Sot, në bisedimet mes negociatorëve të Izraelit dhe Hamasit për planin e paqes në Gaza, që po zhvillohen në Egjipt, morën pjesë edhe i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.
Negociatorët tashmë kanë shkëmbyer listat e të burgosurve dhe pengjeve që do të liroheshin në rast se arrihet një marrëveshje gjatë bisedimeve, tha një zyrtar i Hamasit.
Hamas ka pranuar të lirojë të gjithë pengjet izraelitë që janë ende gjallë, në një fazë të vetme. Lajmin e ka raportuar televizioni Al Jazeera, duke cituar një burim nga Hamas.
“Do të shkoj në Lindjen e Mesme, mendoj, ndoshta të shtunën në mbrëmje ose të dielën,” tha Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët mbi grupin ‘Antifa’, të cilin ai e ka shpallur së fundmi si organizatë terroriste.
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani, i cili shihet si një ndërmjetës kryesor, do t'i bashkohet gjithashtu bisedimeve.
Dita e dytë e bisedimeve, që u zhvilluan të martën, përfundoi pa rezultate të prekshme, tha për BBC-në një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat. Megjithatë, presidenti i SHBA u shpreh me nota optimizmi, duke thënë se "ekziston mundësia që të kemi paqe në Lindjen e Mesme".
Më parë, një zyrtar palestinez tha se negociatat ishin përqendruar në pesë çështje kryesore: një armëpushim i përhershëm; shkëmbimi i pengjeve që mbahen ende nga Hamasi me të burgosurit dhe të paraburgosurit palestinezë nga Gaza; tërheqja e forcave izraelite nga Gaza; marrëveshjet për shpërndarjen e ndihmës humanitare; dhe qeverisja e territorit pas luftës.
Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Të paktën 67,160 persona janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në Gaza që atëherë, përfshirë 18,000 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Shifrat shihen si të besueshme nga OKB-ja dhe organe të tjera ndërkombëtare.

Hamas ka pranuar të lirojë të gjithë pengjet izraelitë që janë ende gjallë, në një fazë të vetme. Lajmin e ka raportuar televizioni Al Jazeera, duke cituar një burim nga Hamas.

Donald Trump
“Do të shkoj në Lindjen e Mesme, mendoj, ndoshta të shtunën në mbrëmje ose të dielën,” tha Donald Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët mbi grupin ‘Antifa’, të cilin ai e ka shpallur së fundmi si organizatë terroriste.
“Negociatat për Gazën po ecin mirë,” shtoi ai.

Foto: Ndërtesa të shkatërruara në Gaza
Nëse Plani i Gazës ka sukses, Donald Trump do ta meritonte Çmimin Nobel për Paqen. Kështu ka deklaruar gazetari i New York Times, Thomas Friedman, i cili nuk fsheh vështirësitë e negociatave në vazhdim, por ia atribuon presidentit amerikan përpjekjen për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, duke i hapur rrugën perspektivës së një zgjidhjeje me dy shtete.
"Donald Trump ka kohë që thotë se ajo që ai dëshiron vërtet është Çmimi Nobel për Paqen. Ai tashmë mendon se e meriton. Epo, nëse Donald Trump arrin të sigurojë një armëpushim, një tërheqje izraelite nga Gaza, kthimin e pengjeve izraelite, dhe kjo ruan dhe hap rrugën për negociata mbi zgjidhjen e vetme të mundshme: dy shtete për dy popuj - për të cituar mikun tim izraelit Nahum Barnea, një kolumnist për Yedioth - Trump jo vetëm që do ta meritonte Çmimin Nobel për Paqen, por edhe Çmimin Nobel në Fizikë dhe Kimi. Sepse kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme", deklaron Friedman në podcastin 'The Opinion' në New York Times .
Më tej ai shtoi se për të ruajtur këtë qëllim do të kërkohej angazhimi i një sekretari të vetëm amerikan të shtetit për pjesën tjetër të karrierës së tij ose të saj.
"Pyetja ime është: A do të ketë administrata Trump vëmendjen, energjinë dhe fokusin që do të kërkohet çdo ditë për të çuar përpara një zgjidhje kaq të ndërlikuar? Shpresoj që po”, thotë Friedman, i cili edhe më parë e ka lavdëruar Trumpin për ndërmjetësimin e tij të Marrëveshjeve të Abrahamit.

Izraeli po përgatitet për mundësinë e vizitës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në vend nëse nënshkruhet një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe vendosjen e një armëpushimi në Gaza.
Kështu raporton Yner, duke shtuar se në Izrael besohet se Trump synon të udhëtojë në rajon për të "festuar" personalisht arritjen e madhe. Por, gjithçka varet nga rezultati i bisedimeve në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ku indikacionet janë pozitive.
Egjipti, një ndërmjetës kyç në proces, e ka ftuar Trumpin të marrë pjesë në ceremoni, e cila mund të mbahet në Kajro.

Shtëpia e Bardhë ka redaktuar kërkesën për falje që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ofroi publikisht kryeministrit të Katarit Mohammed Al-Thani pas sulmit të IDF në Doha. Politico zbuloi lajmin, duke cituar tre burime të njohura me çështjen.
Një zyrtar i Katarit ishte i pranishëm në Zyrën Ovale për t'u siguruar që Netanyahu, gjatë telefonatës së tij me Al-Thani-n, të mos devijonte nga versioni i përgatitur i Shtëpisë së Bardhë.

64,000 fëmijë janë vrarë ose gjymtuar në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës dy vjet më parë. Kjo shifër u bë me dije nga drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell në një deklaratë.
"Për më shumë se 700 ditë, fëmijët në Gaza janë vrarë, gjymtuar dhe zhvendosur në një luftë shkatërruese që është një fyerje për njerëzimin tonë të përbashkët. Sulmet izraelite në Qytetin e Gazës dhe në pjesë të tjera të Rripit të Gazës vazhdojnë. Bota nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që kjo të vazhdojë. 64,000 fëmijë janë vrarë ose gjymtuar në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë të paktën 1,000 të porsalindur, një numër marramendës.
Nuk e dimë se sa të tjerë kanë vdekur nga sëmundje të shërueshme ose kanë mbetur nën rrënoja. Uria vazhdon në Qytetin e Gazës dhe po përhapet drejt jugut, ku fëmijët tashmë jetojnë në kushte të mjerueshme. Kriza e kequshqyerjes, veçanërisht tek fëmijët e vegjël, mbetet e tmerrshme. Muajt pa ushqim të mjaftueshëm kanë shkaktuar dëme të përhershme në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve", ka shtuar ajo.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka “kërkuar shprehimisht” Turqisë që të bindë Hamasin të negociojë paqen me Izraelin, ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Gjatë vizitës sonë në Shtetet e Bashkuara dhe në bisedën tonë të fundit telefonike, ai na kërkoi qartë të takohemi me Hamasin dhe ta bindim atë,” u shpreh Erdogan para gazetarëve, sipas njoftimit nga presidenca turke.
Në ditën e tretë të negociatave mes Izraelit dhe Hamasit që po zhvillohen në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, pas planit me 20 pika të Donald Trump palët po punojnë për lirimin e pengjeve dhe të të burgosurve. Të mërkurën, Taher Al-Nounou, një zyrtar i lartë i Hamasit, deklaroi se negociatorët e grupit të tij dhe ata të Izraelit kanë shkëmbyer listat e të burgosurve dhe pengjeve që do të liroheshin në rast se arrihet një marrëveshje gjatë bisedimeve për armëpushim që po zhvillohen në Egjipt. Al-Nounou shtoi gjithashtu se Hamasi është optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se grupi ka treguar optimizmin e nevojshëm. //La repubblica
Komente












Nuk i takon cmimi dikujt qe financon vrasjen e femive dhe tani vendos dhendrin ti regulloj pazaret bota ka mjafte njerez qe e meritojn por ky jo.
Përgjigju