Sot firmosën paktin, Meta në vitin 2000: Berisha kapobandë, kundër NATO-s, përgjegjës për vrasjen e 200 policëve, futi në vëllavrasje Tropojën! (30 akuzat e rënda)

Sot firmosën paktin, Meta në vitin 2000: Berisha kapobandë, kundër NATO-s, përgjegjës për vrasjen e 200 policëve, futi në vëllavrasje Tropojën! (30 akuzat e rënda)

Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë zyrtarizuar sot një marrëveshje me 6 pika, për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore më 14 maj 2023. Por, jo vetëm kaq. Marrëveshja është një rikonfirmim i paktit Berisha-Meta, i cili nisi si një bashkim kundër reformës në drejtësi që në vitin 2016, duke u kristalizuar më pas edhe si një front kundër qeverisë Rama dhe sidomos përfaqësive diplomatike të SHBA-BE në Tiranë, dhe në vitin 2021, për të të rrëzuar edhe Lulzim Bashën nga kreu i PD-së si tradhtar. Pakti mes Berishës dhe Metës është i kompromentuar sa i takon moralitetit politik. 

Gjatë dy dekadave të fundit, sidomos nga viti 2000 deri në vitin 2015, Sali Berisha ka artikuluar akuzat më të rënda dhe të llahtarshme ndaj Ilir Metës. Sipas Berishës, “Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura”. Berisha e ka akuzuar Metën si kokën e korrupsionit në Shqipëri, të pastrimit të parave si dhe si përfitues i vjedhjes së floririt të Kërrabë. Sipas Berishës, Meta qëndron pas aferës CEZ-DIA, ka porositur vrasjen e dy ish deputetëve, 

Akuza të rënda ka artikuluar edhe Ilir Meta në adresë të Sali Berishës. Ilir Meta, në vitet 2000, e konsideronte Berishën si kapobandë që kishte futur në vëllavrasje Tropojë. Sipas Metës, Berisha ishte kryebanditi i Shqipërisë përgjegjës për vrasjen e 200 policëve në Shqipëri. Meta ka deklaruar se Berisha është koka e skemës me firmat piramidale, e korrupsionit në Gërdec si dhe ka pasur për lidhje me Millosheviçin. Meta ka akuzuar Berishën se ka kundërshtuar bombardimin e Serbisë nga NATO, fshehje pasurie, nxitje vrasjesh etj. Shqiptarja.com sjell 30 akuzat më të rënda që Meta dhe Berisha kanë shkëmbyer ndër vite. 
Akuzat e Berishës ndaj Metës

Shtator 2015, Berisha: Meta i implikuar në çështjen CEZ
“Një dëshmi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama-Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë”.

(Mars 2015) Berisha: Meta i akuzuar për vrasjen e dy deputetëve
“Të protestojmë kundër Ilir Metës, të akuzuarit me zë dhe figurë si porositës i vrasjes së dy deputetëve dhe që nuk jep dorëheqjen për t'i hapur rrugën hetimit. Pasnesër në ora 11:00 të gjithë në sheshin "Skënderbeu" nën moton: të hedhim, të hedhim murin e krimit! T'i hedhim, t'i hedhim qelbësirat!".

(Mars 2015) Berisha: Meta kokë e qelbur
"Mund të flasësh gjithë ditën për krimin dhe lidhjet tuaja me krimin. Je kokë e qelbur! Ajo kokë e qelbur që qëndron në krye të parlamentit, po kundërmon sot jo vetëm në Shqipëri, por në Evropë dhe në botë. Kjo alibi që kërkon, është e turpshme. Dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës! Tani jep dorëheqjen e dytë! Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë”.

(Mars 2015) Berisha: Meta lidhje me krimin
“Pa diskutim që lidhjet e krimit i konsideron forcën tënde, por unë edhe një herë të them: “Jep dorëheqjen!”. Jepi mundësi drejtësisë të të hetojë! Të pranosh me gjakftohtësi konkluzionet e saj. Mos ndëshko rendin! Ajo kokë e qelbur që qëndron në krye të parlamentit, po kundërmon sot jo vetëm në Shqipëri, por në Evropë dhe në botë. Mos mendo ti se do ta kalosh këtë gjë që i bëre vendit duke e shitur Tom Doshin nga një parti te një tjetër. Mos mendo ti se do ta kalosh këtë që i bërë vendit duke kaluar nga një alibi në një tjetër. Mos mendo ti se do ta kalosh këtë gjë, duke i zëvendësuar prokurorinë dhe gjykatat e vendit me Saimir Shullazin. Je gabim! Po merr mbi vete përgjegjësi gjithnjë e më të tmerrshme”.

(Gusht 2001) Berisha: Mbi Metën rëndojnë dy varre 
"Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas Malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve.

(Gusht 2001) Akuza për trafik femrash
“Për PD-në, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve. Ai është vrasësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë.. Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë”.

(Shtator 2001) Berisha akuza Metës për vjedhje 
“Me 26 miliard lekë blerje direkte apo me kuotim , domethënë nga kompanitë që do ti, dhe jo nga ata që shesin me lirë energjinë. U ble energji sa mund të blihet me 18 miliard lekë me tender të hapur. Blerjet e drejtpërdrejta dhe ato me kuotim rezultojnë mbi 20% më të shtrenjta sesa çmimi mesatar i tregut të lirë të energjisë. Mirë do të jetë që zoti Meta t’i nxjerrë pak “Rrapushët” e tij dhe unë ekspertët e mij edhe të bëjmë transparencën e këtyre vendimeve para shqiptarëve. Unë i kam, nuk pretendoj të jenë të gjitha vendimet, por besoj se janë 95% e vendimeve të firmosura prej tij”. 

(Dhjetor 2001) Berisha: Meta uzurpator, juntist
“Partia Demokratike do t’i japë përgjigjen që meriton Ilir Metës. Uzurpator, juntist, largohu nga qeveria, sepse do të jenë forcat e bashkuara të opozitës dhe shqiptarët, që do të rezervojnë ty vendin që meriton çdo dhunues i lirisë së tyre. Je më i paligjshmi i të paligjshmëve që ka pasur Shqipëria deri më sot. Zotimi ynë është, ne do të largojmë.

(Maj 2000) Pastrim parash
“Ju nuk e dini. Ka ndodhur e njëjta gjë si me floririn. Dhimitraq Rafti ka kthyer paratë nga Banka e Pireut të Greqisë dhe “lavatriçja Meta” ia ka pranuar ato, pasi i ka marrë nja 200 mijë. A doni dokumente të tjera?”.

(Korrik 2000) Bëmat e Metës
“As me 30 ditë nuk përshkruhen bëmat dhe gjëmat tuaja. Unë detyrohem tani të ftoj shtypin që të bëj konferencë shtypi jashtë”.

(Korrik 2000) Vjedhja e thesarit të shtetit 
“Ai e mori si çdo qeveri tjetër pasurinë për të vazhduar luftën, kurse ju vodhët thesarin, jo në vitin 1941, jo më 1939, por vodhët thesarin më 1999. Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve. Është e thjeshtë t’u thuash shqiptarëve se Leka Zogu mori thesarin, po edhe qeveria juaj e mori thesarin, dhe e mori atë më 28.12.1999, dhe e mori atë të tërin nga data 28 dhjetor deri në datën 22 prill”.

(Shtator, 2000)
“Ti Ilir Meta, do të më falni për shprehjen, që të kapin banditët në mal të Dajtit pa pantallona, ti Ilir Meta, që më 14 Shtator mbushe poturet, ti Ilir Meta, që herë flet si pulë, kurse gjetiu tund vithet si gjel mbi pe. Ti je ai që do të thuash më 2 Tetor, “mbathja Fatos se prapa të vjen Meta”.

(Shtator, 2000) Berisha akuzon Metën për sulm terrorist 
“Unë jam sot këtu për të denoncuar kryeministrin Meta si organizator ndaj aktit terrorist ndaj numrit dy të Parlamentit Shqiptar. Kryeministri Meta bën mirë të zbardhë aferat e tij personale me guroren pirate, bën mirë të heqë dorë nga aktet terroriste dhe shumë shpejt ai mund të marrë përgjigjen të cilën ai e përmendi kosin, por do t’i fryjë qullit”. 

(Nëntor 2000) Vjedhje votash
“Dënoj si autorë kryesor të kësaj masakre Kryeministrin terrorist Ilir Meta i cili dhunoi votën e gjysmë milioni shqiptarëve, feston ditën e flamurit me gjakun e adoleshentëve të Tropojës”.

(Dhjetor 1999) Akuzat për korrupsion
“Jeni vendosur në çatinë e botës për sa i përket korrupsionit. Unë nuk i besoj Dritëro Agollit kur thotë të gjithë jemi të përlyer, jam i bindur që në këtë grup parlamentar dhe kudo ka shumë të papërlyer dhe këtu...”.
Akuzat e Metës ndaj Berishës

(5 mars 2015) Meta: Do nxjerr videon e Shkëlzenit
“Përgjigja ime, doktor, është kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën! Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin. Se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit, bashkë me Tomën, kjo është çështje tjetër, nuk është çështja ime, të lutem shumë! Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë, dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!” Vazhdo ende me mendtë e Shkëlzenit! Vazhdo, se unë nuk kam çfarë të bëj për ty.  Jo, jo, derisa i ke ti, do t’i nxjerrësh ti. Unë do të nxjerr ato....”.

(19 mars 2008) Meta: Berisha kryefajtori për Gërdecin
“Për asnjë minutë nuk kemi ofruar solidaritet për kryefajtorin, që pacipësisht vazhdon të qëndrojë Kryeministër i këtij vendi. Nuk e kemi e ngritur gishtin ndaj tij që ditën e parë, sepse vëmendja e parë ishte ndaj njerëzve në fatkeqësi dhe te menaxhimi sa më mirë i kësaj tragjedie, por vetëpërmbajtja u keqpërdor nga kryefajtori për të minimizuar tragjedinë dhe për të fshehur të vërtetat. Dëgjojmë edhe alibira nga më të ndryshmet, si ato që agjenturat e huaja gjithmonë përpara ngjarjeve të mëdha na krijojnë dhe na shkaktojnë fatkeqësi të tilla. Natyrisht, u mbetet organeve kompetente për t’i verifikuar. Por, unë kam frikë që agjenturat i kemi në krye të Qeverisë, sepse unë jam i bindur që një Kryeministër si Berisha, i cili di edhe për një pastruese që është në opozitë me Partinë Demokratike në një institucion apo drejtori dhe e largon nga puna, si të mos e dinte që kishte një fabrikë të tillë çmontimi predhash dhe armësh në mes të metropolit Tiranë-Durrës”.

(Mars 2008) Meta: Berisha ndikon mbi prokurorinë
“Unë dua t’i kërkoj atij të japë dorëheqjen, jo vetëm që të lejojë prokurorinë për të hetuar në mënyrë të paanshme, sepse edhe ai vetë si Kryeministër është dhe duhet të jetë objekt i këtij hetimi. Askush nuk mund t’i mbushë mendjen askujt se prokurorja nuk do të jetë e ndikuar nga fakti që ai vazhdon të jetë Kryeministër i këtij vendi. Edhe në planin moral, ai është jo vetëm baba, por…Jo thjesht për arsyet ligjore, por edhe nga ana morale, sepse do s’do ai, natyrisht, ai nuk e ka me dëshirë, po është identifikuar si një njeri, i cili sjell tragjedi. Ky njeri sa herë del në televizor, të dashur deputetë, do t’ua shtojë dhimbjen atyre, të cilët kanë përjetuar atë tmerr nga afër dhe jo nga televizori. Le ta bëjë edhe për kaq, sepse ai në profesion ka qenë edhe mjek”.

(Mars 2008) Meta: Berisha ishte kundër bombardimit të Serbisë nga NATO
“Po kështu, ky ka hall që Shqipëria të hyjë në NATO. Po ç’i duhet NATO-s Sali Berisha që nuk mbron dot si Kryeministër shtetasit e vet, popullin e vet, fëmijët e vendit të vet?! Nuk i duhet fare NATO Sali Berishës, sepse ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë, se nuk e dini”.

(2 qershor 2008) Meta: Berisha shantazh presidentit
“Dua të dënoj përpjekjet e Kryeministrit Berisha gjatë ditës së sotme, i cili, në mënyrë të drejtpërdrejtë, i kujton Presidentit Topi, se, para se të kryejë funksionet e tij kushtetuese, duhet të konsultohet me kryetarin e partisë ku ai bënte pjesë më parë. Mendoj se mesazhe të tilla nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të konsoliduar një shtet partiak, përpjekje, të cilat u institucionalizuan më 21 prill, këtu në Parlament, me ndryshimet që u bënë edhe për nenin e zgjedhjes së Presidentit. Me këtë rast dua t’i kërkoj Presidentit të Republikës që të mos tërhiqet para presioneve dhe shantazheve të tilla...”.

(24 korrik 2008) Meta: Berisha sulmon amerikanët, i tmerruar nga Gërdeci
“E ka tmerr të krijojë një komision hetimor parlamentar për Gërdecin, kjo është akuza më e madhe për këtë Parlament, kur në SHBA është ngritur komision hetimor për këtë çështje. Asnjë amerikan nuk është vrarë, ndërsa neve na janë vrarë 30 njerëz, dhe këtu ende bllokohet, jashtë të gjitha procedurave, një kërkesë, që është bërë dhe është firmosur nga deputetët për të hetuar tregtinë e municioneve. Jo vetëm kaq, por na keni kthyer në ’97-ën. Në ‘97-ën u kthye edhe Berisha me atë fjalor që përdori ndaj deputetit dhe të gjithëve. Por, edhe Parlamenti ynë u kthye në ’97-ën, kur i sulmon amerikanët duke i nxjerrë ata dhe evropianët nga lozha”.

(Korrik 2008) Meta: Trebicka dëshmoi aferën e Gërdecit ku përmendej Berisha
“Kryeministri aktual edhe një herë dëshmoi dyfytyrësinë e tij. Të tjera fjalë dëgjuam nga Kryeministri ynë për të ndjerin Kosta Trebicka, kur ishte gjallë, pasi ai me kurajë denoncoi aferat e Gërdecit, ku përmendej edhe Kryeministri ynë dhe të afërm të tij, dhe të tjera fjalë (pra, sot u cilësua qytetar i përgjegjshëm dhe jo mafioz) dëgjojmë pas vdekjes së të ndjerit. Unë nuk jam këtu për të bërë lidhje midis spotit publicitar që ka dalë nga ana e Kryeministrit, i cili do t’u mbushë mendjen të gjithë shqiptarëve sesa shumë është luftuar korrupsioni dhe, njëkohësisht, i fton të gjithë që denoncimet t’i bëjnë te Kryeministri dhe jo te prokuroria dhe faktit tjetër që qytetari më kurajoz, që dëshmoi kundër korrupsionit, humbi jetën, pasi nuk dua të marr përsipër atributet e prokurorisë dhe të ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, por e them me bindje që opinioni publik është tronditur në mënyrë të jashtëzakonshme nga një humbje e tillë, qoftë ajo edhe aksidentale”.

(Korrik 2008) Meta: Berisha përpjekje për të kapur gjykatat
“Shteti ynë, tashmë është i kapur kokë e këmbë nga Sali Berisha, për fat të keq, Kryeministri i këtij vendi. Kjo kapje u institucionalizua në datën 21 prill, këtu në Parlament, ku u tronditën themelet e Kushtetutës dhe në Shqipëri u ndryshuan raportet e pushteteve në mënyrë ilegjitime dhe antidemokratike. Kjo vazhdoi më tej me përpjekjen për të kapur Gjykatën e Lartë, me përpjekjen për të miratuar një rregullore kundër Kushtetutës, për të kontrolluar kompetencat e Presidentit. Kjo po vazhdon me presionin dhe trysninë e jashtëzakonshme që ushtrohet ndaj Prokurorisë, përmes një projektligji që ka hapur kaq shumë debate, si në Qeveri, ashtu edhe Parlament, ende pa ardhur në rendin e ditës”.

(Nëntor 2008) Berisha: Keqpërdor fondet publike për interesat personale
“Berisha vazhdon të keqpërdorë fondet publike për interesat e tij personale dhe politike... Berisha i ka gënjeshtrat të panumërta dhe për këtë është vërtet një kampion... Ky Kryeministër, në fakt, është kampion, sepse nuk rri dot në fund të mandateve të tij pa shkaktuar dy kriza të mëdha njëherësh, krizën financiare, si në vitin ’96, dhe krizën e zgjedhjeve”.

(13 korrik 2000) Meta: Vjehrri Berishës me pallat
“Ndërsa z. Berisha mund të na botojë pallatin e vjehrrit të tij, që e ka bërë gjatë kohës kur ai ishte president, për transparencë me opinionin publik. Për sa u përket akuzave që do të botojë zoti Berisha çdo ditë për mua, për gruan time, për vajzën time, për gjithçka që ka të bëjë me mua, unë jam tepër i qetë”.

(13 korrik 2000) Meta: Berisha projektoi piramidat
“Z. Berisha përfundimisht është një politikan i degraduar, një politikan që nuk dëshiron ta shohë realitetin në sy, një politikan që kujton se jemi ende në vitin ’95 dhe në vitin ’96, që kujton se me teorinë “shpif, shpif se diçka do të mbetet” mund të mbetet diçka në mendjen e qytetarëve... Unë dëshiroj t’i them z. Berisha dhe të gjithë atyre që folën për kontrabandën se në 6 muaj të këtij viti kjo qeveri ka realizuar të ardhura nga dogana aq sa ka realizuar zoti Berisha për katër 6-mujorë të viteve 1993, 1994, 1995, 1996 ose nga nëntori deri në mars, për 5 muaj, janë realizuar më shumë të ardhura nga doganat sesa janë realizuar në vitin ’96, që ka qenë viti i kulmit dhe njëkohësisht edhe i fillimit të rënies së qeverisjes të zotit Berisha për shkak të piramidave që ai projektoi”.

(Korrik 2000) Meta: Berisha privatizoi pronat publike me njerëzit e SHIK-ut
“Të gjithë e dimë se si i bënte z. Berisha privatizimet me bordet nëpër rrethe, ku fuste kryetarët e SHIK-ut të Gazidedes e me radhë dhe talleshin me pronat publike. Të gjithë e dimë se çfarë bëri z. Berisha me fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë bashkë me një Sulë Gurgurin, madje shtyu Sulë Gurgurin dhe ca të tjerë që të hapnin gjyq, me pretendimin gjoja për pronësinë ndaj fabrikës, dy ditë para tenderit të hapur ndërkombëtar për këtë fabrikë, me qëllim që të trembte e të largonte disa firma pjesëmarrëse etj., etj”.

(Shtator 2000) Meta: Berisha kapobandë 
“Jam këtu, për t’u thënë rrugaçëve dhe banditëve, të kapobandës Sali Berisha, se nuk pyes për rrugaçët e tij, as unë as shteti, se nuk pyes për rrugaçërinë e tij. Ky njeri që futi në vëllavrasje Tropojën, që futi në gjakmarrje vendlindjen e vetë, këtij sherrxhiu nuk mund t’ia shikojë hairin as Shkodra as e gjithë Shqipëria, ndaj jam i bindur se më 1 Tetor, Shkodra do t’i thotë jo, këtij primitivi, këtij arkaiku, këtij rrugaçi”.

(Nëntor 2000). Meta: Berisha kryebanditi i Shqipërisë
“Po të jetë fjala për zotin Berisha, për kryetarin e PD të mbetur, dua t’i them se nëse ka ndonjë bandit në radhët e politikanëve, ai është banditi dhe kryebanditi. Ai mban përgjegjësi për 200 policë të vrarë në këto dhjetë vjet në Shqipëri dhe duhet ta kuptoj ai dhe cilido, se ka ardhur koha që policia nuk do të vuajë më pasojat e politikës, por politika e krimit, do të vuaj pasojat e ligjit dhe të Kushtetutës. Gjithashtu dua të them, se mbështesim policinë në respektimin e ligjeve dhe rregullave demokratike e ligjore dhe për qeverinë Meta, dinjiteti i një polici të thjeshtë është shumë i rëndësishëm se i gjithë dinjiteti i politikanëve të papërgjegjshëm”.

