Debate në Kuvend për krizën energjetike/ Qeveria: Në tetor u konsumua 5% energji më pak se vjet! PD: Në 8 muaj shpenzuat 330 mln euro! Pse nuk ngrini HEC e Vlorës?

Qeveria thotë se në muajin tetor, është konsumuar 5% më pak energji elektrike se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por për opozitën, janë keq-menaxhuar prodhimet nga hidrocentralet që PD merr meritat për ndërtimin e tyre.

“Nga 1 Tetori deri më 17 tetor, 5% më pak konsum krahasuar me një vit më parë. Vijnë nga sjellja e qytetarëve që ju i nxisni të mos marrin parasysh strategjinë e kursimit, vetëm ju jeni kundër strategjisë europiane, i bëni thirrje qytetarëve që të mos kursejnë.  Në kohën tuaj kishim më shumë errësirë se sa drita”, tha ministrja e energjisë.

Deputeti i PD, Helidon Bushati iu kundërpërgjigj duke ngritur pyetjen përse nuk vënë në funksion HEC e Vlorës sepse kostoja do të shkonte 15 milionë euro ndërsa për energjinë kanë shpenzuar 330 milionë euro në vetëm 8 muaj.

Në replikën ndaj tij, ministrja e Energjisë e ironizoi duke i thënë se nuk duhet të marrë të dhënat e ‘cunave të Vaut të Dejës’.

“Meqënëse nga Vlora nuk të japin informacion, po të sqaroj për anijet prodhuese të energjis, futu pak në internet, se ndihmon veten dhe nuk dezinformon publikun, dhe në Berlin, edhe në lumë janë vendosur anije që prodhojnë energji”, tha Balluku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Gjiknuri: Të flasë PD për temën e energjisë është si të flasë varrmihësi për shëndetin e kufomës

 

Sekretari i Përgjithshëm i  PS Damian Gjiknuri deklaroi se qeveria shqiptare po bën çdo gjë për të mbrojtur buxhetet familjare nga kriza e çmimeve që ka prekur gjithë botën. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Gjiknuri theksoi se pavarësisht situatës botërore si pasojë e luftës në Ukrainë, buxheti i shtetit është ai që kompenson të gjithë efektet e çmimit të energjisë.

Gjiknuri tha se ishte pikërisht qeverisja demokratike ajo që falimentoi sektorin energjetik shqiptar. 

“Të flasë Partia Demokratike për temën e energjisë është si të flasë varrmihësi për shëndetin e kufomës. Këtë e kam për Saliun sepse ai qe varrmihësi i sektorit energjetik. Unë kam pasur rastin ta përjetoj sepse më qëlloi të isha ministër në atë kohë kur dorëzuat qeverinë dhe pashë sesa thellë e kishit futur ‘kufomën energjetike’ në varr dhe sesa mund u desh për ta ngjallur atë. Ju zotërinj nuk duhet të flisni për energjinë sepse gjysma energjisë në kohën tuaj, vidhej dhe humbej. Ju e shitët sektorin energjetik. Ju e falimentuat OSHEE, CEZ-in e asaj kohe. Kur flisni për çmime dua t’ju them disa fakte që mbase koha ka bërë që njerëzit ti harrojnë por dua ti kujtoj. Ju që mburreni për fashat e energjisë, ju jeni ata që e futët fashën e energjisë. Ju jeni ata që e rritët çmimin e energjisë nga 4.4 lekë në 7 lekë. Kur e privatizuat fashën  e latë 13.5.  Dhe e dini sa ju dilte çmimi mesatar?, ju dilte 9.7 lekë”, deklaroi Gjiknuri.

Gjiknuri solli skandalin e privatizimeve gjatë qeverisjes në PD duke shitur nën kosto HEC-et.

“Ju shitët 87 mega Bistricën, Shkopetin, Ulzën, hidrocentrale të investuara. Kreditë e marra nga Koorporata Elekro-Energjetike, kredi që kam përshtypjen vazhdojnë të paguhen dhe sot, se kur isha ministër vazhdonin paguheshin. A e dini me sa i shitët? Me 1. 3 milionë euro mega, ndërkohë hidrocentralin që është afër Dajtit, Lanabregasin, e shitët me 3 milionë euro mega. Pra, tamam një shitje nën vlerë dhe çfarë hidrocentralesh të rinovuara dhe sidomos ato të Bistricës, ato si TEC-e gjithmonë kanë ujë. Ky është një krim që e keni bërë sektorit energjetik. A e dini se po ti kishim sot ato HEC-e, nuk do të kishe fare nevojë kjo fashë, po të ishin ato 80 mega që ju keni shitur në mënyrë kriminale. Sot nuk do të kishe nevojë fare për atë fashën”, deklaroi Gjiknuri.

Ora 16:07
Protesta e pedagogëve, Tabaku: Janë në të drejtën e tyre, qeveria ato që i ka kundër u sul Tatimet

 

Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u ndal tek protesta e pedagogëve për të cilën tha se është një protesta e drejtë, ndërsa u shpreh se kushdo që sulmon ato që japin mësim, po dekurajojnë arsimin. Megjithëse drejtoria e Tatimeve po kryen një kontroll për pagat e padeklaruara në institucionet arsimore private, Tabaku tha se kjo është një formë presioni nga ana e qeverisë për ato që protestojnë.

‘Në këtë sallë në 2015 miratuan një Reformë për Arsimin e lartë. Reforma nuk qe vetëm një ligj i miratuar nga qeveria që i jepte asaj pushtet dhe përgjegjësinë ja vinte institucionit. Ajo që ndodh sot me universitetet nuk është as neoliberalizëm, por klientelizëm i pastër politik. Ndërkohë që nafta shkon mbi 200 lekë për litër nuk e ka luksin pedagogu që të ngrejë zërin. A i keni dëgjuar ndonjëherë qeverinë që të sulmoi ato kompani që marrin tendera. Rritja e pagës së mësuesve nuk ka asnjë ndryshim. Çfarë potenciali mund të ketë universiteti kur janë duke mbijetuar për paga. Nuk e di se kush proteston sot, por besoj se nëse sulmojmë sot atë që jep mësim, sot po dekurajojmë arsimin. Ato që janë kundër u nisin tatimet. Një operacion i tatimeve ka nisur për të kontrolluar pagën. E drejta për të protestuar shkelet me dy këmbë. Kushdo që proteston duhet të marrë atë që kërkon. Qeveria duhet të vendosë prioritete. Duhet të vendoset një balancë. Unë e kam të qartë që qeveria ka vendosur balancë tek e dyta. Dëgjojeni protestën e pedagogëve si në të drejtën e tyre. Po vujanë pasojat e krizës dhe keqmenaxhimit.’- tha Tabaku.

Ora 14:31
Spiropali-Berishës: Varrmihësi i sistemit elektroenergjetik shqiptar! Sot s'do kishim nevojë të blinim energji nëse s'do kishit shkatërruar asetet

 

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas fjalës së Berishës duke i renditur një sërë faktesh që i cilëson të pakundërshtueshme dhe që rrënuan sistemin.

“Sapo foli varrmihësi i sistemit elektroenergjetik shqiptar. Nuk qeshim dot se është për të qarë. Dua t’i rendis disa fakte të pakundërshtueshme. Nuk po e nis nga fillimi i viteve 90 por e gjithë ajo stuhi mbi energjinë elektrike rrënoi bazat komerciale dhe tregtare të sistemit elektroenergjetik shqiptar.

Me faktet për dorëzaninë e privatizimin le të merret SPAK por fakti është që në 2012 dhe në fillim të 2013, ky kryeministër i bënte thirrje CEZ të hapte dritat. Këtë kontroll kishit ju. Qeveria juaj vendosi shitjen dhe demontimin e termocentralit të Fierit, e shiti për skrap. Po të bësh llogari sot, TEC i Fierit do ishin gjërat ndryshe.

Po të ishin këto asete, del që nuk do të kishim sot nevojë për import por do mund t’i plotësonim nevojat tona. Pasi e rrënuat sistemin, ju na flisni sot për performancën e OSHEE”, tha Spiropali.

Ora 14:12
Debati në Kuvend për fashën 800Kwh dhe krizën energjetike, Balla merr si referencë vilën e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla sqaroi se faturimi me fasha prek vetëm të pasurit, duke akuzuar Berishën se vetëm në një muaj në vilën e tij në Lalëz bën konsum marramendës të energjisë.

‘Kam marrë 2 fatura, të një qytetari të zakonshëm dhe të njërit që ka vilë në Lalëz. Në faturën e qytetarit të zakonshëm që ka harxhuar 457 KË, fatura është 55600 lekë të vjetra. Nëse do ia shisnim me çmimin e bursës, do të shkonte fatura 212 mijë lekë. Ndërsa një vilë e madhe në Lalëz që duke përdorur kondicionerin, faturën e ka 237 mijë lekë. Kësaj vilës për fat të keq i paguajmë 800 mijë lekë. E subvencionojmë 800 mijë lekë dhe natyrshëm. Është mbështetës i debatit në Kuvend kjo vila në Lalëz. Ne kemi marrë një vendim të vështirë që për konsumatorin familjar, për biznesin e vogël do ta paguajë qeveria, do ta marrë qeveria përgjegjësinë dhe në fakt në faturën e energjisë elektrike është mënyra më e mirë për të përballuar këtë krizë. Ju kam dëgjuar për ditë me radhë që thoni ku është lufta. Luftë ka o të dashur miq, bota demokratike është e gjitha në luftë. Meqë thatë pse nuk bëjmë ne si vendet e tjera. Ka shumë vende që po bëjnë atë që kemi bërë ne prej fillimit. Gjermania ka futur sot në procedurë parlamentare një ligj që kërkon që shteti federal të mbulojë faturën e energjisë elektrike dhe të gazit.’- tha Balla.

Ora 14:10
FOTO/ Çfarë mesazhi i tregoi Vasili që e shkriu së qeshuri Berishën

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili dhe Sali Berisha janë takuar në Kuvend dhe kanë pasur një bisedë të shkurtër mes tyre.

Ajo çka tërhoqi vëmendje është një moment, kur Vasili i tregon Berishës celularin e tij dhe ky i fundit shkrihet se qeshuri. 

Ora 14:06
Diskutimet për krizën energjitike, Berisha: Rama ka frikë të vijë në Parlament, eja mos u fshi pas Ballukut!

 

Në një kohë kur në Kuvend po diskutohet për krizën energjetike, Sali Berisha ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama. Berisha, është shprehur se Rama në fakt “ka frikë” të jetë prezent pasi ai, teksa tha se fshihet pas Ballukut.

“Mungesa e kreut të qeverisë i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike dhe të gjithanshme ndaj qytetarëve, ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike, ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet pas Ballukut, nuk mund të fshihet pas zonjave ministre. Të vijë këtu, të jap llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze që po ndodhin në këtë sektor. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të madhe. Ju po toleroni gjëra të pa tolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet pas zonjës Balluku”, tha Berisha.

Ora 13:59
Berisha debat me Ballën: O i pafytyrë s’mund të ndërhysh në fjalën time

 

Një debat ka pasur në Kuvend mes Sali Berishës dhe Taulant Ballës. Ky i fundit i ka ndërhyrë në fjalën e tij, teksa Berisha i foli ashpër, madje e quajti edhe “i pafytyrë”.

“Nëse ti i pafytyrë do ndërhysh në fjalën time, kjo s’bëhet kështu. Të kanë zgjedhë kryetare parlamenti, të të respektojnë kështu, ai bëhet kryetar parlamenti, nëse se bën dot ti detyrën të të shkarkojnë, po sa je aty të të respektojnë”, tha Berisha.

Ora 13:34
'Fasha 800 kilovat është e duhura', Ahmetaj: Qytetarët po kursejnë, janë ndërgjegjësuar

 

Deputeti socialist Arben Ahmetaj nga ‘Foltorja’ e Kuvendit është shprehur se vendimmarrja e qeverisë për fashën 800 kë/h është e duhura. Ai ka deklaruar se kjo masë e paralajmëruar, ka dhënë efekt pasi qytetarët kanë nisur që të kursejnë dhe të ndërgjegjësohen duke kursyer energji.

"Duhet t’i kthehemi çik në gjenezë debatit. Opozita po kërkon që potencialisht vendimi i qeverisë dhe ERE-s për të kapur 2 fasha konsumi të energjisë elektrike me qëllim progresivitetin dhe mbështetjen e shtresave në nevojë dhe ngarkimin me çmimin afër reales dhe jo reales të një shtrese që kalon mbi 800. Thelbi është mundësia financiare e qytetarëve dhe ana tjetër e diskutimit që është një shtyllë e cila nuk lëviz është konseguenca e luftës në Ukrainë, invazioni rus në Ukrainë në të gjitha shtresat ekonomike, europiane dhe sektorë që nga energjia deri te të fundit. Konseguenca është inflacioni. Vendimmarrja e qeverisë për fashën 800 është e duhur. Ka vepruar dhe iu referua dhe një nga deputetët e opozitës, ka pasur efektet e veta pozitive. Në janar konsumi i energjisë ka qenë 406. Sot në muajin korrik ka zbritur në 285. Qytetarët në mundësitë e tyre tregon më racionalë me shpenzimin e energjisë.
Subvencionimi është më i madh se ai që ju shikoni. Shqipëria është vendi që ka pasur të qartë subvencionimin e energjisë për popullatën që ditën një. Qeveria do vazhdojë të subvencionojë, por progresiviteti është në themel të vendimmarrjes.
Kjo është një faturë e një familjeje në nevojë. Realisht e keni këtu, emri nuk është por është kollaj e gjetshme.
Praktikisht me përllogaritje të thjeshtë faqe, qeveria sot këtij konsumatori që ka 128 kilovatë, e subvencionon gati 1 mln lekë të vjetra në vit. Imagjinoni sikur të shkojmë te mesatarja e konsumit që është 460 kilovatë, subvencionohet 4 mln lekë të vjetra në vit. Ju thoni Maqedonia po jep 100, ne po japim 300 e ca euro në muaj. Ne do vazhdojmë të subvencionojmë 350 euro në muaj, qoftë për familjen, qoftë për biznesin”, tha Ahmetaj. 

Ora 12:35
Dash Sula: Në hidrocentrale po prodhohet Bitcoin! Prokuroria të nisë hetimet

 

Deklarata të forta kanë ardhur në sallën e Kuvendit nga deputeti demokrat Dashnor Sula. Nga 'Foltorja', Sula akuzoi se në hidrocentralet e vendit po prodhohen kriptomonedha Bitcoin të cilat sipas tij po pasurojnë drejtuesit e institucioneve të energjisë. Ai iu bëri thirrje Prokurorisë dhe autoriteteve financiare që të nisin një hetim.

“Unë fshatar nga Peqini nuk kam çfarë të them kur flet dragoi. Me të vërtetë besoni te këto llogjet që thoni këtu në parlament. Mos rreni se është turp. Mjaft keni vjedhur, mos vidhni dhe dalin lekët për popullin. Kaq mor kaq.

Nuk u ngopët, punuat 8 vite për shtëpitë tuaja, këto 4 të paktën punoni për ne popullin e thjeshtë. Rusi ka ardhur, atje është, por mos i bëni rrugët 23 mln euro km. Se ajo firma amerikane nuk paska vjedhur te rruga e Kombit, tani te Skavica qenka burrë i mirë.

Mos e bëni atë instalacionin që kërkon kryeministri se është 4 mln euro. Mos harroni inceneratorët e pyetja ishte për atë që iku, a prodhon energji inceneratori i Elbasanit, thatë do na ndihmojë dhe do prodhojë energji. Jo. Pse? Se ka ikur në drejtim të paditur tjetri.

A e dini ju edhe kur fola për naftën që bëhet kontrabandë filluar me arsyetime kur të jepni shifra nga poshtë, i bëj thirrje autoriteteve të hetojnë duke filluar nga drejtuesit e OSHEE, dhe HEC-eve që prodhojnë Bitcoin që harxhon sa një qytet i tërë. Bitcoini po i pasuron këta drejtues institucionesh.

Harruat që kanë vdekur njerëz për 20 mijë lekë në burgje, dhe këta nuk i fusni në burg. Pse nuk i prekni me dorë këta. Kemi 10 vite në opozitë, nuk po fitojmë ne. Po ju them dhe një gjë. Ku është 3.3 mln euro që janë investuar në lumin Shkumbin, o qeveritarë a vlen një godinë 2.2 mln euro që nuk ezkistojnë.

Ju na thoni ne fukarenjve, përshesh po hamë. Aq shumë keni ngrënë dhe keni vjedhur se një pjesë e politikanëve u kërcet unaza e stomakut. Uleni pak dozën se është gjynah. Zonja ministre I kemi lënë institucionet me 60 mln euro borxh, sot është 200 mln euro. Fermat e Bitcin janë gropa të zeza të energjisë elektrike”, u shpreh ai.

Ora 12:04
‘Hum hum, mjau, ki ki ki’/ Ironia e Flutura Açkës, imiton kafshët në Kuvend: Dhe gomari për të pëllitur do më shumë minuta se ç’na jepni për të folur

 

Deputetja e PD, Flutura Açka ka imituar kafshët sapo ka marrë fjalën e saj në Kuvend. Me ironi tha se dhe gomari që pëllet kërkon më shumë minuta se sa i japin për të folur në foltore. Teksa i doli në mbrojtje Sandër Kovacit që drejton protestën e pedagogëve tha se qeveria gjurmon këdo në rrjete sociale.

“Dhe gomari jashtë për të pëllitur do më shumë minuta se sa kam unë për të folur këtu. Ju jeni shitës të mirë të katastrofave. Shihni ç’bëhet me pedagogët. Ka punuar në SHIK thotë. Çfarë të keqe ka? Ai ka të drejtë të protestojë. S’ke pse t’ja gjurmosh frymën. Ju gjurmoni çdo shqiptar në Facebook. Keni dashur të pushoni nga puna një edukatore kopshti se më ka bërë like. Shpresoj që një ditë shqiptarët t’ju vjellin nga hunda një ditë pushtetin tuaj”, tha Açka.

Ora 11:47
Balla ironizon takimin e negociatorëve për bashkimin e PD: Do takohen prap për përputhje

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar takimin e Edi Palokës dhe Gazment Bardhit për bashkimin e PD që të sghkojnë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët.

“Si ka mundësi që del ish kreu i PD, ish-kryeministri dhe I qan hallin Putinit, është e turpshme. U tha këtu se pse nuk bëjmë si bëjnë qeveritë e tjera, bota demokratike është në luftë me një aggressor që po vret dita ditës jjetë të pafajshme dhe ekonomitë e gjitha Europës. Ka shumë vende që po bëjnë si kemi bërë ne që prej fillimit. Gjermania ka futur sot një ligj që kërkon që shteti federal të mbuloj fatuart e enrgjisë për muajin dhjetor. Ju qeshit kur thonim se duhen larë rrobat me 30 gradë, Luli qeshte më bukur, Gazi me Palokën kanë nisur emisonin Përputhen por nuk u përputhën, do përpiqen sërish”, u shpreh Balla.

 

Ora 11:27
Bushati akuza qeverisë: Në 8 muaj keni harxhuar 330 mln euro për të blerë energji

 

Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati në fjalën e tij ne Kuvend akuzoi qeverinë për menaxhimin e krizës energjetike.

‘Do të tregoj me shifra që nga HEC private ke përfituar 534 milionë euro, privatizuam 4 HEC, por ndërtuam 423 HEC ato që sot ty të mbajnë sistemin në këmbë. Nuk është e vërtetë që kemi sjellë errësirën, hoqëm gjeneratorët që mund ti sillni ju. Këtu nuk ka krizë energjetike, por keq menaxhim energjetik. Konsumi në 2021 është më i larti, kemi prodhuar më tepër. Por çfarë keni bërë ju për të parandaluar këtë gjë? BE thotë diversifikim i burimeve të energjisë. Nuk keni bërë asgjë, është celësi për situatën e sotme, sikur të lëshonit licensat që duhet të kishit lëshuar nuk do kishim këtë gjendje. Në tregjet evropiane çmimi i energjisë elektrike lidhet me çmimin e gazit, kurse Shqipëria nuk ka lidhje, nuk kemi bërë asnjë hap për gazifikimin e vendit, nuk lidhet energjia me gazin këtu, por është vjedhja që  i është bërë sistemit, është mungesa e vizionit. Duheshin 15 milionë euro për ta vënë në fuksionim HEC e Vlorës, ke harxhuar më shumë se 300 milionë euro për energjinë nw 8 muaj, nuk gjetët dot 15 mln për HEC e Vlorës.’- tha Bushati.

Ora 10:50
Berisha bllokon foltoren e Kuvendit, kërkon 1 minutë heshtje për Lear Kurtin

 

Me të mbërritur në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha zaptoi foltoren e Kuvendit duke kërkuar të flasë jashtë rendit të ditës për të kërkuar 1 minutë heshtje për vdekjen në duart të policisë në Tiranë të 32-vjeçarit Lear Kurti.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj kërkoi që seanca të vijojë sipas rendit normal të ditës, ndërsa ndërhyrje nga vendi bëri edhe Flamur Noka duke theksuar se është vrarë një njeri dhe Berishës i duhet thënë fjala. Felaj i kërkoi të lirojë foltoren, pasi kuvendi ka grupe parlamentare dhe krerë grupesh parlamentare.

“Berisha ju lutem lironi foltoren. Ky kuvend ka grupe parlamentare dhe krerë grupesh parlamentare”, tha Felaj.

Ora 10:29
Kërkesa për debat lidhur me genocidin serb në Kosovë, Felaj: Nuk do të zhvillohet tani! Shehu kundërshton nga vendi

1666254175_Screenshot1.jpg

Në seancën plenare është vendosur që kërkesa e deputetëve për të bërë debat publik për genocidin serb në Kosovë të mos zhvillohet sot. Kjo u kundërshtua nga Tritan Shehu, por Ermonela Felaj sqaroi se vendimmarrja mbetet e kryetares së Kuvendit.

“Është vendosur që kërkesa për mocion të mos zhvillohet tani”, tha Felaj.

Shehu kundërshton nga vendi…

“Vendimmarrja ka qenë dhe mbetet e kryetares së Kuvendit sipas rregullores. Na lejoni të vijojmë me rendin e ditës”, përfundoi Felaj.

 

Ora 10:25
Shehu: Po kërkohet të na mbyllet goja! Keni frikë se zemërohet Vuçiç nëse ngremë cështjen e genocidit serb

 

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas fjalës së Ballës duke thënë se deputetët duhet të ndihen të ofenduar që po kërkohet t’i mbyllet goja. Shehu u shpreh se kanë frikë se zemërohet Vuçiç nëse ngrenë çështjen e genocidit serb.

“Ishte fjalim, nuk e kuptova çfarë ishte. S’mund etë fshihet e vërteta me mjegullnaja, me sofizma. Nëse bllokojmë diskutimin, mbyllim rrugën e diskutimit, cfarë do themi, pse bëhet kjo gjë. Keni frikë se na zemërohet Vuçiç nëse do të ngremë cështjen e genocidit serb, kjo është e vërteta Fjala e Ballës ishte pa rregullore dhe të gjithë deputetët duhet të ndihen të ofenduar që po kërkohet të mbyllet goja për një cështje kaq të rëndësishme. Të diskutojmë, të hapim debatin jo të tilla sofizma”, tha Shehu.

Ora 10:15
Fjalimi i Ramës në KiE, Shehu: Ishte pocaqi! Dëmtoi Kosovën! Balla: Po si nuk ke turp? Shko zgjo nga gjumi Berishën të vijë e të japë llogari

 

Fjalimi i kryeministri Edi Rama në KiE ka sjellë debate në Kuvend. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e cilësoi si ‘pocaqi’, sipas së cilit ka dëmtuar Kosovën. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, tha se opozita duhet të ketë turp dhe të kërkojë falje, teksa i tha që duhet 'të zgjojë Berishën dhe ta thërrasë e të vijë në kuvend e të japë llogari pse votoi pro raportit të Dick Marty'.

Shehu: Fjalim pocaqi i kryeministrit në Këshillin e Europës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë.

Balla: Kush është fjalimi Pocaqi? Të ç’bëjmë atë që keni bërë ju me në krye Sali Berishën? Të pastrojmë imazhin e copëtuar të Shqipërisë se në xhepat tuaj kanë hyrë rublat ruse që në 2008. Është faji juaj që kur u depozitua rezolutën mbi të cilën lindi rezoluta e Dick Marty dhe e miratuat në OKB. Turp nuk keni?! Si keni guxim?!

Si ka mundësi që merrni guximin të bëni këtë kur duhet të kërkoni falje? Është fakt që PD në pushtet bashkë me LSI e Ilir Metës në koalicion, në vitin 2011, 4 ditë pasi vratë popullin opozitar në shesh, vratë një rezolutë. E turpshme. Si ka mundësi që PD ende nuk sqaron këtë rrjedhë logjike? Duhet të dish, nuk ka Kuvendi i Shqipërisë asnjë detyrë tjetër sesa të çbëjë atë tradhti që i ke bërë ti, por ishte vetëm në 2009 se të hoqën, por Saliu në radhë të parë. Thirre, shko zgjoje nga gjumi, të vijë këtu e të japë llogari se si një rezolutë të inicuar në Moskë, PD, qeveria shqiptare e drejtuar nga PD as nuk e ka kundërshtuar. Përkundrazi, për turpin tuaj historik e keni votuar.

Dua t’ju them që Kuvendi është investuar në një prej dokumenteve më të rëndësishëm dhe gjej rastin të falenderoj kolegët e PD që e mbështeten dhe ti bëj apel të gjithëve që në të gjitha delegacionet parlamentare. Fjalimi i Ramës ishte gjëja e duhur në vendin e duhur se Shqipëria nuk është më vend i dorës së dytë. Të fokusohemi tek rezoluta që kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Mirëpres dhe angazhimin e kolegëve të opozitës.

Ora 10:06
VIDEOLAJM/ Mesazhi për deputetët para seancës plenare, të rinjtë të veshur me qese plehrash performojnë në oborrin e Kuvendit

 

Disa të rinj, të veshur me qese plehrash kanë dhënë një performancë në oborrin e Kuvendit. Aktiviteti i organizuar nga GIZ për mbrojtjen e mjedisit është një mesazh për deputetët që të diskutojnë për këtë çështje. Pas performancës, të linjtë kanë lënë për disa caste qeset e plehrave në tokë për t'i mbledhur më pas.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 20/10/2022 17:35

    kete plakun e mutit duhet me e heq fare nga shqiperia dhe nga politika se vetem gjera negative sjell

    Përgjigju
  • drilon: 20/10/2022 13:00

    Tritan PRASI, akoma nuk ke kuptuar gje se po te rish me Sali non graten keshtu do flasesh, plere mbete mor gagac i ndyre.

    Përgjigju
  • Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 20/10/2022 12:55

    O popull Shqiptar shikoni kriminelin hajdut malok Salhe bajgën se sa fundërrin është. Ore po nuk kuptoj pse nuk futet në burg ky lloj monstre. Po ky ka kaluar çdo kufi njërzor. Po kjo është Shqipria e mbaruar.

