Sot, dita kur Lulzim Basha duhet t’u kërkojë ndjesë demokratëve

Sot, dita kur Lulzim Basha duhet t’u kërkojë ndjesë demokratëve

Lulzim Basha

Si sot dy vjet më pare, Lulzim Basha kumtoi vendimin më tragjik në historinë e opozitës shqiptare këto 30 vjet demokraci, djegien e mandateve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilit ju bashkangjit dhe LSI.

Vendimi ekstrem synonte krijimin e një klime revolucionare, e cila u pasua nga bojkoti i zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, të cilat i kompolikoi dhe më tej një dekret i paligjshëm i Ilir Metës, i cili tentonte t’i shtynte ato në tetor 2019.

Djegia e mandateve u pasua me protesta të dhunshme javore, me molotov dhe sulme fizike mbi ndërtesën e Kryeministrisë dhe Parlamentit në një periudhë tre mujore, e cila për fat kurseu jetë njerëzore, falë profesionalizmit të policisë shqiptare.

Pas tre muajsh, gjithçka dështoi. Opozita ngeli pa mandate dhe u zëvendësua në Parlament nga deputetë të listës po të opozitës, ndërsa Qeveria shkoi e vetme në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke marrë mandatet në 61 bashki, pa konkurrencë.

Dy vjet më pas, ky bilanc ngjan dhe më tragjik.

Falë bojkotit të Kuvendit dhe futjes së deputetëve të listës opozitare, Edi Rama mundësoi ndryshimin e Kodit Elektoral, që hoqi sistemin e listës së shumëfishtë brenda koaliconit, një truk i Berishës për të rritur peshën e PD përmes aleatëve, fituar nga negociatat me Edi Ramën më 2009.

Falë kësaj marrëzie, sot në 61 bashki opozita nuk ka më asnjë përfaqësues, përveç Voltana Ademit që rri dezhurn në Bashkinë e Shkodrës, pa pasur gjë në dorë.

Për dy vite opozita nuk është më pjesë e administratës së shtetit shqiptar, dhe vetë Partisë Demokratike i duhet të mbledhë firma të rregjistrohet si parti jo parlamentare në zgjedhjet e 25 prillit.

Por ajo që është më e keqja, është se dy vjet më pas, këtë disfatë të madhe të opozitës, e cila është në kufijtë  e një vepre kriminale mbi të ardhmen e  saj, Lulzim Basha e paraqet si sukses të tij.

Frika e tij për të hyrë në zgjedhje, frika nga gara dhe mbi të gjitha kultura  e tij, që para çdo palë zgjedhjesh duhet të bënte një pazar për të marrë diçka në tavolinë, siç mori më 2017, janë sot arsyeja përse opozita ka mbetur dy vite rrugëve, përse nuk është pjesë e pushtetit lokal dhe pse ka kaq pak shanse të vijë në pushtet më 25 prill.

Nga ana tjetër, Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët e mbështetën këtë akt, me shpresë se revolucioni do funksiononte, sot sillen si dy të çmendur me probleme psiqike, duke kërcënuar për luftë dhe gjak, pikërisht se e dinë që nuk kanë më asnjë shans, as për revolucion dhe as për përmbysje. Thjesht ulërasin si qenë të lidhur në zinxhirë.

Dy vjet në parë Lulzim Basha dogji mandatet dhe nuk hyri në zgjedhje, se nuk pranonte të shkonte në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Pasi dështoi, shkoi e u ul në tryezë me Damian Gjiknurin dhe po hyn në zgjedhje jo vetëm me Edi Ramën kryeministër, por dhe me kushtet që i dikton Edi Rama, pas bojkotit të tij.

Do të mjaftonte kaq në bilancin e tij si lider opozite, që ai së paku t’u kërkonte sot një ndjesë të fortë demokratëve për gabimin më të rëndë të historisë së tij dhe të prrmtonte se nëse ky gabim do t’i kushtonte zgjedhjet e 25 prillit, ai nuk do të ishte më as anëtar i Partisë Demokratike.

Se në fakt në historinë e Partisë Demokratike, dhe armiqtë më të egër të saj, nuk i kanë bërë ndonjë gjëmë më të madhe se kjo që i ka bërë Lulzim Basha këto dy vitet e fundit, me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke nxjerrë partinë që themeloi pluralizmin, nga institucionet në rrugë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Voltiana e Ti: 19/02/2021 18:48

    Po mero. Voltiana ri deshurn pa pasur gje ne dore. Ata te tjeret sdo rinin dezhurn? apo do kishin gje ne dore. Kur pasioni te ben te humbesh llogjiken....dhe kur koleget te perdorin per ate qe sje e do te behesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?