TIRANË- Report TV mëson se sot gjatë mesnatës është hapur për qarkullimin e automjeteve një nga tunelet në ish sheshin Shqiponja. Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit.

Ndërkohë mësohet se brenda kësaj jave do të hapet për qarkullimin e mjeteve edhe një tjetër tunel me drejtim nga Durrësi në Tiranë. Afati për përfundimin e veprës është muaji shkurt i vitit të ardhshëm. Por punimet në këtë vepër madhore po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që në fund të këtij viti të përfundojë i gjithë segmenti, nga ish-Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Ky projekt parashikon disa nënkalime dhe mbikalime që do të rregullojnë trafikun në një nga zonat më të rënduara në kryeqytet. Ndërkohë e gjithë unaza e madhe e gjatë 27 km pritet të përfundojë në vitin 2023.

1615830683_Sequence03.00001822.Still027.jpg

1615830692_tyneli.jpg

Punimet te ish sheshi Shqiponja