Mbërrijnë 11.700 doza të tjera të vaksinës Pfizer! Sot janë vaksinuar 19.886 persona, mbi 530 mijë vaksinime në total

Mbërrijnë 11.700 doza të tjera të vaksinës Pfizer! Sot janë vaksinuar 19.886 persona, mbi 530 mijë vaksinime në total

Vaksinat e mbërritura sot në Rinas

Procesi i vaksinimit masiv në vendin tonë po ecën me ritme të shpejta, ku mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur edhe 11700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se nga dozat e ardhura sot 7020 vaksina janë nga kontrata që qeveria ka me kompaninë Pfizer dhe  pjesë tjetër prej 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor për mbështetjen ndaj pandemisë.

"11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri - pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian", shkruan Rama.

Më herët ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se ditën e sotme janë kryer 19.886 vaksinime në të gjithë vendin. Ndërsa që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer në total  537.387 vaksinime.

‘Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin!’- shkruan Manastirliu.

Foto e postuar nga ministrja Ogerta Manastirliu

Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësitë Ogerta Manastriliu, bëri me dije se në vendin tonë do të mbërrijnë mbi 11 mijë vaksina nga Pfizer dhe mekanizmit të BE, ndërsa në maj do të mbërrijë edhe 99 mijë vaksina të tjera nga Pfizer, COVAX dhe BE. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Mbërrijnë 11.700 doza të vaksinës Pfizer, nga këto 7020 doza nga kontrata me kompaninë Pfizer dhe 4680 nga BE

Mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 11700 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se nga dozat e ardhura sot , 7020 vaksina janë nga kontrata që qeveria ka me kompaninë Pfizer dhe  pjesë tjetër prej 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor për mbështetjen ndaj pandemisë.

Më herët Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit  janë kryer 537,837 vaksina antiCOVID për qytetarët.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)