IZRAEL - Tinguj të sirenave u dëgjuan në të tërë vendin në Izrael në kujtim të 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit nazist.
Kryeministri Benjamin Netanyahu në një fjalim gjatë ceremonisë përkujtimore tha se Izraeli është më i fortë se kurrë dhe ka aftësinë për të mbrojtur veten e vet.
“Ajo çfarë ka ndryshuar, që nga Holokausti është vendosmëria dhe aftësia jonë për të mbrojtur veten dhe vendin tonë. Ne vlerësojmë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar programin bërthamor të Iranit, por në asnjë moment ne nuk do të lemë fatin tonë në duart e të tjerëve” - shtoi Netanjahu.
Izraeli, që besohet të jetë i vetmi shtet në Lindjen e Mesme me një arsenal të madh atomik sheh planet atomike të Iranit si një kërcënim ndaj tij dhe ka kërcënuar se do të kundërveprojë ushtarakisht.
Dita Përkujtimore e Holokaustit, që shënohet çdo vit është një nga datat kryesore në kalendarin shtetëror të Izraelit.
Ceremoni përkujtimore janë zhvilluar edhe në shkolla dhe muze, që janë dedikuar viktimave të Holokaustit.
Ceremoni zhvillohen sot edhe në ish-kampet e vdekjes në Auschwits ku udhëheqësi i Gjermanisë naziste, Adolf Hitleri vrau të paktën 1,1 milionë njerëz, shumica e tyre hebrenj në jug të Polonisë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com