    Përgjigju
  • GJENOCIDI BERISHIAN: 20/10/2022 12:45

    Nëse bëhet një përmbledhëje e numrit të viktimave në Shqipëri përgjat pushteteve të Berishës dhe nr.të viktimave në Kosovë përgjat regjimit të Millosheviqit shifrat do të dalin barazim mjafton vetëm të krahasohen masakrat ndaj familjes Jashari në Prekaz dhe Familjes Haklaj në Kërrënajë kur që të dy familjet ishin përfshi në luftën e Kosovës

    Përgjigju
  • Olsi: 20/10/2022 12:31

    Jemi teper te qarte qe saliu do vetem demtimin e vendit tone dhe asgje me shume, sa ishte ne pushtet vetem shkaterrim ka sjelle

    Përgjigju
  • dori: 20/10/2022 12:31

    Demtoi kosoven duke e mbrojtur ne nje konference te tille para gjithe europes ?

    Përgjigju
  • Flavia: 20/10/2022 12:30

    Vertete turp qe nuk e vleresojne fjalimin qe mbajti Rama, i vetmi qe ngriti zerin per ate balt qe ishte hedhur mbi clirimtaret e luftes

    Përgjigju
  • Goni: 20/10/2022 11:39

    Po tur nuk ke qe meresh vetem me vdekjet e njerzve o kriminel po haroen ato ne kohen tende qe nuk le gje pa i bere keti populli e do ti beshe per te shpetuar veten mor maskara.SaPer fjalimin ti Tan Preshi po ruan se mos te sekuestrojne universitetin Zoja e Kshillit te mire noterin dyqanet pallatin dhe hotelin prandaj ishte beter o komunist flet ti.po pse nuk i bete ju kur luftonin ucekja me serbet apo u bete me serbet turp tu vi po ku keni ju turp ju e keni ngrene me buk .po ku je o drejtesi po futi ne burg se ke prove fakte plote vetem per fukarenjt jeni

    Përgjigju
  • sabian: 20/10/2022 11:32

    Ja pra dhe kete here e shohim se sa e do Saliu te miren tone,turpp me vjen qe e kemi ne opozite kete njeri te shpifur

    Përgjigju
  • Gerti: 20/10/2022 11:31

    Ketu shohim te gjithe kush ben e kush jo per Shqiperine,Saliu asnjehere ska dashur te miren e popullit

    Përgjigju
  • Geni: 20/10/2022 11:30

    Ja pra ta shohin te gjithe se kush eshte Berisha,nje plakush qe eshte shpallur non grada

    Përgjigju
  • Aldo: 20/10/2022 11:01

    Ne kohen e ati shqipria mori per kot cdo institucion ishte mbushur me njerzit e tij e mbushnin xhepat nga populli i gjor

    Përgjigju
  • niko: 20/10/2022 11:00

    Berisha duhet te jap llogari per cdo deme qe ka shkaktuar ne vendin tone

    Përgjigju
  • Genti: 20/10/2022 11:00

    Kokrra e kriminelit shko e firmos ate raport, turp ti vi qe ja beri kete kosoves

    Përgjigju
  • alfred: 20/10/2022 10:59

    Bejne keshtu sepse po iu vjen ora te gjithe krimineleve

    Përgjigju
  • tiku: 20/10/2022 10:58

    Fiks te shkoj e te zgjoj Berishen i cili ka vrar e ka vjedh cdo shqiptar gjate qeverisjes se vet

    Përgjigju
  • Dea: 20/10/2022 10:58

    Saliu ishte zgjedhja me e gabuar qe ka ber ndonjeher vendi yn , nje keiminel si ai meriton te kalbet burgjeve

    Përgjigju
  • armend: 20/10/2022 10:43

    me vjen keq per ato njerez qe akoma mendojn se saliu rshte nje zgjidhje e mire per kwte vend rama po punon fort dhe shikojm qart qe ai po na con perpara

    Përgjigju
  • fjordi: 20/10/2022 10:42

    po ky esgte sali berisha ju qe e doni me gjithe shpirt tani ca do thoni

    Përgjigju
  • bjordi: 20/10/2022 10:41

    po e mire non grada vetm keq i ka bere shqiperis qe nga krimet vjedhjet dhebpadrejtesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen