Sot dita pa makina në kryeqytet, Rama-Veliajt: A mund ta shtyjmë?

Sot dita pa makina në kryeqytet, Rama-Veliajt: A mund ta shtyjmë?

Sot në Tiranë po zhvillohet dita pa makina duke sjellë devijimin e qarkullimit në disa prej akseve kryesore në kryeqytet.

Por nisur nga situata pas tërmetit, kryeministri Edi Rama kërkoi që të shtyhet. "Ku është kryetari i bashkisë? Atë ditën pa makina mund ta shytojmë për një ditë tjetër" kërkoi Rama në mbledhjen me grupin e PS-së.

Më pas fjalën e mori Veliaj, i cili tha se aktiviteti është përqendruar tek sheshi “Skëndërbej” edhe si një formë argëtimi për ato familje që nuk qëndrojnë brenda në banesat e tyre nga lëkundjet e tërmetit.

Masat e marra për ditën pa makina: 
1. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen si më poshtë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi "Nënë Tereza" datë 20.09.2019 nga ora 10:30 deri në orën 11:00.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

Në rrugët “Ibrahim Rrugova", "Lek Dukagjini" dhe "Papa Gjon Pali II”.

3. Mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës "Sami Frashëri” me urën e rrugës "Elbasanit".

Linja "Tirana e Re", "Kopshti Zoologjik" do të devijohen te sheshi "Ëilson" ura e Drejtorisë së Policisë.

Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi "Ëilson" dhe Stacioni Trenit.

Linja "Kinostudio- Kombinat", do të devijohet tek Sheshi "Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse.

Linja "Kashar" do të devijohet te "Kafe Flora", Kisha Ortodokse.

Linja "Megatek" dhe "Institut” do të devijohen te "Kafe Flora"

Linja "Qyteti Studenti”, "Jordan Misja”, "Sauk", dhe "Sanatorium" do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.

Linja "Mihal Grameno" do të devijohet te ura pranë rrugës "Elbasanit"

Linja "Materniteti Ri" do të devijohet te ura pranë rrugës "Elbasanit" dhe Kishës Ortodokse.

Linja "Sharra" do të devijohet te Stacioni Trenit si dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj