LËVIZJA E AUTOMJETEVE NË SHESH
- Kryqezimi te "Blv Zog I" me rrugën "Ded Gjo Luli", hyrja në shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi dhe do të menaxhohet me semaforë.
- Kryqezimi te rruga e "Durrësit" me rrugën "Ded Gjo Luli", hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
- Kryqëzimi te rruga e "Kavajës" me rrugën "Ded Gjo Luli", hyrja në shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetem drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
- Kryqëzimi te rruga e "Luigj Gurakuqi" me rrugën "George.Ë.Bush", hyrja në shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetem drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
- Kryqëzimi te rruga e "Dibrës" me rrugen "Bardhok Biba", hyrja në shesh do të bëhet nga rruga Urani Pani me 2 korsi deri në Blv Zog I dhe do të menaxhohet me semaforë.
- Në të gjitha rrugët, brenda Unazës së Vogël, do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e tyre.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve përveç veturave dhe autobuzëve urban qytetës, në brendësi të unazës së vogël të qytetit, me kufizim 24 orë, me përjashtim të mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit. Subjektet dhe institucionet do të kryejnë veprimtarinë e tyre me autorizimet përkatëse sipas sinjalistikës së vendosur.
STACIONET E LINJAVE URBANE
- Linjat urbane Kinostudio-Kombinat dhe Ish Uzina Dinamo e re - Sharrë, do të qëndrojnë te stacioni (xhepi i ndalimit) përballë Teatrit të Kukullave.
- Linjat urbane Tirana e Re do të qëndrojnë te stacionet (xhepat e ndalimit) në krah të 15- Katëshit dhe Muzeut Kombëtar.
- Linjat urbane Lapraka dhe Instituti Bujqesor do të qëndrojnë te stacion (xhepi i ndalimit) përpara Muzeut Kombëtar.
- Linjat urbane Tufina, Porcelani dhe Sauku do të qëndrojnë në të njëjtin stacion si më parë te Kulla e Sahatit.
PUNIMET VAZHDOJNE
- Plotësimi i ndriçimit në "Sheshin Skenderbej" dhe spoteve në trotuare.
- Përfundimi i veshjes së shkallëve te Muzeu Kombëtar dhe Pallati Kulturës.
- Përfundimi i punimeve të vogla rifiniture.
- Përfundimi i hapësirës para Bankës së Shqipërisë.
(shqiptarja.com)