Sot KE vendos pro ose kundër
liberalizimit të vizave me Kosovën

Sot KE vendos pro ose kundër<br />liberalizimit të vizave me Kosovën
Komisioni Evropian do të vendos sot për apo kundër propozimit legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vendimi do të kumtohet rreth orws 15.00 dhe do të ndodhë pas një diskutimi të kolegjiumit të komisionerëve lidhur me atë se a janë plotësuar standardet për liberalizimin e vizave.

“Në orën 15:00 do të ketë një konferencë për shtyp në mes të komisionarit Dimitirs Avramapolous dhe Ministrit të brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni”, thuhet në njoftimin e BE-së. 

“Mund të konfirmojë se Kolegjiumi i Komisionerëve do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë për KosovaPress, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas.

Sipas saj, vendimi është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar. /KosovaPress/

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten