Sot festohen Pashkët Ortodokse, uron politika! Rama: Gëzuar! Begaj: Të mbështesim njëri-tjetrin! Basha e Meta: Paqe e begati

Krerë të shtetit dhe politikës si çdo vit uruan besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin me një postim për pashkët “Mirëmëngjesi Gëzuar Pashkët Ortodokse”, shkruan ai.

Presidenti Bajram Begaj shkruan se kjo festë na fton të jemi shpresëplotë për jetën dhe të mbështesim njëri-tjetrin, ndërsa një urim nuk mungoi as kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithë besimtaret ortodoksë”, shkruan Begaj.

“Rrugëtimi i Krishtit është më i larti  shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne. Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve. Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne”, shkruan Nikolla.

Nga radhët e opozitës urimet për më shuma paqe e begati erdhën nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

"Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar! Sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje", shkruan Meta.

“Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi. Nga mot gëzuar", shkruan Basha.

Besimtarët kremtuan Pashkën, ndërsa morën pjesë në meshën e shenjtë të ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Balla i feston Pashkët në Vlorë tek Qendra 'Vatra', apeli për gratë e vajzat: Askush s'ka lindur për të vuajtur, denonconi dhunën

1714919077_balla.jpg

Në festën e bekuar të Pashkëve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Qendrën “Vatra” në Vlorë, ku janë akomoduar vajza e gra, viktima të dhunës në familje apo formave të tjera të dhunës me bazë gjinore.

"Jo pa shkak kemi ardhur në ditë feste, sepse nuk ka më bukur sesa të jemi në këtë Strehëz, ku jetojnë prej kohësh gra e vajza, të cilat i konsiderojmë si heroina. Jeni shembull shumë i mirë për vajza e gra të tjera, që për shkak se hezitojnë të denoncojnë dhunën vazhdojnë ta vuajnë në mënyrë të përditshme. Ndërkohë që secila prej jush që e ka denoncuar, është çliruar. Duam të jeni shembull për të tjerat", u shpreh Balla.

Drejtoresha e Qendrës tha se puna e tyre lidhet shumë me atë të Policisë, dhe falë besimit që kanë tek ky institucion vajzat e gratë, denoncojnë. Ministri garantoi jo vetëm sigurinë për to, por edhe tha se po punohet për programe strehimi e përkujdesjeje.

"Nuk do t'ju mungojë asgjë, që nga siguria por edhe pjesa e trajtimit me banesa, do të shohim mundësitë nëse kemi apartamente të konfiskuara ndaj krimit të organizuar apo korrupsionit, apo me programe të posaçme që ka Bashkia e Vlorës, për të kaluar në fazën e dytë", nënvizoi gjatë bisedës ministri. Por ai apeloi dhe nxiti këdo të denoncojë dhunën.

"Faza e parë është momenti i çlirimit, i fitores së lirisë kundër dhunës me bazë gjinore dhe faza e dytë riintegrimi, kthimi në jetën normale. Duhet t'ja tregojmë çdo vajze e gruaje, ajo që denoncon dhunën, duhet ta dijë që e pret një jetë shumë e mirë. Sepse një prej hezitimeve që kanë, është që më mirë po duroj se nuk kam ku shkoj, çfarë do thonë komshinjtë, familja, fisi. Të thonë ça të duan, por askush nuk ka lindur për të vuajtur. Strehëza juaj ka një meritë të veçantë, jeni një model që duhet shtrirë dhe në qarqe të tjera, edhe pse siç i ka hije Vlorës këtu janë nga e gjithë Shqipëria, madje dhe ndërkombëtare se keni dhe të huaja", tha Balla.

Ora 23:02
Begaj uron Pashkën Ortodokse: Dita e besimit dhe shpresës, të mbështesim njëri-tjetrin

1712688431_begaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj uron sot besimtarët ortodoksë shqiptarë për Pashkën. Begaj shkruan se kjo festë na fton të jemi shpresëplotë për jetën dhe të mbështesim njëri-tjetrin.

"Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithë besimtaret ortodoksë. Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën. Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e  në të keq. Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e  jetës mbi vdekjen.

Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet. Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë. Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë”, shkruan Begaj.

Ora 22:14
Pashka Ortodokse, uron Basha: Drita e ringjalljes mbushtë vatrat e çdo familje me shpresën se e mira do të triumfojë mbi padrejtësi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët për festën e Pashkës Ortodokse përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!” Të dashur besimtarë ortodoksë, nga zemra ju uroj për shumë vjet gëzuar Pashkën, këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi. Nga mot gëzuar", shkruan Basha. 

Ora 19:50
Pashkët Ortodokse, Meta: Sado i pathyeshëm të duket djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë të mirën e dritën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. Në një postim në Facebook, Meta uron sa më shumë mbarësi e begati për çdo familje.

“KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL! Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar! Sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje! Ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen.

Lutja e fundit e Krishtit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!” na kujton se veprat e këqija duhet luftuar me kryengritjen e dashurisë. Le të kremtojmë triumfin e jetës mbi vdekjen me besim të palëkundur dhe energji të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë të shpresës në zemrat tona për një të nesërme më të mirë, që patjetër do të vijë! NGA MOT GËZUAR PASHKËN”, shkruan Meta.

Ora 19:45
Pashkët Ortodokse, Nikolla uron besimtarët: Krishti u ringjall për të gjithë ne

Besimtarët ortodoksë në mbarë botën festojnë më 5 maj Ngjalljen e Krishtit, ose Pashkën.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Rrugëtimi i Krishtit është më i larti  shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne. Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve. Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne. “Me vdekje vdekjen shkeli” dhe prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne. Gëzuar Pashkën ortodokse!”-shkruan në urimin e saj znj. Nikolla.

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët iu rreshtuan në krah që të sigurojnë karrige në Kuvend

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët iu rreshtuan në krah që të sigurojnë karrige në Kuvend