Kryeministri Edi Rama tha se sot bëhet realitet ëndrra disa vjeçare e krijimit të këtij porti në pikën kryesore turistike dhe nxitje të ekonomisë. Ai tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë duke dëshmuar fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet.
"Midis një ëndrre që ti e shikon me sy hapur dhe realizimit të saj është një det i tërë ku duhet të përballosh të gjithë dallgët, befasitë dhe zhgënjimet, një ditë të bukur ëndrra bëhen më e afërt dhe e mundshme. Ky ishte takimi me mikun tonë të shtrenjtë tani më, që i hapi rrugë këtij projekti. Ky nuk është një projekt vetëm për të bërë këtu një reklamë, por është kartolina e realizimit të një projekti që vijon me 5 faza dhe do nisin punimet për fazën e parë në pjesën e braktisur të Portit të Durrësit. Nuk do ketë më kontenier, skrap vinça e ndotje, por do të ketë një jetë të re që pulso dhe këtu do të jetë zemra e turizmin shqiptar, por Durrësit do të kthehet në një forcë të madhe të shtuar të ekonomisë shqiptarë. Durrësi do të rikthehet aty ku ishte atëherë ku këtu vinin ato pak anije dhe ku këtu lëvizte e gjithë tregtia në pikërisht vendin ku do të vijnë të gjitha anijet e kohës që jetojmë dhe do të lëvizë e gjithë tregtia. Sot është dita kur kalojmë nga ëndrra në realizimin e saj. Dallimin mes ëndrrës dhe realiste e bën data e projektit, sot kemi një projekt dhe një afat, pra ne kemi hyrë në rrugën e zbritjes së ëndrrës në tokë dhe transformim të që saj kemi ëndërruar në një realitet të prekshme. Ai që vjen është një investitor që e di se çdo euro që do të hedh këtu është garancia për atë që në pamë në projektin 3 D. Në 5-6 vjet do e shohim të realizuar dhe do të shohim fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Prezantimi i masterplanit të Portit të Durrësit, Rama: Sot ëndrra bëhet realitet, do investohen 2 mld euro! Brenda 2023 ndërtimi i portit të ri turistik të Shëngjinit (VIDEO)
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10412
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59