“La Croix” ka botuar, të premten e 15 nëntorit 1912, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me protestën e shqiptarëve kundër kryeministrit serb Pashiq, si dhe reagimin e tyre kundër burgosjes dhe shfarosjes së bashkatdhetarëve të tyre në Kosovë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Vjenë, 14 nëntor.

— Neue Freie Presse mori nga organizata kombëtare shqiptare shkresën e mëposhtme nëpërmjet Kataros (Kotorrit) :
“Në emër të Shqipërisë, ne protestojmë kundër akuzave të rreme dhe ofendimeve të bëra nga z. Pashiq, President i Këshillit të Ministrave të Serbisë, ndaj Shqipërisë.
Shqiptarët protestojnë kundër burgosjes dhe shfarosjes së shqiptarëve në Vilajetin e Kosovës. Disa shqiptarë, të burgosur lufte, janë vrarë gjithashtu në fshehtësi.
Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë copëtimin e vendit të tyre. Në rast të kundërt, ata do të zgjedhin vdekjen.
Tre milionë shqiptarë kërkojnë ndihmën e Evropës së civilizuar dhe të diplomacisë për të ruajtur lirinë dhe integritetin e territorit të tyre.”
“Gëzuar 12 vjetorin e pavarësisë Kosovë !” – Aurenc Bebja, Francë
Komente

