Sali Berisha e mbajti fjalën. Ashtu siç ia kishte ‘premtuar’ e shkarkoi Enkelejd Alibeajn nga pozicioni i kryetarit të grupit parlamentar të PD. Kuvendi i mbledhur prej tij sot pasi konstatoi vakancën e këtij pozicioni vendosi zgjedhjen e kryetarit të ri me votim nga Këshilli i ri Kombëtar.
Por teksa në Statutin e ri të PD sipas Komisionit të Rithemelimit përcaktohet që kryetari i grupit parlamentar do të zgjidhet nga Këshilli, në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë ka një mënyrë tjetër se si zgjidhet kryetari i grupit parlamentar.
Grupi Parlamentar nuk është institucion partiak por institucion i Kuvendit të Shqipërisë. Në nenin 16 të rregullores së Kuvendit përcaktohet se janë deputetët ata që zgjedhin kryesinë e grupit ku bën pjesë dhe kryetari.
Duke qenë se Berisha ka vetëm 15 deputetë demokratë, me Ina Zhupën dhe Kasem Mahmutaj që ende nuk e kanë përcaktuar qartë anësinë, dhe janë 37 deputetë që nuk i binden urdhrave të tij, do të ishte e vështirë të zgjidhej një kryetar grupi nga deputetët që mbështesin sot Berishën.
Neni 16 i Rregullores së Kuvendit
Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Kryesia e grupit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe/ose zëdhënësi. Në mungesë të kryetarit të grupit, ai përfaqësohet nga zëvendëskryetari.
Për zgjedhjen e kryesisë, si dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të përbërjes së grupeve parlamentare ose kryesive të tyre, vihet në dijeni Kryetari i Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit zhvillon takim me kryetarët e grupeve parlamentare me qëllim përcaktimin e vendeve të grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit. Vendet e deputetëve të secilit grup parlamentar përcaktohen nga kryetari i secilit grup.
Grupet parlamentare miratojnë rregulloren e brendshme të organizimit të tyre
Lajmi kryesor:
'Rithemelimi' mbledh Kuvendin! Berisha rrëzohet teksa merr fjalën! Braktiset nga shumica e deputetëve të PD! Ndryshime statutore, më 22 maj zgjidhet kryetari i ri i partisë! Shkarkohet Alibeaj
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Koncesioni i Sterilizimit/ Beqaj: Gjykimi im politik! Berishën, Vokshin e Vasilin do i thërras në gjyq të ma thonë në sy fjalën “hajdut”
26 Janar, 09:27
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13