Sot festa e Fitër Bajramit, falja
në bulevard dhe urimet e politikës

Sot festa e Fitër Bajramit, falja<br />në bulevard dhe urimet e politikës
TIRANE- Të gjithë muslimanët në të gjithë botën vendin festojnë sot Fitër Bajramin, një ndër festat më të rëdësishme të Komunitetit Musliman. Në mëngjes, në orën 6:20, disa nga akset kryesore të Tiranës u bllokuan siç ishte planifikuar: burrat u falën në bulevardin kryesor ndërsa gratë në rrugën "Myslym Shyri." Falje masive janë zhvilluar edhe në qytetin e Elbasani, Shkodrës e Fierit.

Në Tiranë,  rreth orës 9:30, krerët e politikës kanë nisur të japin urimet e tyre të para në selinë e komunitetit mysliman në Tiranë. I pari ka mbërritur kryebashkiku i Tiranës, Lulzim Basha. Pas tij, në seli mbërriti, në emër të qeverisë së ardhshme dhe të kryeministrit të pritshëm, Zv.Kryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi i shoqëruar nga një grup deputetësh të majtë. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, po ashtu, ka vizituar selinë e ka dhënë urimin e saj.

Me rastin e kësaj feste, dje, kreu i komunitetit mysliman Selim Muça ka uruar të gjithë besimtarët në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu, për imamin e Tiranës Ylli Gurra, festa e Fiter Bajramit, është e një rëndësie të veçantë.

PELESHI: TANI LE TE PRESIM DITE TE BEGATA

Zv.Kryeministri i ardhshëm Peleshi deklaroi që në fillim se kishte ardhur "në emër të Kryeministrit Rama dhe Qeverisë re. "Dua të uroj mysimanët shqiptarë brenda vendit dhe në trevat jashtë tij, gëzuar festën e bukur të Bajramit. Ditët e bukura dhe të gëzuara si Bajrami vijnë pas sakrificave. Le t'i qëndrojmë këtij mesazhi duke pritur ditët e begata që presin gjithë shqiptarët," - tha ai.

BASHA: SAKRIFICA DHE AGJERIMI U KTHEFSHIN NE LUTJE DHE MIRESI!

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, që e vizitoi i pari sot në mëngjes, selinë e myslimanëve shqiptarë, tha: "Sot besimtarët festojnë Bajramin! Dua t'i uroj gëzuar festën, u kthefshin sakrifica e agjerimit dhe lutjet në mirësi, begati dhe dritë për ata personalisht, familjet dhe gjithë kombin shqiptar. Mot më mirë!"

rruget namaz
(Foto: Rrugët ku u ndërpre qarkullimi gjatë faljes së namazit)

ELBASAN, MYFTIU DUKA: TE FESTOJME DUKE DREKUAR SEBASHKU E DHENE URIME

Qindra besimntarë muslimanë kanë falur mëngjesin e sotëm Namazin, në përfundim të muajit të Ramazanit, muaj i sakrificave, ku besimtarët muslimanë agjërojnë, për më shumë paqe, shëndet e dashuri.

Në urimin e tij, myftiu Agim Duka ka deklaruar se “ ky muaj i agjërimit për të gjithë besimtarët synon pastrimin e shpirtrave nga urrejtja, xhelozia, egoizmi dhe të gjitha veprat e liga. Agjërimi besimtarët i ngre në shkallë të lartë të devotshmërisë duke i udhëzuar në vepra të mira, solidaritet mes njerëzve,dhe respekt ndaj njëri tjetrit. Nisur nga ky parim agjerimi i Muajit të Ramazanit e pais besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes urtësisë, solidaritetit dhe moral e edukatë të fortë në raport me Krijuesin”, tha në urimin e tij Muftiu. Në këtë ditë të Ramazanit besimtarët muslimanë festojnë në familjet e tyre duke drekuar së bashku dhe duke dhënë urimin, për një vit të paqtë dhe të begatë për të gjithë besimtarët në mbarë botën.

SHKODER, KRYEMYFTIU MUHAMET SYTARI URON BESIMTARET

Besimtarët myslimanë të qytetit të Shkodres kanë kremtuar faljen e namazit të Fitër Bajramit në sheshin kryesor të metropolit verior. Myftiu i Shkodres imam Muhamed Sytari ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e kësaj feste, ndersa është ndalur edhe tek ndërtimi i xhamisë së namazgjasë në Tiranë dhe ka theksuar se komuniteti mysliman është ndër komunitetet më të përsekutuara në vend përsa i përket të drejtave të mohuara. Myftiu Sytari ka kërkuar gjithashtu edhe nga komunitetet e tjera fetare që sëbashku të kërkojnë futjen e edukatës fetare në shkollat publike.

Si çdo vit, pas ditës së fundit të agjërimit, besimtarët organizohen të gjithë bashkë për të bërë lutjen e Fiter Bajramit. Pasi kane kryer ritin e faljes në qënder të qytetit, i cili për myslimanët e metropolit veriror është kthyer në një traditë, përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe të komuniteteve fetare kanë kryer vizita pranë myftinisë së Shkodres. Gjatë kësaj feste myslimanët japin shembullin më të bukur të bashkimit dhe unitetit Islam.

FIER, BAJRAMI DHE MANE PRESIN NE XHAMI

Në Fier, besimtarë të shumtë u mblodhën sot në sallen e xhamisë, ku hoxha Pëllumb Bajrami uroi për më shumë begati e paqe. Ndërsa kryemyftiu Karafil Mane, për nder të kësaj feste ka  pritur përfaqësues të pushtetit lokal dhe te besimeve të tjera fetare, ku ai ka vlerësuar harmoninë ndërfetare në këtë qytet. Kjo festë është për të gjithe paqe , dashuri dhe mirësi, tha ai.
 
Redaksia online
(ar.sh.e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot