Adriatik Llalla bëhet zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend. Pas kërkesës së SPAK, GJKKO ka marrë kështu një vendim historik, në një seancë ku nuk munguan edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipërisë. 

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla, është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar pretencën e SPAK duke mbyllur kështu në shkallë të parë këtë çështje. Një hetim i nisur në mars të vitit 2018 ka përfunduar kështu pas 3 vitesh.

Llallës i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës për llogari të shtetit. Sipas gjykatës Llalla ka blerë prona me çmim të ulët i ka rivleruar nga 4 deri në 12 herë me çmime më të larta pasi nuk kishin origjinë të ligjshme për krijimin e ketyre pasurive. 

Adriatik Llalla tashmë do të ketë 15 ditë kohë pas publikimit të vendimit për ta ankimuar në Apel, dhe vetëm pas kësaj vendimi bëhet i zbatueshëm.

Gazetari Arsen Rusta raporton se përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallej i pafajshëm për akuzën. Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar dhe e njëanshme.

Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur dhe Llalla mori lekë borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua. Avokati theksoi se të gjitha blerjet e trojeve nga Llalla janë bëre përmes kontratave noteriale dhe se çdo shpenzim financiar i tij ka qenë në rrugë bankare.

Gjyqi ndaj Llallës u kthye në pikën zero në seancën e 16 prillit, por u mbyll në 5 seanca. U revokua gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe  filloi gjykim i zakonshëm nga e para. Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim" në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:58
GJKKO dënoi Adriatik Llallën, ambasada britanike: Kur ka vullnet reforma japin rezultati, askush nuk është mbi ligjin

Vendimin e sotëm të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ambasada britanike e ka cilësuar si një tregues se kur ka vullnet reformat arrijnë rezultate.

"Ne e mirëpresim vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot. Kjo tregon se, atje ku ka vullnet, reformat mund të japin rezultate. Kur një sektor i drejtësisë po punon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin", shkruan ambasada.

Ora 14:43
GJKKO vendos: 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për Adriatik Llallën

1620380223_llalla4.jpg

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla, është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike.

Ora 11:41
Sot vendimi për Llallën, avokati: Akuzat janë të stisura! Mori lekë borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua

Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla gjatë seancës për pretencën nga e para për të ka deklaruar se akuzat janë të stisura. Sipas avokatit Sokol Hazizaj, Llalla mori lekë borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua.

"Ne 2016 Adriatik Llalla mori para borxh per te cuar familjen ne Gjermani per shkak te kercenimeve. Llalla ne asnje moment nuk ka fshehur pasuri qekur ka qene subjekt deklarimi. Edhe per shumen rreth 7 mije dollare per lindjen e djalit ne Usa, pagesat jane bere nga nje mik i tii shqiptaro-amerikan i cili erdhi deshmoi para jush dhe po ju dorezojm faturat origjinale te pagesave ne banke", tha ai.

Ne gjyqin ndaj Llallës ishin të pranishëm në sallë  edhe perfaqësues të ambasadës amerikane