Sot do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj...mësoni parashikimin e motit për sot

Sot do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj...mësoni parashikimin e motit për sot

DASHI 21. mars - 20. prill

Do jeni te vendosur te përfitoni sa me shume nga koha kur te jeni pranë partnerit sot. Ndjenjat do i shprehni edhe me shume dhe nuk do ngurroni as te bëni surpriza. Beqaret do kenë edhe me shume njohje dhe do kenë mundësi te afrohen me shume me disa persona. Për financat çdo gjë ka për te shkuar mire dhe do ja dilni te kryeni edhe shpenzime me tepër.

DEMI 21. prill - 21. maj

Jeta juaj në çift do shkojë shumë mirë sot pas disa problemeve të vogla që keni kaluar. Do ndiheni më të qetë dhe do pranoni se të dy palët keni bërë gabimet tuaja. Beqaret nuk duhet të kërkojnë të fillojnë lidhje ku të jenë ata dominuesit sepse nuk kanë për ta gjetur dot. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë edhe pse për të thënë të vërtetën gjendja nuk do jetë e keqe.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Të nxitur nga Jupiteri sot do e forconi edhe me shumë lidhjen ju të dashuruarit. Mundet të hiqni dorë edhe nga disa gjëra pa rëndësi të madhe dhe të shkoni diku me atë që doni. Beqarët do marrin dhe do bëjnë deklarata të forta dashurie. Le të mendohen pak sot dhe nesër e ne vijim le të hedhin hapa. Me shpenzimet do jeni të palogjikshëm dhe nuk mundeni dot ta ruani qëndrueshmërinë.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Sot do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj dhe as nuk do e kuptoni nëse jeni në ëndërr apo në realitet. Lëreni veten të lirë dhe mos mendoni për asgjë. Beqarët do kenë disa takime që do i bëjnë t'iu rrahë zemra akoma dhe më fort. Nëse me financat keni pasur vështirësi së fundmi, sot yjet do iu bëjnë disa dhurata që ju të ndiheni sa më të qetë.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Klima yjore do jete shume e ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Me ne fund tensioni do shteroje plotësisht dhe zemra juaj do ndihet akoma me mire. Ju beqaret nuk duhet te nxitoheni për asgjë. Sot mundësitë për te filluar lidhje nuk do jene ato qe janë pritur aq shume. Sektori i financave do jete i qëndrueshëm, por jo aq i mire sa e keni pritur. Tregohuni sa me te matur me shpenzimet.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Dite shume romantike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Sado te mundohen t'iu prishin harmoninë, askush nuk do ja dale dot mbanë. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm dhe nuk do dalin ne asnjë takim qe do ftohen. Ne planin financiar situata do ketë përmirësime te konsiderueshme, kjo jo vetëm fale ndihmës se te afërmve, por edhe fale përpjekjeve qe do bëni.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Venusi ju premton një dite te jashtëzakonshme sot juve qe keni një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe pranë njeri-tjetrit do shkriheni plotësisht. Ju beqaret nuk do arrini dot te filloni lidhje pasionante, por për fat te mire mundësitë për aventura kalimtare do jene te shumta. Ne planin financiar do keni vështirësi, por për fat do i kaloni shpejt ato.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Sot do arrini t'i konkretizoni disa nga planet që kishit bërë në çift dhe do ndiheni shumë më mirë. Pavarësinë do arrini ta ruani me çdo kusht. Beqarët, nëse deri më sot e kanë vuajtur vetminë, dita e sotme do jetë ogur i mire dhe do ju sjellë ndryshime të njëpasnjëshme. Situata financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por pa diskutim më e mirë se një ditë më parë.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Në përgjithësi ju e vlerësoni shume partnerin tuaj, por sot ndikimi jo i mire i Saturnit mund te sjelle probleme te vazhdueshme me te. Beqaret nuk do duan aspak te bëjnë ndryshime te statusit te tyre edhe pse ne fakt mundësitë qe do iu jepen do jete shume te veçanta. Ne planin financiar do keni me shume fat se me pare dhe do arrini te kryeni edhe investime te konsiderueshme.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për te dashuruarit nëse nuk i hedhin vështrimet diku tjetër. Mund te mos quhen tradhti, por do hapin probleme goxha te mëdha. Beqaret do tërheqin vëmendjen e personave te rinj qe kane ardhur ne lagje dhe mund te joshen prej tyre. Me financat duhet te bëni sa me shume kujdes. Po nuk u treguat vigjilente keni për te pasur probleme serioze.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Asnjë planet nuk do ndikoje tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne tërësi ambienti ka për te qene i ngrohte. Do flisni me shume me njeri-tjetrin dhe do merreni vesh për gjithçka. Beqaret do ndihmohen mjaft nga disa kolege pune dhe mund te fillojnë te shoqërohen me disa persona te këndshëm. Ne planin financiar dyfishojeni përkujdesen ne mënyrë qe te mos ju dale asgjë e papritur.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Sot ka shumë mundësi që të mendoni më shumë për punën sesa për atë që keni në krah. Duke e lënë shumë pas dore mundet edhe ta mërzitni më shumë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me pasion dhe emocione të papërshkrueshme. Që sot e tutje ata do kenë një jetë ndryshe. Financiarisht do gjendeni në vështirësi të herëpashershme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik