Sot dita ndërkombëtare e Danubit, Rama uron me pamjet e mrekullueshme nga lugina e Vermoshit

Në ditën ndërkombëtare të Danubit, kryeministri Edi Rama ka postuar pamje të mrekullueshme nga lugina e Vermoshit. Me një postim në Facebook, Rama e konsideron luginën e Vermoshit mrekullinë e Alpeve shqiptare.

"Mirëmëngjes dhe me luginën e Vermoshit, mrekullinë e Alpeve shqiptare, në ditën ndërkombëtare të Danubit si pjesë e 19 shteteve ku shtrihet baseni i këtij lumi të madh, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

29 qershori festohet si një ditë ndërkombëtare për ruajtjen e lumit Danub, lumi më i madh evropian pas Vollgës.

Lugina e Vermoshit, me 2 degët e saj, Lëpushës dhe Grebenit është pjesë e basenit të Danubit. Baseni i lumit Danub shtrihet në 19 shtete, ku bën pjesë edhe zona veriperëndimore e Alpeve shqiptare. Danubi vlerësohet si baseni më ndërkombëtar në botë dhe festimeve kushtuar Danubit iu bashkua edhe vendi ynë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'