(Nëntor 2000). Meta paralajmëron arrestimin e Berishës 
“Ata që kanë hedhur gurë ndaj kryeministrisë, janë arrestuar dhe do të arrestohen të gjithë, qoftë edhe Sali Berisha, po qëlloi me gurë institucionet. Mitingjet e dëshpëruara të opozitës së papërgjegjshme të Sali Berishës, nuk do të ndikojnë aspak në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe forcimit të institucioneve dhe ata që hedhin gurë ndaj institucioneve, do t’u bien gurët në kokë”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 28/10/2022 14:51

    Berishe + Meta = bajge.

    Përgjigju
  • Pacho Herrera: 28/10/2022 08:41

    Uroj me ter Zemer qe asnje shqiptar mos Te shkoj neper votime por te dal dhe ti vras kta Kriminela

    Përgjigju
  • BENI: 28/10/2022 01:09

    KANE FRIKE SE MUND TE FUTET NJERI NE BURG DHE JO TJETRI,,,BEJNE PAKT QE TE FUTEN TE DY NE BURG ,,,JO VETEM NJERI,,,DUHET BERE MUHABET NE BURG,,NUK KALOHET VETEM...

    Përgjigju
  • Metaj: 27/10/2022 22:49

    Njeri shur dhe tjetri mut Dyshja me e uryer ne Shqiperia dy me maskarenjt qe munde te ekzistojne ne vendin tone Dy hjdutet me te mellenj te ketij populli qe ka vuajtur aq shum Po mir more gazetar nuk ka njerez me te ndershem kjo Shqiperi vetem keta te dy janSepse qe ngelen nga nje televizor ne tjetrin Na vjen frik te hapim televizorin sepse vetem fytyrat e ketyre krimineleve do shikojm Aman mos na i ftoni me ne sdudjo

    Përgjigju
  • VETËM ZULLUMI KËPUTET NGA TRASHËIA: 27/10/2022 21:10

    Perendimi i ka këthy Berishës shpinen të vetmit që e mbështesin janë Mafiozët shqiptarë me shpresë se prap do lëvizin lirshën andaj nëse ai nuk arrinë të rikëthehet në pushtet jo gjatë në kohë ka për të përfundu si Muhamar El Gadafi

    Përgjigju
  • Miri: 27/10/2022 20:39

    Vetem Luli mund ta beje kete vend. Edhe Rama.

    Përgjigju
    • Sjajaja: 28/10/2022 00:27

      Ahahahahahah ata po

  • Biu: 27/10/2022 20:22

    Dy te cmendurit qe shkaterruan Shqiperine me luften e 97tes me vjedhjen e popullit.

    Përgjigju
  • Flavio: 27/10/2022 19:37

    lan nam njerez idiota

    Përgjigju
  • flora: 27/10/2022 19:35

    harruat kur ed rama tha per Liken esht presidenti me i mir i te gjithe koherave? ky esht ed rama mos i shkoni nga mbrama

    Përgjigju
  • Kleo: 27/10/2022 19:16

    Kane bere shume krime per vendin sesi kane fytyre dhe vazhdojne akoma ne politike

    Përgjigju
  • Marjo: 27/10/2022 19:11

    Keta te dy jane turp per vendin dhe shpresoj qe te zhduken sa me shpejte nga rradhet politike

    Përgjigju
  • Ergi: 27/10/2022 19:08

    Ishalla po e fusin ne burg kete Berishen

    Përgjigju
    • Skkfj: 28/10/2022 00:28

      Ti han k…

  • Sokol: 27/10/2022 19:07

    Meta me salen kan marr fund o shok sdi cdiskutojn akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja