Ermal Meta mban premtimin, dy orë superkoncert në 'Air Albania', çoi 'peshë' zemrat e 4 mijë të ftuarve

Nën tingujt e muzikës, për 2 orë Ermal Meta ndezi stadiumin  e “Air Albania” në Tiranë duke ngritur "peshë" zemrat e publikut. I veshur me fanellën e kombëtares ku mbante numrin 10 dhe emrin META të shkruar nga pas, këngëtari shqiptar i njohur botërisht zhvilloi një super koncert.

Në repertorin e tij përveç këngëve që e bënë të njohur në të gjithë Italinë dhe jo vetëm, këndoi edhe shqip. Muzikën shqiptare, Meta zgjodhi ta përcillte përmes këngës “Jon” të Ardit Gjerbeas, me të cilin vetë këngëtari tha se e identifikon jetën e tij dhe largimin nga vendi i lindjes.

Përshëndetjet për publikun dhe zbritjet nga tribuna ishin të shpeshta të Ermal Metës, i cili bëhej njësh me adhuruesit e tij që kërcenin nën ritmet e muzikës duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

Koncerti nisi me zërin potent të Elhaida Danit, ndërsa pas saj stadiumi u “ndez” me performancën fantastike të Ermal Metës, ku të pranishëm ishin rreth 4 mijë veta.

Për shkak të numrit të madh të personave që po shijojnë sonte koncertin, përveç stolave të stadiumit, në qendër të tij janë vendosur edhe karrige. Ajo çka vërehet është vendosja harmonike dhe në përputhje me masat anti-COVID e tyre.

Sipas Report Tv edhe shtetas të huaj, kanë siguruar përmes biletës një vend në “Air Albania” për të dëgjuar nga afër këngëtarin.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë. Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor duke e nisur nga Tirana.

Gjatë paradites së sotme, Ermali është takuar me kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka dhuruar edhe librin e tij me piktura.

“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
Pas Elhaida Danit, në skenë ngjitet Ermal Meta, pritet të këndojë dhe shqip

Pas perfromancës së këngëtares Elhaida Dani, skenën po “ndez” Ermal Meta në koncertin e “jetës së tij” siç e ka quajtur ai të sotmin.

Ai e ka nisur mbrëmjen me disa prej këngëve të tij në gjuhën italine, ndërsa pritet që të këndojë edhe në shqip.

Në stadiumin “Air Albania” jehon muzika e mirë dhe atmosfera. Njerëzit kërcejnë nga vendi, ndërsa masat anti-COVID, janë duke u zbatuar me përpikmëri.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka