UKRAINË – Mesnatën e së dielën hyri në veprim marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar mes presidentit të Ukrainës dhe të Rusisë, me ndërmjetësimin e liderëve perëndimorë, por megjithatë në zonën e konfliktit janë dëgjuar të shtëna nga të dy palët.
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dha urdhër për të ndërprerë sulmet me artileri të rëndë në lindje të vendit, ndonëse nënvizoi se është një paqe “ende nën rrezik”, duke theksuar se kjo është “shansi i fundit për një zgjidhje politike e paqësore për konfliktin e ashpër në lindje të Ukrainës.
Sipas burimeve ushtarake në zonë pak orë pas mesnatës janë dëgjuar të shtëna në Donetsk, ndonëse jo artileri e rëndë dhe predha, ndërsa në Mariupol e Debaltseve armëpushimi është respektuar.
Edhe gazetarët e banorët që ndodhen në zonën e tensionuar të luftës thonë se situata është qetësuar, megjithatë armëpushimi i arritur pak ditë më parë në Minsk të Bjellorusisë shihet ende si i brishtë.
Edhe liderët perëndimorë janë në gjendje gatishmërie duke monitoruar situatën për ndonjë përshkallëzim të mundshëm pas intensifikimit të sulmeve dy ditë para armëpushimit.
Ndërkohë sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, në një telefonatë me ministrin e jashtëm Rus Sergei Lavrov, i ka kërkuar palës ruse të impenjohet në arritjen efektive të marrëveshjes së armëpushimit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Poroshenko: Marrëveshja në rrezik, OKB mbledhje urgjente