Sot Dita e Verës, mijëra qytetarë mbushin rrugët në Elbasan! Shqetësuese situata e respektimit të masave anti-COVID! Urojnë politikanët

14 Marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon zjarrin e fundit për të larguar dimrin dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.

Ndërkohë ditën e sotme në Elbasan, në qytetin që simbolizon këtë festë, janë parë qindra qytetarë të cilët kanë mbushur bulevardin duke festuar. Ky është viti i dytë që qytetarët festojnë një Ditë Verë aspak të zakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit, por ndryshe nga viti i kaluar, qytetarët kanë neglizhuar masat Anti-COVID. Grupe njerëzish, një pjesë e mirë edhe pa maska, shihen në të gjithë qendrën e Elbasanit, duke bërë që mos të respektohet distanca sociale.

Kremtimet me rastin e Ditës së Verës kanë bërë bashkë në këtë qytet edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Të dy janë parë në qendër të qytetit, ku janë grumbulluar një numër i madh qytetarësh. Ndërkohë që kanë uruar krerët e shtetit dhe të politkës. 

Kjo festë është e mbushur me lule shumëngjyrëshe, muzikë dhe kërcime në sheshe dhe ballokume si ëmbëlsira tradicionale. Por edhe pse në masa antiCOVID, Bashkia e Elbasanit do të zhvillojë disa aktivitete, si një treg agro-ushqimor do të hapet në qendër të qytetit, ndërsa zejtarët do të ekspozojnë produktet e tyre pranë kalasë do të ketë një ekspozitë pikturash dhe disa aktivitete sportive.

Mbrëmjen e kaluar, Bashkia e Elbasanit hodhi fishekzjarre duke dhuruar një spektakël, të cilën qytetarët e shijuan nga dritaret e banesave të tyre, për shkak të orës policore ne vend. Edhe në Berat nisën festimet një ditë më parë për ditën e verës, ku disa djem të rinj kanë ndezur një zjarr të madh që simbolizon ardhjen e Pranverës. Po ashtu edhe në Dibër janë ndezur zjarre në vende të dukshme. Thuhet se këto zjarre ndihmojnë diellin për të larguar dimrin, duan ta trembin atë. Në një një farë mënyre njerëzit i gëzohen diellit dhe i falen atij.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
Basha nxjerr foto duke vënë verore: Ne do të sjellim ndryshimin për fëmijët e Elbasanit dhe të Shqipërisë

Kreu i PDLulzim Basha, ka publikuar në “Facebook” fotografi, nga takimet që ai ka pasur në Elbasan, për Ditën e Verës.

Krahas fotove Basha shkruan se PD-ja do të sjellë ndryshimin për fëmijët e Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë.

"Ne do të sjellim ndryshimin për fëmijët e Elbasanit dhe për të gjithë fëmijët e Shqipërisë! Ndryshimi po vjen", shkruan Basha.

Ora 17:37
Banorët e Urës Vajgurore festojnë emrin e ri të bashkisë për Ditën e Verës! Klosi iu bashkohet në volejboll: Kjo është festë e bashkimit të shqiptarëve

Festa e Verës festohet në gjithë Qarkun, në bashkinë Dimal dhe Berat. Këtë javë Komisionet parlamentare mirartuan emrin e vjetër Dimal për bashkinë Ura Vajgurore dhe njerëzit së bashku ne Ditën e Verës po festojnë dhe për emrin e ri të qytetit. Javën që po vjen pritet që emërtimi i ri të miratohet në Parlament.

“Prandaj edhe këtu në Dimal është organizuar një festë po aq e bukur e të rinjve po po ashtu në Berat ne sot morëm pjesë në kampionatin “Berati Open” i cili ka mbledhur parashutistë nga shumë vende të rajonit për të krijuar një atmosferë krejt tjetër në qarkun e Beratit. Kudo në Shqipëri ka feste në Ditën e Verës është një ditë e jashtëzakonshme e bashkimit të gjithë besimtarëve të vendit tonë por edhe një festë e cila na jep shumë shpresë për një ri gjallje të madhe për një rilindje të madhe që do të vazhdojë dhe për atë ccfarë i takon gjithë qarkut të Beratit një transformim rrënjësor, i cili tashmë ka ndodhur priten shumë më tepër dhe ky mandat i ri i Edi Ramës dhe Partisë Socialistë filluar këtu nga Dimali nga ky sait i lashtësisë që po riaktivizohet është në fakt dhe një shenjë e madhe se si do të transformojmë jo vetëm Beratin por gjithë Shqipërinë ashtu so kemi nisur në dy mandatet e para të Partisë Socialiste”, tha Mijistri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Festa e sotme është një festë krejt spontane e organizuar nga të rinjtë dhe banorët e zonës së Dimalit tashmë një bashki e re me një emërtimë të ri, por që ka shumë shpresë, shpresë për tu transformuar në një bashki turistike dhe do të jetë porta hyrëse e Beratit turisrik. Kryetarja e Bashkisë Ura Vajgurore Luljana Mema tha:

"Sot në Ditën e Verës Ditën kur stërgjjyshët tanë së bashku me romakër dhe grekët festonin dhe kremtonin së bashku ashtu si ne sot këtu në sitin arkeologjik të Dimalit i cili për kaq vite ka.qenë në gjum fal një pune të përbashkët edhe me.komunitetin edhe me intelektualë të zonës ne prej gati një viti kemi ndërmarrë një nismë për ndërrimin e emrit të Bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkinë Dimal, e cila shumë shpejt dy ditë na ndajnë nga ky ndryshim dhe besojmë dhe shpresojmë shumë se do marri miratimin e Kuvendit të Shqipërisë falë një strategjie zhvillimi të bërë që më 2015 nga Bashkia Ura Vajgurore sepse jemi të vetdijshëm se vetëm ndryshimi i emërimit të bashkise nuk do të sillte një ndryshim thelbësor në ekonominë tonë lokale por ndërrthurrja e disa elementëve të strategjisë së zhvillimit do të bëjë të mundur që ky sait i përgjumur të rijetëzohet dhe të kthehet në vëmendjen e  vizitorëve brenda dhe jashtë vendit duke e kthyer këtë bashki në një atraksion duke ndikuar në mënyrë indirekte dhe në ekonominë lokale të bashkisë Ura Vajgurore duke rritur dhe cilësinë e jetës së banorëve të këtij komuniteti”.

Ora 16:06
Ambasadorja uron shqip Ditën e Verës, Yuri Kim: Të gjithë të respektojmë masat anti-COVID

Edhe ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim, u ka uruar shqiptarëve Ditën e Verës. Përmes një postimi në instagramin e ambasadës së SHBA, Kim falënderon gjithashtu 'bashkëqytetarët e Tiranës' sicc i quan ajo që u ndalën për një bisedë apo foto me të.

"Sa kënaqësi të bashkohem me bashkëqytetarët e Tiranës në pritjen e shenjave të para të Pranverës. Shumë biseda interesante më dhanë shumë për të menduar. Faleminderit të gjithëve që gjetën kohë për të folur ose thjesht të bënin një foto të bukur së bashku. (Unë gjithashtu ndava disa maska "Gratë Votojnë", pjesë e një fushate nga ambasadorët gra në Shqipëri.) Gëzuar Ditën e Verës", shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Instagram.

Ndërkohë që në një tjetër postim ambasadorja bën thirrje që të gjithë të respektojmë masat anti COVID.

Ora 14:17
Të gjithë drejt Elbasanit për Ditën e Verës, radhë kilometrike nga Tirana për në hyrje të qytetit (VIDEO)

Nga Tirana janë drejtuar për në Elbasan ditën e sotme me mijëra qytetarë për të qenë të pranishëm në kremtimet e Ditës së Verës.

Nga dyndja janë krijuar radhë kilometrike automjetesh në autostradë Tiranë-Elbasan.

Vështirësia e lëvizjes është krijuar në hyrje të Elbasanit

Ora 13:41
VIDEOLAJM/ Dita e Verës, Tirana pa ceremoni dhe aktivitete prej COVID por qytetarët 'mbysin' Kodrat e Liqenit

Rrugët e Tiranës sot kanë qenë të qeta edhe pse është 14-Marsi, dita e verës. Për shkak të COVID kanë munguar aktivitetet në të gjithë kryeqytetin.

Por qytetarët e Tiranës kanë zgjedhur që si ccdo vit të dynden nga Kodrat e Liqenit, duke shëtitur edhe pse temperaturat janë të ulëta.

Në video shikoni se ç'ka ndodhur paraditen e sotme.

Ora 13:19
Rama dhe Balla në zonën e vjetër të Elbasanit: Do ta transformojmë Kalanë e Elbasanit në zonë turistike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, pavarësisht incidentit të ndodhur vazhdoi vizitën në qytetin e Elbasanit, duke u ndalur kështu në Kalanë e Elbasanit. Rama u shpreh se do të vazhdojnë me projektin e transformimit të kalasë për ta kthyer atë në një pikë turistike të rëndësishme të vendit. Sipas tij, Kalaja e Elbasanit ka shumë potencial dhe do të punohet për këtë transformim siç është bërë me Korçën dhe Vlorën.

"E kemi të ndaluar të lodhemi. Do ta realizojmë tani projektin e transformimit të gjithë Lagjes së kalasë. Do ta bëjmë si ato që bëmë në Korçë dhe Vlorë. Do ta bëjmë të bukur sepse ka shumë potencial" , tha Rama.

Projekti i transformimit të Kalasë së Elbasanit synon rikonstruktimin e hapësirës brenda kalasë me qëllim kthimin e saj në një zonë turistike me bujtina, shërbime, muze të kalasë, adresa historike dhe pika të trashëgimisë kulturore.

Kryeministri Rama ka qenë në këtë takim i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të Elbasanit. 

Ora 12:58
14 Marsi, Patozi nga Elbasani: Të ndërrojmë ‘dyqanin e ballokumeve', të zgjedhim të duhurat në mënyrë që të vijë vera (VIDEO)

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi nga qyteti i Elbasanit ka uruar qytetarët për këtë festë të Ditës së Verës. Ai tha, se shqiptarët duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur me 25 prill, në mënyrë që të vijë vera.

‘Së pari dëshiroj që të uroj qytetarët e Elbasanit. Urimi më i mirë do të ishte mot më shumë mot më mirë, në këtë stinë të ndërrimit të gjakut me shpresën se gjërat do të ndryshojnë në të gjithë vendin. Sot është një ditë gri dhe mesa duket vera do të vonojë pak dhe shpresojmë  që të vijë vera në 25 prill. Por që kjo të vijë ashtu si duam, kam bindjen se duhet të ndërrojmë dyqanin e ballokumeve, pra duhet të gjenden ballokumet e duhura, sepse në të njëjtat dyqane mashtrimi ku marrim ballokume pa cilësi apo të prishura, prej shumë vitesh sa herë që bëhen zgjedhje, ajo që presim nuk do të vij.’- tha Patozi.

Ora 10:30
PAMJET/ Në Elbasan 'harrohet' pandemia, mijëra mbushin rrugët! Nuk respektohen masat anti COVID

Ashtu si çdo 14 Mars edhe sot në Elbasan kremtohet Dita e Verës. Por shumë shqetësuese janë pamjet që na vijnë nga ky qytet. Ajo që vihet re është se sikur të mos ishte kohë pandemie me mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e qytetit.

Grupe njerëzit, një pjesë e mirë edhe pa maska, shihen në të gjithë qendrën e Elbasanit. Siç mund të shihni edhe në pamje situata është shumë e rrezikshme pasi distanca sociale është e pamundur të respektohet.

Edhe pse ka një shtim të patrullave për monitorimin e situatës në terren kjo duket thuajse e pamundur.

 

Ora 09:11
VIDEOLAJM/Rama uron ditën e Verës me pamje të veçanta të kësaj dite dhe me motivet e këngës 'Elbasan i bukur, Elbasan'

Me rastin e Ditës së Verës, Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë të gjithë shqiptarët me një video ku shihet një kolazh me foto të veçantive që e karakterizojnë këtë festë për qytetin e Elbasanit, qytet në të cilin kremtohet më së shumti 14 Marsi.

Në sfond është kënga 'Elbasan i bukur, Elbasan". 

Ora 09:02
Ditën e Verës, Ruçi: Uroj që pas kësaj Vere, pandemia të jetë një kujtim

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka bërë një urim për të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.

“Dita e Verës, për herë të dytë, festohet në stinë të vështirësuara nga pandemia. Por kjo e keqe që ka goditur planetin dhe Shqipërinë, gjithashtu, na ka kufizuar fizikisht dhe materialisht, por jo shpirtërisht. Pandemia nuk depërton dot në zonat e jetës shpirtërore, të cilat janë të mbrojtura nga dashuria për jetën, prirjen për lumturi dhe besimi se në të ardhmen me ditë më të mira. Le të gëzojmë bashkarisht këte ditë, të mblidhemi rreth tryezës brenda vatrëva familjare dhe të urojmë e besojmë se pas kësaj Vere, pandemia do të jetë një kujtim.”, shkruan Kryetari i Kuvendit.

Ora 08:56
Meta uron 14 Marsin: Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm! Gëzuar Ditën e Verës

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka uruar këtë ditë të bukur për shqiptarët, ditën e verës.

“Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm!

Gëzuar Ditën e Verës!”, shkruan Meta.

Presidenti e ka shoqëruar urimin e tij edhe me një foto në të cilën shfaqet i buzëqeshur në natyrë.

Ora 08:34
14 Marsi, Basha: Gëzuar Ditën e Verës qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.

‘Gëzuar ditën e verës qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!’- shkruan Basha.

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasanasi: 15/03/2021 06:13

    Po veroret jane per gocat, jo per meshkujt. Halli jabanxhinjte qe nuk e dine ia vene Lulushit. Dhe ky i gjori nxjerr edhe foto nga injoranca.

    Përgjigju
  • Turi: 14/03/2021 18:00

    Po kjo Kinezja cfare roli ka ne politiken tone se na ka merzit trapin duke futur ne cdo vend , ik hekuros ato rrobat dhe mos na shit mendje se ketu eshte vendi jone ne qofte se e ke harruar

    Përgjigju
    • Leon: 15/03/2021 00:05

      Shyqyr qe eshte kjo "kinezja" qe "na shet mend" dhe te tjeret qe do vijne pas saj se ne shqiptaret e kemi qare vendin tone deri tani

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja