Meta në garë me veten, rizgjidhet në krye të Partisë së Lirisë: Në 14 maj, në krah edhe socialistët e ndershëm! Ndryshohet Statuti dhe zgjidhet KDK

TIRANË- Zgjedhjen pa rival, Meta e sheh si shenjë e një gare reale. Ilir Meta është votëbesuar me 719 vota si kryetar i partisë së tij. Me dy gishtat lart, Ilir Meta iu drejtua sallës së Konventës, ku për rreth 60 minuta shpalosi nga programi, te synimet politike. Në votimin për kryetarin morën pjesë 722 delegatë ndërsa 3 votuan kundër tij. Në Konvetën Kombëtare të Partisë së Lirisë u  zgjodhën edhe 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar

Për ish presidentin, 14 maji është sfida e radhës e rëndësishme, ku në krah nuk synon të ketë vetëm aleatët opozitar, por socialistët.

“Përballë kemi një sfidë tepër të rëndësishme politike dhe elektorale, siç janë zgjedhjet lokale të 14 Majit. Është fakt që pluralizmi në pushtetin vendor nuk ekziston dhe kontrolli dhe llogaridhënia është zero. Në këtë përballje nuk jemi të vetëm, por do të kemi me vete edhe të gjithë socialistët e ndershëm që shohin drejtorët e pangopur të Rilindjes, që mbushin xhepat e tyre dhe I kanë harruar socialistët e ndershëm që mezi kalojnë muajin me rrogat dhe pensionet e tyre.  Partia e Lirisë dhe Opozita e Bashkuar e di se ka përballë një regjim totalitar dhe monist që ka uzurpuar të gjitha pushtetet përveç njërit - “pushtetin e lirisë”, tha Meta. 

Sikurse ka zgjedhur ta përsërisë vazhdimisht, gara vendore përballë Erion Veliajt, do të jetë fokusi kryesor.

“Sot më shumë se kurrë Tirana ka nevojë për fitoren e opozitës dhe të programit të saj për shpëtimin e Tiranës dhe të gjitha bashkive të vendit, për vendosjen e një llogaridhënie rigoroze dhe për zbardhjen e të gjitha aferave shumë të rënda korruptive që janë bërë në kurriz të qytetarëve nga kryetarët e bashkive dhe Këshillat Bashkiake", tha ai. 

Duke u ndalur në situatën ekonomike, veçanërisht energjia e inceneratorët janë shqetësimi më i madh i Ilir Metës.

"Krizat e jashtëzakonshme, kërkojnë lidership politik të fortë dhe zgjidhje të jashtëzakonshme.  Rama ka ndërtuar një model qeverisës korruptiv, arrogant, grabitqar dhe shtypës. Do të konfiskojmë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale, si inceneratorët dhe të tjera si këto, e me këto para do të mbështesim financiarisht arsimin, punësimin e rinisë dhe familjet e reja", shtoi Meta. 

Në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë u miratuan disa ndryshime statutore, ku PL fut në statut referendumet brenda forcës politike. Për referendumet, u miratua edhe një rezolutë, përmes së cilës Partia e Lirisë angazhohet që të sanksionojë që ndryshimet në Kushtetutë, Mega-Projektet kombëtare, Ndryshimet në Kodin e Familjes, Mega-Projektet rajonale të financuara nga Njësitë e Pushtetit Vendor etj të bëhen vetëm përmes votimit të të gjithë qytetarëve. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Ndryshimet statutore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
Partia e Lirisë zgjedh 236 anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar (LISTA)

1667068352_Screenshot10.jpg

Në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë u votuan sot nga 722 delegatë edhe për 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, numër të cilit i shtohen edhe 5 anëtarë, të cilët janë pa votim (ex-officio), ku përfshihen 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Listën emërore të anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar, të zgjedhur sot nga Konventa Kombëtare e gjeni si më poshtë:

  • AGIM NESHO
  • EDMOND HAXHINASTO
  • EDMOND PANARITI
  • TEDI BLUSHI
  • ENDRIT BRAIMLLARI
  • MAJLIND LAZIMI
  • EDMOND HOXHA
  • PETRAQ MILO
  • YLLI DYLGJERI
  • ARDIT ÇELA
  • BRUNO LIÇO
  • DHIMITRAQ LAPA
  • ERJON MANE
  • LUAN KËRTUSHA
  • ALTIN KAZIAJ
  • ENON KARAPICI
  • BLENARD NONAJ
  • ERIOL BRAIMLLARI
  • KRESHNIK KOLNDREU
  • BESMIR HOXHA
  • BESNIK JAKAJ
  • DENIS HIDRI
  • PETRIT GJONI
  • ELTON ISMAILI
  • BLERDI LIÇAJ
  • DESIL JAÇAJ
  • AUREL HADAJ
  • DED NDRECA
  • EDMOND NDOU
  • EUGLEN MUSTAFALLARI
  • KLEVI POJANA
  • LUAN NEZHA
  • ERION MATO
  • GENTIAN ÇALA
  • ADRIATIK HOXHA
  • ARBEN ÇUKO
  • GJOVALIN BUSHI
  • ALBERT MALAJ
  • BAKI DERVISHI
  • HALIM PECA
  • AGIM MAKSUTI
  • EMILJANO ALEKSI
  • KLODIAN NASTIMI
  • ASTRIT DERVISHI
  • VALENTIN GJETA
  • KLODIAN GRADECI
  • GJETAN GJETANI
  • ARTAN DISTAFA
  • FAIK BASHA
  • ALDI FUSHA
  • LUAN QATO
  • EDISON DOÇI
  • TIMOLEO GËRDHUQI
  • VIRON BEZHANI
  • AFRIM DERVISHI
  • ENDER TRASHAJ
  • MUHARREM BERISHA
  • DIKENS BUSHAJ
  • ERION ÇANO
  • DORIAN OSMANAJ
  • ADMIR KADELI
  • ARBËR BASHKURTI
  • ARTUR BAKU
  • BESFORD DOREZI
  • ERMIR BUNGURI
  • ARTUR ALSTAFA
  • LUÇIAN QAFOKU
  • HYSNI CACA
  • YLLBARDH BODINAKU
  • SAMI DEDA
  • ARDIAN  ALUSHI
  • PETRIT SINAJ
  • PËRPARIM SPAHIU
  • ERALD ALIKA
  • ERMAL BRAHOLLI
  • REDI BERBERI
  • GANI BENDO
  • ARDIT SINANI
  • GENCI GJOKUTAJ
  • FATMIR SHPELLZAJ
  • ROBERT SEDARAJ
  • ALTIN TOSKA
  • VIKTOR TUSHAJ
  • NESIM SPAHIU
  • SHABAN SULÇE
  • VEHBI SHKJAU
  • FASLI ZHOLI
  • DASHAMIR XHIKA
  • SANJEL SKËNDERAS
  • ENDRI VRAPI
  • ERGEST ZIKA
  • ERVIS VATA
  • MARKO TUSHA
  • ARMANDO URUÇI
  • RONI TELEGRAFI
  • SHKËLQIM TAFA
  • DORIAN VELI
  • LAVDOSH ZEJNELI
  • LUIGJ TURMALAJ
  • ENIS VLLAMASI
  • LEFTER MALIQI
  • MOISI MUSABELLIU
  • DANIEL LASKA
  • ARBEN MUÇAJ
  • SILVA CAKA
  • ELONA GURI
  • KEJDI  MEHMETAJ
  • BRUNILDA PASKALI
  • KLAJDA GJOSHA
  • NORA MALAJ
  • ERIONA BIXHA
  • JORIDA PRIFTI
  • KONTJANA KUÇI
  • EGLANTINA METANI
  • ANXHELA LAMI
  • OLA MICI
  • ALMA DYRMISHI
  • FIONA METANI
  • SARA LLESHI
  • XHENSIKA GURI
  • ELONA DHIMA
  • ELDA MUSTAFA
  • LUISIDA MUHO
  • ERISELDA HOXHA
  • DILA PRENGA
  • EGLANTINA HOXHA
  • ESMERALDA DEMIRAJ
  • ALMIDA KOÇO
  • HYSNIJE KRYEMADHI
  • SONIA POPA
  • RUDINA MITA
  • ANA BICI
  • ELSA GUMENI
  • SAJMIRA LAÇI
  • SEMELA HOXHA
  • VALDETE MALAJ
  • ANILA HAXHIU
  • JUNA HOXHAJ
  • KLAUDIA KRASNIKA
  • ANISA BUNECI
  • SUELA DINELLARI
  • VENERA GURI
  • AURORA DASHI
  • EDLIRA ÇEKREZI
  • ANILA BASHO
  • ZHULJETA NGOTA
  • SABAETE HIDRI
  • LIRI DËMA
  • VALBONA BASHO
  • BRUNILDA HAXHIU
  • ELDA BALLABANI
  • MARJETA BIBA
  • MIRANDA RIRA
  • AURELA AGALLIU
  • RAJMONDA BELULI
  • BORUDINA BRAKA
  • MYRVETE ASQERIU
  • BLERTA PROGONATI
  • BRUNILDA SALAJ
  • DIANA BRAHIMASI
  • BENARDA BEQARAJ
  • JORIDA ROMAÇKA
  • AMELA SHKOZA
  • NERSIDA SHINDO
  • PRENDA SEJDIA
  • REXHINA LEKA
  • ENTELA SHKURTAJ
  • VALBONA SKËNDERASI
  • EDONA ZENELI
  • DANJELA TEMA
  • MIMOZA TRIMI
  • ARJANA HAKLAJ
  • MARSUELA XHUMARI
  • ELENI GRAMOZI
  • DENISA MEZINI
  • LORENA HOXHA
  • ANA AZIZAJ
  • BESJAN GJONAJ
  • DAJANA KOVAÇI
  • ERGYS MOLLAYMERI
  • VIVIAN GOLEMI
  • PANDI JANI
  • STELA HILA
  • KLEJDI LAJA
  • ALBAN KOLAJ
  • ANISA IBRAJ
  • ARLA MERJA
  • ETIONA HOXHOLLI
  • INDRIT KUKAJ
  • SARA ALVORA
  • KAMILA LERA
  • ADAN KABA
  • HAVA LIKAJ
  • KLODIAN DOKA
  • ADELAJDA GEGA
  • ANA GJIDIAJ
  • KATERINA BANO
  • KRISTIAN KINA
  • SARA CMETA
  • ANJA DURUZI
  • FRANKO HAKILJA
  • GEORGES GOSTIVISHTI
  • IVA ÇARÇIU
  • SARA KAU
  • ANXHELA ÇELA
  • KALVIN DERMYSHI
  • ARLA BRACAJ
  • BLERIM ÇIPI
  • EGLANTINA BAROLLI
  • MAGDALENI KACIDHE
  • DILARA ADANALI
  • MARKELA BERDUFI
  • EGLA AGOLLI
  • RENATO BASHOLLI
  • AVROLINDO ARAPI
  • MARKO DYMALI
  • SHKELQIM AJAZI
  • ERALDO BREGU
  • KLAUDIO MOLLAYMERI
  • LORENC NAKO
  • KEISI NGOLEMI
  • XHOEL NONAJ
  • KLAJDI RUCI
  • IOANA PETI
  • VIRON PETA
  • ELIDON PJETRI
  • FRENKLI PRENGAJ
  • LAURA SKURA
  • DAJANA SARAÇI
  • ISMERALDA SEIDOLLI
  • ANXHELA SHENAJ
  • EVALD SHEHU
  • SINAN SPAHIU
  • TOMSON TOTO
  • ALERT ZHURDA
  • FLAVIA ALLMETA
Ora 20:14
Partia e Lirisë publikon rezultatin e votimeve/ Ilir Meta konfirmohet kryetar i Partisë së Lirisë

1667061103_3118968066709705110648543889565909048952556n.jpg

Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë ka konfirmuar Ilir Metën si kryetar i PL, i cili ishte në garë me veten e tij me 719 vota. 

Ora 16:54
Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Meta voton për veten dhe Komitetin e ri Drejtues të partisë

 

Ilir Meta, i cili pritet që sot të konfirmohet si kryetar i Partisë së Lirisë, ka votuar para pak minutash për emrat e Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë por edhe për veten, duke qenë se është kandidati i vetëm në garë për lider të forcës së tij politike.

“Përmes këtyre zgjedhjeve hedhim një hap të rëndësishëm për të formësuar lidershipin e ri të partisë, një lidership fitues, frymëzues, dhe një lidership që i përket të rinjve”, tha Meta menjëherë pas votimit.

Ora 12:41
Meta prezanton modelin ekonomik: Do rrisim pagat çdo vit, do ulim barrën fiskale! Propozojmë sistem fiskal për të thithur investitorë të huaj

 

Ilir Meta ka prezantuar modelin ekonomik që propozon Partia e Lirisë duke nisur nga rritja e pagave, ulja e barrave fiskale dhe sistemi fiskal për thithjen e investitorëve të huaj.

"Modeli ynë ekonomik mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek eksportet, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, si e vetmja mënyrë për thithjen e investimeve te huaja, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë,  tek kualifikimi i burimeve njerëzore për paga të jetueshme, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, tek zgjerimi dhe konsolidimi I shtresës së mesme të shoqërisë, si garante e një zhvillimi të qëndrueshëm, por edhe vetë mbrojtjes së demokracisë.

Ne do të miratojmë ligjin për indeksimin e pagave në raport me inflacionin dhe rritjen ekonomike, rritje e pagave që do të realizohet cdo vit. Në kushtet e krizës ekonomike aktuale ne propozojmë të ulim barrën fiskale për individët dhe bizneset, për të formalizuar ekonominë, për të ulur çmimet, për të stimuluar konsumin dhe prodhimin vendas. Një prioritet i rëndësishëm për ne, është rikthimi i shërbimeve publike më të domosdoshme pranë qyteteve dhe bashkive.

Partia e Lirisë mbështet fuqishëm garantimin e votës për Diasporës, por edhe do të hapim dyert për profesionistët e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen, që të vijnë të investojnë në Shqipëri. Për Partinë e Lirisë, një prioritet imediat është krijimi i Zonave të Lira Ekonomike në Shqipëri. Ne propozojmë një sistem fiskal dhe doganor favorizues për krijimin e zonave të lira ekonomike dhe teknologjike, me potencialin për të thithur investitorë të huaj serioz dhe të fuqishëm. Familjeve të reja do ti sigurojmë strehim me kredi të buta, ndërkohë ne propozojmë rritje progresive të bonuseve për fëmijën e dytë dhe të tretë, si një politike për të nxitur lindshmërinë", tha Meta.

Ora 12:25
Premtimi i Metës: Kemi model ekonomik që rrit punësimin dhe mirëqenien! Do ulim koston e jetesës

 

Ilir Meta ka premtuar se Partia e Lirisë ka një model ekonomik të qartë që do të sjellë rritje punësimi dhe mirëqënieje, si dhe do të ulë koston e jetesës.

“Ne kemi një model ekonomik shumë të qartë në programin e Partisë së Lirisë. Modeli ynë ekonomik do të balancojë rritjen e prodhimit me rritjen e konsumit. Rritja e prodhimit do të mbështetet nga rritja e investimeve publike produktive, dhe nga rritja e investimeve private.

Modeli ekonomik do të mbështetet në përdorimin me efektivitet të fondeve publike, duke rritur investimet dhe shpenzimet sociale me qëllim themelor rritjen e mirëqenies së qytetarëve të të gjitha shtresave.

Modeli ynë ekonomik nuk do të lejojë kurrë marrjen e borxheve për investime fasadë të cilat kanë ulur produktivitetin e borxhit.  Mdeli ekonomik i Partisë së Lirisë vendos në qendër qytetarin si përfitues të rritjes ekonomike, të përfitimit nga shfrytëzimi i burimeve natyrore, të përfitimit nga investimet publike dhe nga të ardhurat e taksave që ata vetë paguajnë.

Rritja e punësimit dhe e mirëqenies, dhe ulja e kostos së jetesës do të jetë në qendër të politikës ekonomike dhe përgjigja më e fortë ndaj varfërisë”, tha Meta.

 

Ora 12:24
Ilir Meta: Përgjegjës për krizën energjetike dhe çmimet e larta është Edi Rama! Kujdeset të mbushë xhepat e tij

 

Edhe në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur tek Edi Rama duke e cilësuar përgjegjës për krizën energjetike dhe cmimet e larta.

“Përgjegjësia për krizën energjetike dhe çmimet e larta të energjisë për konsumatorët kanë vetëm një emër, atë të Edi Ramës që në 10 vjet si Kryeministër është kujdesur vetëm për të mbushur xhepat e tij duke zbrazur xhepat e familjeve shqiptare dhe duke i kthyer kompanitë shtetërore, KESH, OSSHE, etj., në kompani korruptive dhe elektorale”, tha Meta.

Ora 12:13
Meta citon Papa Françeskun: Liria nuk është e drejta për të bërë çfarë kemi dëshirë, por mundësia për të bërë gjënë e duhur! T'i japim shqiptarëve lirinë e grabitur

 

Ilir Meta ka nisur fjalën e tij në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë me thënien e Papa Franceskut. Më pas theksoi se ëstë e rëndësishme që të gjithë të punojnë dhe t’i japin shqiptarëve mundësitë e mohuara dhe lirinë që e cilëson të grabitur nga Rilindja.

“Papa Françesku ka thenë “Liria nuk është e drejta për të bërë çfarë kemi dëshirë, por mundësia për të bërë gjënë e duhur”… Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë të gjithë së bashku të bëjmë gjënë e duhur për të mbrojtur lirinë e çdo qytetari dhe të shoqërisë tonë nga ‘burgosja’ e saj.

Partia e Lirisë është alternativa e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe shpritin e lirë dhe patriotik. Misioni ynë është tu japim shqiptarëve lirinë e grabitur dhe mundësitë e mohuara për të jetuar me dinjitet dhe të lirë në Atdheun e tyre.

Ndaj ne do të bëjmë çdo sakrificë për të ndaluar shpopullimin, këtë hemorragji që po vret vitalitetin, energjinë e Shqipërisë, të rinjtë dhe profesionistët, e që po kërcënon identitetin dhe të ardhmen e kombit dhe familjeve tona.

Sot, së pari qytetarët presin prej Partisë së Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku po jetojnë. Ky është borxhi më i madh që u kemi qytetarëve qysh pas rrëzimit së diktaturës komuniste në fillim të viteve 90’…

Koha nuk pret më! Koha është tani, që Partia e Lirisë dhe Opozita e Bashkuar t’i japi fund sundimit të regjimit që u ka rrëmbyer liritë shqiptarëve. Ndaj Partia e Lirisë angazhohet solemnisht, ti japë fund sundimit të regjimit, për të vendosur sundimin e ligjit!” – tha Meta.

Ora 11:57
Miratohet Rezoluta në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë! Blushi: Referendumi, mënyra e vetme e qytetarëve për të shprehur sovranitet

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka prezantuar Rezolutën në Konventën Kombëtare duke vënë theksin te Referendumi. Sipas tij, qytetarët mund të shprehin sovranitetin me Referendumin sa herë pushteti i bllokon llogaridhënien. Rezoluta u miratua me unanimitet të plotë.

“Në sistemet demokratike populli ka sovranitet të plotë për t’u shprehur dhe vendosur për ligjet e vendit, të zgjedhë me votë të lirë qeverisjen dhe ta kontrollojë në çdo kohë atë.

Në kushtet kur qeverisjet bllokojnë llogaridhënien dhe uzurpojnë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e lirë, qytetarët kanë vetëm një mënyrë demokratike që të shprehin sovranitetin e tyre: REFERENDUMIN!

Duke vlerësuar se:

- Rendi kushtetues është tronditur si kurrë ndonjëherë, gjatë dy dekadave të fundit;

- Qeverisja në mënyrë autokratike bën gjithçka për të grabitur dhe blerë vullnetin e qytetarëve nëpërmjet përndjekjes dhe kërcënimit me privime nga të drejta jetësore të individit apo familjes së tyre, si ato të punësimit, të të ardhurave apo të pronës, duke angazhuar haptazi botën e krimit në grabitjen e pushtetit;

-Qeverisja shkel me arrogancë, haptazi dhe qëllimshëm ligjet, rregullat dhe ligjin themelor të shtetit, Kushtetutën;

- Kasta në fuqi grabit pronën publike dhe atë private në funksion të pasurimit të tejskajshëm të saj;

-Qeverisja ka eliminuar plotësisht llogaridhënien përpara qytetarëve dhe në çdo nivel të saj;

-Qeveria ka krijuar një ekonomi publike në funksion vetëm të pasurimit të kryeministrit dhe klanit pranë tij, duke sjellë dëme dhe defekte të rënda në funksionimin e qendrueshëm të ekonomisë kombëtare;

-Qeveria ka fuqizuar pak grupe biznesi të lidhura me krimin dhe grupe mediatike në shërbim të verbër të qeverisjes dhe propagandës me qëllim deformimin dhe manipulimin e opinionit publik;

-Kushtetuta është miratuar me Referendum nga populli shqiptar në 22 nëntor 1998 ndërsa amendimet e çështjeve thelbësore të saj nuk janë miraturar me referendum;

-Pas miratimit të Kushtetutës në vitin 1998, mungesa e vullnetit politik ka krijuar situatë të rëndë dhe absurde, duke i mohuar  shqiptarëve të drejtën për të vendosur vetë përmes Referendumit për çështje me rëndësi kombëtare;

-Në 24 vite pas miratimit të Kushtetutës asnjë propozim për referendum nuk është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë;

-Politika dhe shumicat qeverisëse kanë bllokuar ushtrimin e drejtëpërdrejtë të vullnetit popullit për të vendosur vetë.

Partia e Lirisë angazhohet për:

 -Kthimin e vendit në normalitet demokratik, ku vullneti i qytetarëve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridhënien e saj, duke zbatuar Referendumin si formën më të lartë të demokracisë direkte dhe si garantor se vullneti i qytetarëve nuk do të merret peng nga keq-qeverisja;

-Marrjen e të gjitha nismave ligjore për miratimin e Ligjit për Referendumet, me qëllim zbatimin real të kësaj të drejte kushtetuese themelore.

-Ndërmarrjen e çdo veprimi për institucionalizimin e referendumit, të këtij instrumenti thellësisht demokratik me efekte të shumëfishta, në drejtim të përmirësimit të qeverisjes, llogaridhënies së saj përpara qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese, angazhimit cilësor civil dhe politik të qytetarëve në politikë-bërje dhe rritjes së besimit të humbur të qytetarit te politika.

-Ndërmarrjen e çdo veprimi ligjor e institucional për miratimin e rregullave sa më të thjeshta të kuadrit ligjor, për organizimin e shpejtë dhe pa pengesa të Referendumeve Kombëtare dhe Lokale.

Duke patur parasysh se Referendumi është instrumenti funksional i vetëm i demokracisë së drejtëpërdrejtë për çdo  çështje me rëndësi lokale apo kombëtare,

Partia e Lirisë do të sanksionojë në legjislacion që:

-Çdo ndryshim/amendim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të mos bëhet më vetëm nga deputetët.

Ndryshimet në Kushtetutë duhet të realizohen vetëm përmes Referendumit, që është edhe vullneti i drejtëpërdrejtë i popullit.

Kushtetuta është miratuar nga populli me Referendum në vitin 1998, ndaj çdo gërmë apo nen i ndryshuar i saj duhet të ratifikohet përmes shprehjes së vullnetit të qytetarëve;

- Mega-Projektet kombëtare me vlerë prej qindra miliona eurosh, që zënë një përqindje të lartë shpenzimesh nga Buxheti i Shtetit, duhet të marrin miratimin e popullit. Nuk mundet që një kontratë  koncesionare që prek jetën e qytetarëve dhe ndikon në mënyrë të ndjeshme në ekonominë e vendit për periudha të gjata kohore për 30- 99 vjet të miratohet vetëm nga qeveria,  ndërkohë që janë qytetarët shqiptarë ata që paguajnë nga xhepi i tyre për këto projekte;

- Ndryshimet në Kodin e Familjes, projektligjet që kanë të bëjnë me institucionin e familjes, prindërimit dhe birësimit, nuk mund të bëhen vetëm nga politikanë apo ligjvënës, që mund të kenë axhenda të caktuara personale, politike apo ideologjike, por duhen vendosur e sanksionuar nga populli përmes Referendumit sepse vetëm populli mund të vendosë mbi vlerat  universale dhe morale, traditat e institucionit të martesës, modelin e familjes, dhe mënyrën e prindërimit. 

- Të gjitha objektet, zonat, pasuritë kombëtare me vlera universale, sitet arkeologjike, të klasifikuara si trashëgimi kulturore dhe pasuri kombëtare të mos jepen në përdorim, të të tretëve apo me koncension pa miratimin e vullnetit popullor përmes Referendumit.

- Mega-Projektet rajonale të financuara nga Njësitë e Pushtetit Vendor duhen miratuar, përmes Referendumit, nga banorët e njësive vendore ku zhvillohet aktiviteti i këtyre projekteve dhe investimeve, ose përmes referendumeve kombëtare kur çështje të kësaj natyre kanë efekte në nivel kombëtar.

- Përmes Referendumit qytetarët do të vendosin për ruajtjen e identitetit dhe të ardhmen e qytetit të tyre sidomos për objekte dhe site arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore.

Referendumi është instrumenti më demokratik që i garanton lirinë sovranit.

Për Partinë e Lirisë do të jetë gjithmonë e shenjtë e drejta e popullit, për të ushtruar sovranitetin e tij, për të vendosur vetë dhe për të mos ja lënë në dorë pushtetit të radhës fatin e tij dhe të fëmijëve të tij", tha Blushi.

Ora 11:23
Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, Referendumi pjesë e ndryshimeve statutore që miratohen sot

 

Në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë do të miratohen ditën e sotme ndryshimet staturore. Report Tv mëson se aty përfshihet referendumi, i përmendur shpesh në daljet publike të Ilir Metës. Referendumi thirret kur e kërkojnë të paktën 5000 anëtarë të Partisë së Lirisë.

Ndërsa nuk është suprizë që postin e kryetarit të Partisë së Lirisë do ta marrë Ilir Meta pasi nuk ka asnjë kandidat përballë.

Ora 11:19
Nuk ka asnjë kandidat përballë për postin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta: Tregon besim për lidershipin tim! Nuk bëjmë dot gara fiktive

 

Ilir Meta ka folur para mbledhjes së Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë duke thënë se është tepër i rëndësishëm sepse do të ketë vendime që kanë rëndësi të madhe. Do të nisë me ndryshime statutore, mes të cilave dhe referendum që do të jetë i përcaktuar në statut.

Ilir Meta tha se Partia e Lirisë ka angazhimin madhor që të rinjtë ti mbajë, ti kthejë këtu dhe të krijojë të gjitha mundësitë që të rinjtë tanë të jenë lokomotiva e transformimit të shpejtë dhe të jenë bufrimi i lumturisë dhe i mirëqënies.

Teksa nuk ka asnjë kandidat përballë për postin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Meta tha se është shenjë besimi për lidershipin e tij.

“Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do ketë zgjedhje për kryetarin e PL dhe strukturat. Falenderoj komitetin që gjysmë ore më parë përfundoi misionin. Sot do të votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë. Komiteti drejtues dhe kryesia, padyshim dhe kryetarin. Nuk shpikim dot kandidatë dhe s’bëjmë dot gara fiktive. Është tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim. Do ta justifikoj me përgjegjësi maksimale. Do fuqizohet roli i të rinjve do jenë të përfaqësuar më shumë se 30 përqind në Struktura. Kudo në çdo nivel të rinjtë më të talentuar të jenë atj”, tha Meta.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALB Patriot: 29/10/2022 18:18

    FITORJE 99,99 %

    Përgjigju
  • Luigji: 29/10/2022 16:05

    Gare reale!!!!! Dy jane arsyet e nje gare te tille ose je pronari i klanit ose ke bashkuar rreth teje njerz te pa afte. Mund te sugjeroja nje emer te ri per partine tende P.U ( partia e un_ it

    Përgjigju
  • Fatmir: 29/10/2022 15:46

    Rrace spiunesh

    Përgjigju
  • arian: 29/10/2022 13:53

    akoma gjall qenka ky thropi i lalzit shko er pall se ste beson njeri ty

    Përgjigju
  • Begu: 29/10/2022 12:57

    PO LSI-ne,tash Partia e lirise, eshte aset politik personal familjar,Kete mun dt'ia merr vetem Monika,gruaja e tij me se largu,Eshte trashigimi famljare-prone politike biznesore,me disa argat trambolina qe mund te vallezojne rreth pronrit Meta-Monika.

    Përgjigju
  • Likja: 29/10/2022 11:58

    Leshelija eshte kthyer ne liri

    Përgjigju
  • Alfons: 29/10/2022 11:00

    Kto jane te marre fund si parti vallaj

    Përgjigju
  • Olti: 29/10/2022 10:13

    Le te lodhen kot se nuk i beson njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri