Sot hapen aplikimet për kreditë e buta në Tiranë. 1000 familje në bashkinë e Tiranës do të përfitojnë kredi të buta, ku kategoritë më të favorizuara janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom. Aplikimet nisin sot dhe do të zgjasin një muaj, deri më 17 mars.
Drejtoresha e Shërbimit social Anisa Subashi shpjegoi pak ditë më parë në Report Tv se për t'u bërë përfitues i kredisë, aplikusi duhet të ketë të ardhura mujore nga 31 mijë lekë deri në 115 mijë lekë. Përfituesit do të paguajnë norma fikse të interesit 3%, për një afat kohor maksimal nga 30 deri në 35 vjet
“Për një muaj të gjithë qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të aplikojnë. Të plotësojnë një formular me vetëdeklarim. Pra është nga 17 shkurti deri më 17 mars. Risia e këtij viti është që ne kemi 1 mijë kredi. Në vitet e kaluara kreditë kanë qenë më të pakta. Familjet duhet të kenë një të ardhur mujore jo më të vogël sesa 31 mijë lekë dhe jo më shumë sesa 115 mijë lekë. Prioritet janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom.
Ne ofrojmë shërbim në tre banka që qytetarët të kenë oferta të ndryshme. Përsa i përket afateve të pagesës dua të theksoj se sivjet kemi edhe një risi tjetër. Afati për të shlyer kredinë është nga 30 deri në 35 vjet. Norma e interesit është fikse dhe të gjithë qytetarët do të paguajnë 3%” tha Anisa Subashi.
Aplikuesit duhet që të kenë kujdes në plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi për përfitimin e kredive të buta.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.6%
-
Gafë
52.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor 2024, 13:41
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor 2024, 22:05
-
6 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë punë të mrekullueshme
9 Dhjetor 2024, 14:51
-
Bashkia e Tiranës hap thirrjen për banesat sociale nga programi 3%! Ja si të aplikoni, afatet dhe kush përfiton
6 Dhjetor 2024, 15:20
-
Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e banorëve në Tiranë 15 mln euro shtesë në vit
4 Dhjetor 2024, 08:28
-
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Të ndezim dritën e zemrës dhe mendjes! Krenohem me Tiranën
2 Dhjetor 2024, 18:49
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor 2024, 15:59
-
Ndotje në Liqenin e Tiranës? Anisa Ruseti për Report TV: Shtim i algave jeshile, jo i rrezikshëm për popullatën! Ja dy faktorët dhe masat që merren
30 Tetor 2024, 17:04
-
Veliaj 'shkund' bashkinë e Tiranës, zëvendëson 12 drejtues, ndryshime në UKT dhe Policinë Bashkiake! EMRAT kush ikin e kush vjen
25 Tetor 2024, 12:04
-
Lista e plotë e fituesve/ Maratona e Tiranës, rreth 4 mijë pjesëmarrës! Gega rekord kombëtar: Shqiptarët më dhanë forcë! Dominojnë kenianët (VIDEO)
20 Tetor 2024, 08:07
Dmth te kesh nje rruge mbi 310 mij lek e jo më shume se nje milion lek. Cfare llogjike idjoti
PërgjigjuNormale , o ske rroge te mjaftueshme per ta paguar ose ke aq shume sa mund ta marresh dhe me kredi bankare dhe ti leshosh rradhe atyre qe nuk e kane ate mundesi. Logjike normale,,mendoj.
Llogjike idiote? Eshte mese normale. Me mbi 310000 qe te kesh mundesi ta paguash. Dhe jo me shume se 115000 qe te mos aplikojne ata qe kane mundesi financiare. Kredite e buta jane per ata qe nuk kane.... jo per ata qe nxjerrin miliona. Debil...
Dy jane kushtet, ose me partine ose 20-30%
Përgjigju