Ramazani me xhamitë bosh/ Imamët për Report Tv: Iftaret e teravitë në shtëpi! I lutemi Zotit të kalojë sa më shpejt COVID-i

TIRANE-Kjo e premte shënoi dhe ditën e parë të muajit të shenjtë të ramazanit që kremtohet nga besimtarët myslimanë. Agjërimi i këtij muaj  këtë vit vjen me një atmosferë ndryshe. Situata e vështirë me covid-19 ka prekur edhe shtëpitë e Zotit sikur janë xhamitë të cilat sot ofrojnë një panoramë të trishtë edhe pse ka trokitur muaji i shenjtë i Ramazanit. Me besimtarët të cilët prej pak javësh e kanë të pamundur të praktikojnë fenë e tyre pikërisht në këto ambiente.

ReportTV ishte këtë ditë të parë të Ramazanit në dy prej xhamive më të mëdha në kryeqytet, atë të Medresesë dhe xhaminë Xhura ku imamët respektivë të tyre shpjeguan mënyrën se si besimtarët do kryejnë këto rituale.

Ritet fetare që do të kryhen gjatë muajit të Ramazanit do të kryhen individualisht nëpër shtëpitë e secilit. Pra xhamitë do të jenë të mbyllura dhe besimtarët namazin e teravive do ta falin nëpër shtëpitë e tyre.

Sot që kemi filluar Ramazanin, ne iftaret do t'i bëjmë nëpër shtëpitë tona me familjet tona, do lutemi të gjithë së bashku në familje, faljen e teravive do ta bëjmë nëpër shtëpi, ishalla dashtë Zoti ti pranojë njësoj sikur i kemi pas bërë bashkërisht“-shprehen imamët.

Por si është përjetimi i myslimanëve që këtë muaj të begatë lutjet dhe adhurimet ndaj Zotit nuk do ti kryejnë si në vitet e mëparshme? “Ne si besimtarë e vuajmë shumë që ky muaj ka ardhur ndryshe nga muajt e tjerë por gjithsesi ne duhet ta shfrytëzojmë këtë muaj ashtu sic ai e meriton ashtu sic ne e presim një mysafir në shtëpinë tonë dhe bëjmë ato parapërgatitjet.

Mungesa e kësaj atmosfere duket dicka e paimagjinueshme për gjithë secilin prej nesh ka besimtarë të cilët vijnë në xhami edhe nuk e përballojnë dot nga ana shpirtërore po themi. Kjo situatë ka qenë vetëm në kohën kur s'ka qenë e lejuar ushtrimi i fesë dhe besimi”- u shprehën imamët.

Në fund nuk mund të mungonte dhe një mesazh nga dy imamët drejtuar besimtarëve. “Nuk duhet që të mërzitemi dhe të pikëllohemi, nëse për momentin dyert e xhamive janë të mbyllura, dyert e mëshirës së Zotit nuk mbyllen asnjëherë, dyert e parajsës me ardhjen e Ramazanit janë hapur kështu që të gjithë të lutemi që kjo e keqe të largohet dhe të kthehet jeta në normalitet.

Edhe këtë vit edhe pse ka ardhur ndryshe në një situatë të vështirë përsëri ne duhet të bëjmë përgatitjet dhe ti drejtohemi Zotit me lutjet tona që Zoti ta largojë sa më shpejt këtë situatë në të cilën gjendemi" u shprehën imamët.

Ramazani njihet si muaji i sakrificës. Në këtë  muaj besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit. Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi i këtij muaji të shenjtë, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën