'Më kërcënuan me armë! Nëse do tërhiqte kallëzimin vëllai i siguronin azil politik në Greqi' Dëshmitë që u lexua në gjyqin e Fredi Belerit

GJKKO pranoi sot (5 dhjetor 2023) kërkesën e SPAK për të lexuar dy dëshmitë e Abdyl Ramës, vëllai i Arsen Ramës i cili kallëzoi Fredi Belerin për shitblerje vote, dhe u bë bashkëpunëtor i prokurorisë.

Dëshmitë janë dhënë në prokurorinë e Vlorës dhe në atë Speciale në Tiranë. Vendimi erdhi pas verifikimit të ardhur nga policia, për herë të tretë që personin nuk e gjente në banesë, dhe sipas TIMS, rezultonte jashtë vendit pa adresë të përcaktuar që më datë 22 korrik 2023.

Në dëshminë që ka dhënë Rama ka treguar se ishte kërcënuar nga njerëz që i ishin prezantuar si miq të Belerit. Fillimisht e kishin joshur të tërhiqte denoncimin i vëllai Arsen Rama,  duke i ofruar azil politik në Greqi, më pas e kishin kërcënuar me armë, madje kishin bërë që të falimentonte biznesi i tyre.  

Deshmia 1: ‘Pak ditë pas arrestimit të Belerit më kapën në Himarë dy persona që i kërkuan të tërhiqnin deklarimet e tij dhe të vëllait Arsen Rama.  Ata thanë se janë miqtë e Belerit. Nëse do të tërhiqni deklarimet do tju sigurojmë azil politik për vëllain në Greqi.

Deshmia 2: Në një ditë tjetër duke ikur në Livadh me motor më preu rrugën një person dhe që në duar dukej sikur mbante një armë më ka kërcënuar dhe sharë greqisht nga nëna që më ka vdekur. Që kur u arrestua Fredi Beleri ne na ka falimentuar biznesi sepse nuk na ble më njeri peshk si dhe në Himarë nuk na flet më njeri.’- thuhet në dëshminë e Avdyl Ramës të lexuar sot në SPAK.

Dëshmitë janë kontestuar nga mbrojtja e Belerit me argumentin se ai duhet të sillet të dëshmojë në gjykatë.

Më tej mbrojtja tha se ndaj Abdyl Ramës është bërë një kallëzim, çështje për të cilën tha se e ka në shqyrtim gjyqtarja Irena Gjoka, ndaj të cilës tha se nuk përjashtohet mundësia të kërkojë largimin e saj nga gjykimi i Belerit. Mbrojtja vijoi se mosparaqitja e Ramës ka të bëjë me faktin se i druhet kallëzimit për deklarim të rremë.

Vetë Fredi Beleri refuzoi të flasë në cilësinë e të pandehurit me kërkesë të dy prokurorëve të SPAK. Në përgjigje të pyetjes së Gjykatës, Beleri tha sot: “Të isha në pozita të tjera do të doja shumë të flisja, por në këto kushte ku në dosje janë futur dokumente të falsifikuara, refuzoj të flas”.

Avokati i tij Geri Gjyzari, tha pas seancës se të dy vëllezërit janë të akuzuar për falsifikim dhe janë gjithashtu sipas tij bashkëpunëtorë të policisë.

“Abdyl Rama dhe Arsen Rama janë dënuar në 2-3 gjykata të Shqipërisë për çështje të ndryshme. Në 19 qe është shtyrë gjyqi ai ka një gjyq këtu dhe nuk e gjejnë dot. Ky është Abdyl Rama që nuk e gjejnë dot. Janë dy vëllezër që kanë organizuar të gjithë këtë. Njëri vëlla është në mbrojtje të tjetrit. Kjo është e vërtet. Janë disa herë të dënuar të dy, i përdor policia”, tha avokati i Belerit, Geri Gjyzari

Seanca u shty për më datë 19 dhjetor në orën 14:30, me kërkesë të Prokurorisë pasi theksoi se duhet ti merret dëshmia në cilësinë e të pandehurit edhe Pandeli Kolaveshit i cili nuk mori pjesë në seancë.

Seanca pati interesim të lartë të mediave greke dhe ambasadores së vendit fqinj që nuk ka munguar në asnjë seancë.

Fredi Beleri ndodhet në paraburgim prej 12 majit 2023 kur dhe u arrestua për shitblerje të votave për zgjedhjet vendore që do të mbaheshin dy ditë më pas. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Gjyqi ndaj Belerit, nuk gjendet sërish dëshmitari kyç! Avokati hedh akuza ndaj tij dhe vëllait: Persona të dënuar

1699824824_fredibeleri.jpeg

Një nga dëshmitarët kyç të çështjes së Fredi Belerit, Abdyl Rama, nuk ndodhet në Shqipëri dhe sipas sistemit rezulton të ketë dalë nga Shqipëria më 22 korrik dhe se prej asaj kohe nuk kishte hyrë më në Shqipëri.

Avokati mbrojtës i Belerit tha se vëllezërit janë të dënuar.

“Abdyl Rama dhe Arsen Rama janë dënuar në 2-3 gjykata të Shqipërisë për çështje të ndryshme. Në 19 qe është shtyrë gjyqi ai ka një gjyq këtu dhe nuk e gjejnë dot. Ky është Abdyl Rama që nuk e gjejnë dot. Janë dy vëllezër që kanë organizuar të gjithë këtë. Njëri vëlla është në mbrojtje të tjetrit. Kjo është e vërtet. Janë disa herë të dënuar të dy, i përdor policia”, tha avokati i Belerit.

Seanca e radhës do të mbahet më 19 dhjetor.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun