Sot Dita Kombëtare e Diasporës, Rama: Përulje për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë! Tabaku: Ta ndërtojmë Europën këtu

18 dhjetori është Dita Kombëtare e Diasporës dhe dita ndërkombëtare e Migracionit.  Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë ditë duke ndarë disa histori nga shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni në Atdhe. Rama shpreh përulje dhe respekt për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, ndërsa mirënjohje për të tjerët që janë kthyer në atdhe për të investuar.

“Në Ditën e Diasporës me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.

Një reagim erdhi dhe nga deputetja e PD, Jorida Tabaku e cila kërkon që në këtë periudhë kur janë çelur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të gjithë të punojnë për të ndërtuar Europën në vendin tonë dhe shqiptarët të kenë jetën që dëshirojnë në atdhe. 

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Dita e Diasporës, Nikolla: Reflektim e vlerësim për kontributin! Flukset e emigrantëve në rajon s'duhet të rikthejnë paragjykimet mbi emigracionin

1670861347_Screenshot2.jpg

Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar kontributin e emigrantëve shqiptarë për vendet pritëse dhe për Shqipërinë. 18 dhjetori është Dita Kombëtare e Diasporës dhe Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve. Me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar kontributin e emigrantëve shqiptarë për vendet pritëese dhe për Shqipërinë.

“Dita Kombëtare e Diasporës dhe Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve është një ditë reflektimi e vlerësimi për kontributin e emigrantëve shqiptarë, si për vendet pritëse, ashtu edhe për Shqipërinë. Në shtetet ku janë vendosur, vëllezërit e motrat tanë emigrantë, punojnë e jetojnë me dinjitet, duke kontribuar në ekonominë, sistemin e mirëqenies, shoqërinë dhe kulturën e vendeve pritëse. Diaspora shqiptare, e hershme dhe e re, është pjesë vitale e ekonomive, shoqërive, kulturave, shkencës, jetës intelektuale e publike në vendet pritëse. 

Kapitalet financiare, sociale dhe humane të emigrantëve shqiptarë janë një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Pas viteve të vështira të krizave dhe pandemisë në shumicën e vendeve pritëse, në vitin 2021, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, emigrantët dërguan në Shqipëri 761 milionë euro, niveli më i lartë prej vitit 2009. Potencialet, vlerat dhe emancipimi i saj shoqëror e politik është një vlerë e shtuar për Shqipërinë.

Luftrat, kriza dhe pandemia kanë shtuar flukset e emigrantëve në rajon, kontinent dhe mbarë Globin. Por kjo nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si arsye për të keqinterpretuar dhe për t’u rikthyer në paragjykimet mbi emigracionin, të cilët vetë koha, puna dhe kontributet e emigrantëve i kanë tejkaluar. Pres me kënaqësi të bisedoj nesër me Këshillin Koordinues të Diasporës, të kryesuar nga Mark Gjonaj, përfaqësues i shquar i Diasporës shqiptare në ShBA”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ora 11:54
Dita e Diasporës, Tabaku: Ta ndërtojmë Europën këtu që të mos largohen më shqiptarët

1670876441_finalprojekt.00060418.Still001.jpg

Diaspora është një pasuri për atdheun dhe shoqërinë. Kështu shkruan deputetja demokrate Jorida Tabaku për Ditën e Diasporës duke thënë se duhet të përpiqen të ndalojnë largimin e shqiptarëve. Në një postim në Facebook, Tabaku përmend celjen e negociatave duke thënë se diaspora mund të ndikojë për ndërtimin e Europës në Shqipëri.

“Fatkeqësisht diaspora shqiptare është e treta më e madhe në botë; dhe është fakt që shqiptarët po largohen dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë më! Sot është shumë e domosdoshme që ne të kemi një ligj që i mundëson atyre votën që zëri tyre të dëgjohet dhe gjithashtu një mundësi për të afruar më shumë diasporën në Shqipëri. Atdheu ynë ka nisur rrugën drejt BE përmes hapjes së negociatave, prandaj diaspora mund dhe është e aftë që të kontribuojë për të ndërtuar Europën këtu.

Ne na shërben shembulli më i mirë dhe përvoja e atyre që kanë mundur të shkëlqejnë për të ndërtuar Europën këtu! Shembull të tillë na e ofron diaspora e cila për vite ka kontribuar në imazhin e vendit tonë,  më mirë se kushdo përfshirë edhe politikën dhe padyshim ka qenë ambasadorja jonë më e mirë. Ta shfrytëzojmë këtë moment transformues të kombit dhe shtetit tonë për të afruar diasporën dhe për ta ndërtuar Europën këtu”, shkroi Tabaku.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve