Sot gjysmëfinalja e FRESSH
juria do zgjedhë 8 nga 20 fituesit

Sot gjysmëfinalja e FRESSH<br />juria do zgjedhë 8 nga 20 fituesit
Gara për drejtuesin e ri të Forumit Rinor të Partisë Socialiste po vjen drejt fundit. Ditën e sotme, në orën 10, në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet gara gjysmëfinale. Përpara jurisë së drejtuar nga Pandeli Majko, me përbërje të Elisa Spiropalit, Arlinda Dudës dhe Gazmend Pajës, 20 gjysmë finalistët e dalë nga votimi online do të prezantojnë platformat e tyre. Pasi kandidatët për finalistë të përballen me njëri-tjetrin, juria do të marrë pak kohë për të dhënë vendimin.

8 platformat më të mira do të kualifikohen si finalistë, për të shkuar pastaj në votim në bazë, ku në çdo qark do të votohet sipas parimit një anëtar-një votë. Renditja e votimit online nuk është përcaktuese për kualifikimin e sotëm. Gjatë votimit online, në 20 ditë konkurrentët kanë mbledhur gjithsej më shumë se 110 mijë vota, ndërkohë që i pari është renditur Eljo Hyska, i cili ka rritur të grumbullojë 5705 vota duke kryesuar kështu renditjen e 20 gjysmëfinalistëve. Teksa përgatitet për gjysmëfinalen, Hyska duket se e sheh veten të kualifikuar, dhe po kërkon sa më shumë mbështetës në anëtarësi ku do të shkojë të kërkojë votën.

“Koha po kalon! Për t'u bërë pjesë e vendimmarrjes plotëso formularin e anëtarësimit në çdo zyrë të Partisë Socialiste dhe FRESSH në çdo njësi administrative deri në datë 25 shtator. Vetëm kështu mund të kesh mundësi të kesh të drejtën e votës në zgjedhjet për kryetarin e ri të FRESSH”,- shkruan Hyska në rrjetin social Facebook.

Jo vetëm kryesuesi, por të gjithë anëtarët e 20-shes së parë, duket se janë përgatitur maksimalisht për të bindur anëtarët e jurisë. Rrjetet sociale janë mbushur me thirrjet e tyre ambicioze dhe pjesë nga platformat. Françesko Muçaj, një prej gjysmëfinalistëve i arsimuar jashtë dhe me një angazhim të gjerë me organizatat rinore ndërkombëtare, nuk i kursen as fjalët e mëdha të politikëbërjes, e as ato populiste në platformën e tij.

“Programi im përbëhet nga disa shtylla bazë: Diplomaci rinore; Paraqitje e strategjisë për Ekonominë Krijuese; Strukturim forumi në mënyrë që të përfshijë studentët dhe nxënësit e ekselencës dhe profesionistët e rinj”- thotë Muçaj. Ai shton se në programin e tij, FRESSH do të jetë prezent në çdo lagje e fshat, do të vendosen pikat e informimit për maturantët dhe studentët e vitit të parë në universitet. Kryetari i ri i FRESSH do të dalë nga votimi sipas parimit “Një anëtar-një votë” dhe fituesi do të pasojë Joleza Kokën. 

20 fituesit e votimit online për Fressh Voice

RENDITJA   KANDIDATET VOTAT TOTALE

1    Eljo Hyska             5705 Vota
2    Shpati     Kolgega     5302 Vota
3    Gentjan    Osmani      4361 Vota
4    Elsamed    Mukaj      4131 Vota
5    Marinela   Rukia      3992 Vota
6    Bjorn Kasa             3904 Vota
7    Elson Frroku           3838 Vota
8    Ermal Petushi         3816 Vota
9    Francesko  Mucaj    3455 Vota
10   Anxhela    Bakiasi    2931 Vota
11   Jonida     Spaho       2800 Vota
12   Ledian     Halilaj       2799 Vota
13   Ana  Abdi                  2759 Vota
14   Besart     Mataj          2690 Vota
15   127  Esmiralda  Metalla    2656 Vota
16   164  Jona Vina                2655 Vota
17   131  Fatime     Hasani     2579 Vota
18   114  Erjo Mile               2555 Vota
19   74   Dhora Dajko          2532 Vota
20   223  Mikel Karina        2471 Vota


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar