partneriteti mes SHBA dhe Shqipërisë. Meta po ashtu thotë se kanë folur edhe për zgjedhjet, që sipas tij do t’i japin fund monizmit dhe do të rikthejnë llogaridhënien në pushtetin vendor.

“Theksova rëndësinë e ruajtjes së përbashkët të partneritetit dhe aleancës strategjike, midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Për Shqipërinë, aleanca me SHBA është themelore për demokracinë, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit dhe të rajonit”, shkruan Meta.

Escobar u ndal edhe në Ministrinë e Jashtme, ku ka zhvilluar një takim me ministren Olta Xhaçka. Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-ve, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë Escobar u takua me kreun e qeverisë, Edi Rama dhe me kreun e shtetit, Bajram Begaj. Pas takimeve ditën e djeshme me Ramën dhe Begaj, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.  E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.’

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
Alibeaj zbardh takimin me Escobar: Diskutuam për zhvillimet në PD dhe qëndrimin konstant për çështjen e personave non grata

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin e të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Alibeaj bën me dije se gjatë bisedës u prekën tema të të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek përgatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Alibeaj thekson se i ka bërë me dije për qendrimin konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.  

‘Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek pregatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.  E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.’- shkruan Alibeaj.

Ora 12:59
Meta zbardh takimin me Escobar: E rëndësishme të ruhet partneriteti SHBA-Shqipëri! Më 14 maj i japim fund monizmit

Kreu i Partisë së Lirisë ka zbuluar se për çfarë është diskutuar në takimin me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Mirëprita ditën e sotme Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.  Vlerësova komunikimin e hapur për të gjitha çështjet që diskutuam në takim.

Theksova rëndësinë e ruajtjes së përbashkët të partneritetit dhe aleancës strategjike, midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Për Shqipërinë, aleanca me SHBA është themelore për demokracinë, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit dhe të rajonit.

E falenderova për mbështetjen e projektit të bazës së NATO në Kuçovë, si dhe ndihmën e jashtëzakonshme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të sigurisë kibernetike. Vlerësova se angazhimi i SHBA në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor dhe garantues drejt përfundimit me sukses të dialogut mes dy vendeve.

Theksova se zgjedhjet e 14 Majit janë një ditë e madhe e  ndryshimit për të gjithë shqiptarët, që do t’i japi fund monizmit në pushtetin vendor dhe do të rikthejë demokracinë, transparencën dhe Llogaridhënien në të gjitha bashkitë e vendit. Nënvizova vendosmërinë e PL për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti dhe aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Po kështu, shpreha vendosmërinë e Partisë së Lirisë, për të përshpejtuar procesin e integrimit Europian të vendit, me prioritet luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Ora 11:14
VIDEO/ Escobar mbërrin në selinë e Partisë së Lirisë, takim me Metën

 

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor ka mbërritur në selinë e Partisë së Lirisë, ku do të zhvillojë takimin me Ilir Metën. Escobar u prit nga Erisa Xhixho dhe Floida Kërpaçi.

 

Ora 11:12
VIDEO/Xhaçka pret Escobar, diskutohen bashkëpunimi dypalësh dhe stabiliteti e siguria në rajon

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-ve, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ora 10:25
VIDEO/Në shoqërinë e Kim, Escobar mbërrin në selinë e PD-së, takim me Alibeajn dhe Bardhin

 

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur në zyrat e reja të PD-së për takimin me Enkeljed Alibeajn. Escobar shoqërohej nga Kim, ndërsa u prit nga Gazment Bardhi.

 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 13/04/2023 08:07

    Po a nuk ishte ky Alibeaj qe ju lut nongrates (Berishes) per bashkepunim por me nje kusht pa Meten ?

    Përgjigju
  • Dora në qafë...: 12/04/2023 18:45

    Kjo ka qenë gjithmonë politika e SHBA-së, nga dora tek gishti

    Përgjigju
  • 007+1: 12/04/2023 18:24

    o njerez jan te thella keto pune. shof qe komentojne te gjithe duke pyetur pse takoi xhuxhin.ne rradhe te pare i ka dhene paralajmerim qe mund te behet non grata por dhe ti fusi friken dhe sherrin me shpellarin se nuk e le krimbi tani shpellarin e do ja kerkoje pse erdhi tek ti cfar thate mbajeni mend po nuk doli ose e ka shit xhuxhi per te mbrojt b.then e vet ose i kan premtuar qe do e lehtesojne e te mari ne dore opoziten duke hequr nje here e pergjithmon ate shpellarin vrases

    Përgjigju
  • F- 22 Raptor: 12/04/2023 15:21

    Takimi me Meten tregon se po behet nje loje e turpshme! Cfare pritem prej tyre e cfare po bejne keta amerikanet. Zhgenjyese!

    Përgjigju
  • mali me gropa: 12/04/2023 13:44

    edhe hajdutin e kombit e takoi , mendova se pa ja vene prangat direkt ne dore xhuxhit te monikes

    Përgjigju
  • Këshilltari: 12/04/2023 09:00

    Po Metën përse e takojnë?? Më mirë tako Saliun direkt.

    Përgjigju
  • e drejta: 12/04/2023 08:59

    PERDERISA SPIUNI ILIR METAJ PERFAQESOHET ME NON GRATEN NUK DUHET TA TAKOI...NUK KA KUPTIM

    Përgjigju
    • XHA JAHO: 12/04/2023 12:15

      E drejta . hani ate qe sthuhet haniiiiiii

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë