Tensione e debate në Kuvend për ‘arrestimin e Ahmetajt’, nesër seancë e posaçme për kërkesën e SPAK! Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm

TIRANË- Pas orësh të tëra tensione, përplasje, akuza, e madje edhe ofendime, PD e PS ranë dakord që seanca e posaçme për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj të mbahet të premten në orën 10:00. Për të arritur në këtë vendim të Konferencës së Kryetarëve, seanca u parapri nga 4 orë debate e përplasje. 

Demokratët fillimisht kërkuan të votohej sot autorizimi për arrestimin e Arben Ahmetajt. Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar se çfarë ka thënë kreu i SPAK, Altin Dumani në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve. Sipas Bardhit Dumani ka deklaruar se Ahmetaj ka tentuar të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Vonesën për miratimin e kërkesës së SPAK, Bardhi e komenton sikur PS po i jep kohë Ahmetajt dhe se po bëhen bashkëpunëtore në krim.

“Është ajo që tha Dumani në mbledhje, prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputet, ish ministri, ish zv.kryeministri, ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dhe prokuroria kërkon arrestimin të menjëherë për të shmangur prishjen e provave. Këta zotërinj duan ekzatësisht këtë. Ti japin kohë Ahmetajt të prishë prova, të negociojë me Ramën. Të vijë Rama të tregojë ca ka folme Ahmetajn, si po shkojnë negociatat e dorëzimit të kontrolluar”, tha Bardhi.

Bardhi u shpreh se Rama po negocion me Ahmetajn për të shpëtuar 'kokën' e tij.

“Të lërë kafet në zyrë dhe negociatat me Arben Ahmetajn pastaj kalojmë tek shqyrtimi i kërkesës”, tha Bardhi.

“Këta zotërinj duan ekzatësisht këtë. Ti japin kohë Ahmetajt të prishë prova, të negociojë me Ramën. Të vijë Rama të tregojë ca ka folme Ahmetajn, si po shkojnë negociatat e dorëzimit të kontrolluar”, tha Bardhi.

Në replikë deputeti socialist Toni Gogu i kërkoi të mos nxjerrë sekretin hetimor. Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se nuk duhet të marrin heshtjen e tyre për dobësi, por PS nuk po flet në respekt të drejtësisë. Ministri tha se retorika e deputetëve të PD-së po i shërben krimit.

“Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me atë për të cilën në korrik të 2016 u pajtuam për të bërë reformën në drejtësi. Kjo që i bëni ju është shërbimi më i mirë që ju i bëheni krimit, se këto porosi keni marrë nga krimi dhe mesazhin e krimit e sillni këtu. Retorika politike e këtij krahut të djathtë i shërben krimit”, tha Manja.

Ndërkohë Elisa Spiropali mbrojti kryeministrin dhe i kërkoi SPAK të vijojë punën me drejtësi

"Në raport me kryeministrin Rama nuk ka asnjë gojë as argument që mund ta bëjë pis në raport me drejtësinë. Ju sulmoni institucionet e drejtësisë dhe e bëni të kompleksiohen. Uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën me drejtësi" tha Spiropali.

Opozita kërkoi edhe prezencën e kryeministrit Edi Rama në sallë, duke thënë se duhet të vijë dhe të japë llogari për inceneratorët dhe dhunën e fisit Rraja në Krujë.

“Kam bërë një kërkesë procedurale, të pezullohet seanca, thirr përgjegjësin e dy aferave, të mos fshihet pas Rrajës dhe Ahmetajt, dhe të japë llogari. Nuk mund ta kalojë në heshtje duke bërë sikur po zgjidh hallet e botës kur s’ka zgjidh hallet e korrupsionit parlamentar”, tha Bardhi.

Debati degradoi edhe në ofendime.

Ju jeni fasada e inceneratorëve... i nxorët të gjithë pa përgjegjësi nga Felaj te Gjiknuri”, tha Bardhi.

“Palaço”, tha Felaj.

“Palaço mua më ka thënë krye mafiozi yt dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë  e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute”, tha Bardhi.

Ndërkohë me 84 vota, 3 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Cucit nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Në vend të tij është emëruar Taulant Balla. Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.

Pak para se të arrihej më në fund dakordësia, ndërprerja për disa herë radhazi e seancës plenare nuk i qetësoi deputetët e opozitës të cilët nuk lejuan vijimin normal të seancës. Zëvendësuesi i Rrahman Rrajas në parlament, Arkend Balla u betua mes kaosit. As Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nuk u lejua nga deputetët të paraqiste raportin vjetor të institucionit.

Deputetët e opozitës akuzuan se për çështje të tjera, PS nxiton të përdorë forcën e kartonit, si ajo për ligjin e Kanabisit, të miratuar në komisionin e ligjeve, në një mbledhje të fshehtë, pa praninë e opozitës e pa kuorum, teksa paralel debate vijonte në seancë.

Në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë në Këshillin e Mandateve, PS dhe PD ranë dakord që t’i hiqnin mandatin e deputetit Arben Ahmetajt. Opozita e prezantoi që dje raportin e saj, ndërsa PS kërkoi më shumë kohë dhe tha se do ta paraqesë të premten, e ndërsa është vendosur që kërkesa e SPAK të futet rendin e ditës në seancën plenare të së hënës.

Çfarë kërkon SPAK?
Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” Bëhet fjalë për 400 faqe dosje ku krahas Ahmetajt ka dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
U emërua ministër i Brendshëm, Balla: Do ti shërbej me përulje çdo qytetari! Do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas votimit nga Parlamenti me 75 vota Pro të Dekretit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Balla shkruan se do ti shërbejë me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.

'Të dashur miq, do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonw. Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë.'- shkruan Balla.

Ora 21:03
Taulant Balla emërohet Ministër i Brendshëm, Kuvendi miraton dekretin e Presidentit me 75 vota pro

 

Me 84 vota, 3 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Cucit nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Në vend të tij është emëruar Taulant Balla. Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.

Çfarë u votua në seancën e sotme

Raporti i veprimtarisë së Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve për vitin 2022 votohet me 72 pro, 1 abstenim, 18 kundër

Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-SSigurimit të Shtetit për vitin 2022 votohet me 73 pro, 18 kundër, 1 abstenim

Raporti i veprimtarisë së INSTAT për vitin 2022 votohet me 72 pro, 18 kundër, 1 abstenim

Raporti i veprimtarisë së ILDKP dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022 votohet me 72 pro, 4 abstenim, 11 kundër

Raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë votohet me 73 pro, 17 kundër, 1 abstenim

Projektligji ‘Për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pa kthyera” votohet me 73 pro, 17 kundër, 2 abstenim

Projektligj ‘Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë lidhur me një hua koncesionale për programin ‘pëtrmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019’ votohet me 82 pro, 1 kundër, 1 abstenim.

Projektligji ‘Për disa shtesa në ligjin nr.107/2014 ‘për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’ i ndryshuar votohet me  21 pro, 72 kundër, 0 abstenim

Projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ne.55/2015 ‘Për investimet strategjike’ votohet me 22 pro, 72 kundër, 0 abstenim.

Ora 14:45
VIDEO/ Spiropali në Kuvend: Turp është kur pengohej drejtësia, jo standardy që kemi vënë ne

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e mbajtur në Kuvend ka akuzuar opozitën se kërkon të zëvendësojë drejtësinë në tribunën e Kuvendin duke degraduar fjalorin ndaj kolegëve. Spoiropali ka thënë se Standardi që ka vënë PS-ja është ajo që i ka lënë dorë të lirë drejtësisë të hetohet, e jo si dikur kur nuk ka ndodhur kjo gjë.

“Turp nuk është kur lihet drejtësia të veprojë, por kur drejtori i tatimeve nuk lihet të shkojë në burg, kur gardistët që vranë nuk liheshin të pyeten, ku në vendin ku hodhën në erë 26 njerëzve u ngrit fabrika e Boronicave.'- tha Spiropali.

Ora 13:56
Ishte parashikuar për të hënën, PS pranon kërkesën e PD! Nesër seancë e posaçme për Arben Ahmetajn në orën 10:00

 

Ditën e nesërme do të mbahet një seancë e posaçme në orën 10:00 për çështjen Ahmetaj. Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë PS aprovoi kërkesën e opozitës dhe seanca e posaçme do të zhvillohet nesër. 

Ora 13:45
Dash Sula: Me këto hunj e gojore që kanë ndodh, sot s’duhej të kishte parlament

 

Deputeti demokrat Dash Sula ka folur në Kuvend për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt. Sula kërkoi sërish që të futet në rend dite kërkesa e PD për të miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Sula tha se me këto hunj e gojore që kanë ndodh, sot s’duhej të kishte parlament, duke ju referuar skandalit seksual të Safet Gjicit dhe dhunën e Rrajave në Krujë për guroren.  

“Mblidhni komisionin e ligjeve për 5 minuta. Merrni vendim për drogën dhe nuk merrni vendim për arrestimin e Ahmetajt. Juve ju ka kap arroganca, nuk na llogarisni më. Sot nuk duhej të kishte parlament,. Sot duhej të ishin përmbysur tavolinat. Ca duhet të më, të futemi edhe ne opozita në burg që të kujtoheni që ekziston opozita. Duam të ngelë në dokumente, të protokollohet. Hidhe poshtë, i keni forcat e kartonëve. Pse e bëni një gjë të tillë. Me ngjarjet që kanë ndodh në Shqipëri, hunj, gojore, s’duhej të kishte parlament”, tha Sula.

Ora 13:44
Kaosi në Kuvend për dosjen Ahmetaj, Balla-Nikollës: Të mblidhet konferenca e kryetarëve t’i japim zgjidhje

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi që të ndërpritetet seanca plenare për pak kohë dhe të mblidhet konferenca e kryetarëve. Balla tha se duhet t’i jepet një zgjidhje kësaj çështjeje. Gjatë pushimit do të diskutohet çështja e Ahmetajt për tu futur në rend dite ose jo.

“Sula përmbajeni fjalorin sa të keni mundësi. Mendoj që të ndërpritet seanca dhe të bëjmë një konsultë dhe të mblidhet konferenca e kryetarëve. Mendoj se të gjtihë kemi dëshirën e mirë për të gjetur një zgjidhje.”- thotë Balla.

Ora 13:35
Sërish tensione në Kuvend, Opozita afrohet në Foltore dhe nuk lë Lavdrim Krashin të flasë! Rrethohen nga garda

 

Deputetët e opozitës vijojnë me bllokimin e seancës në parlament. Ata nuk kanë lënë deputetin e PS, Lavdrim Krashin. U afrua edhe garda.

Ora 13:32
Tabaku e ashpër ndaj mazhorancës: Të isha si ju ulja kokën se do më vinte turp, jeni njolla më e madhe e këtij vendi! I morët zgjedhjet me Rrahmanët e politikës e biznesit

 

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur ashpër ndaj qeverisë të cilët i akuzoi si të turpshëm dhe imoral.

“Çfarë ndodhi me sistemin që do perfeksionin ju? Sa nga të fortët e politikë dhe në biznes. Unë të isha deputete socialiste do ulja kokën dhe do u kërkoja ndjesë shqiptarëve për 480 mln euro që janë vjedhur dhe ju i mbroni. Sot duhet të fliste edeh ministrja e Fincave që ka qenë edhe drejtoreshë e Tatimeve. Me cfarë fytyre vini këtu dhe na bëni ne sërish përgjegjës? Me çfarë morali e argumenti?

Me ccfarë lartësie na flet sot Ulsi Manja për zgjedhjet që ka dosjen në prokurori. PS ka fituar me Rrahmanët e polikës dhe biznesit.  Sot parlamenti ka një njollë të tmerrshme turpi, e ka pasur politikanët dhe sot e ka kuvendi. Sepse sot numri dy në qeveri është arratisur me ndihmën tuaj. Ka ardhur momenti që të ndahen gjërat në politikë. Turp më të madh se e ka mbuluar parlamentin shqiptar e avokatët e korrupsionit më të madh, ato sot duhet të largohen me turp nga ky parlament.”-tha Tabaku.

Ora 13:27
Kuvend/ Gogu-opozitës: Doni të prishni procesin se e dinë çfarë po vjen! Jeni të turpshëm, e keni hallin se humbët zgjedhjet

 

Deputeti socialist, Toni Gogu ka reaguar ashpër ndaj akuzave të opozitës. Ai thotë se qëllimi i opozitës është të prishë procesin sepse e dinë se çfarë vjen më pas.

“Tani ka vetëm një arsye për këtë skenë të pahijshme dhe arsyeja është zgjedhjet. Ky zotëria që sot po bërtet (Bardhi) me shumë të drejtë kur ishte kryetar i statueve dhe mandatit të PD e mori dhe e lexoi siç donte vetë. Sot i thotë kryetares së kuvendit si zbaton rregulloren. Këta duan të prishin procesin se e dinë se çfarë po vjen nga pas. Ajo rregullore i jep deputetëve dy javë kohë, sepse  nesër do të vijë kërkesa për ty Bardhi dhe ti do proces të rregullt ligjor. Do vij për padrinon politik. Sepse ai zbatonte urdhrat e prokurorit të përgjithshëm kur ishte në detyrë. Këta sot kanë standard të dyfishtë që i bën me turp, më 6 mars këta thanë se që ishin zgjedhjet e drejta sepse fituan një bashki, ndërkohë më 14 maj këta thonë që procesi është i blerë nga ky dhe ai shkojnë nëpër dynja dhe gjejnë blerës votash. Ndërkohë e gjithë Rrogozhina flet sot që e mban e-Albania me qira dhe merret me ne që sapo kemi futur këmbët në parlament i bën bashkë. Lëreni ligjin të jetë i barabartë dhe mos shkelni rregulloren e kuvendin.”- thotë Gogu.

Ora 13:24
Opozita nuk lejon Celibashin të flasë! Bardhi: S’ka nevojë! Miratoni kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, Rama rri bën plazh në Dhërmi

 

Deputeti Gazment Bardhi ka vijuar këmbënguljen në seancë që të kalohet për votim kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Madje, opozita nuk lejoi që Ilirjan Celibashi të prezantojë raportin e KQZ për vitin 2022. Bardhi tha se s’kanë nevojë ta dëgjojnë, vetëm nëse flet për tendera do e dëgjojnë.

Bardhi tha se po minohen të drejtat e opozitës, ndërsa për kreun e qeverisë u shpreh se është duke bërë plazh në Dhërmi.

“S’kemi nevojë për raportimin e Celibashit, të vijë të raportojë për tenderit, për gjëra të tjera s’ka nevojë. Seanca nuk vijon nëse nuk respektoni të drejtat e opozitës. Kemi paraqit një kërkesë, rrëzoje po të them. Parlamenti nuk është zoti juaj. I shpërndani milionat sipas shkove e miqve, por të drejtat e opozitës nuk i mohoni as ju e as Rama që në këtë moment është duke bërë plazh në Dhërmi”, tha Bardhi.

Nikolla i shpjegoi se përse nuk e kalojnë në votim kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

“Nuk e hedh në votim kërkesën që s’ka substancë. Ka dy momente që bie ndesh. S’janë njoftuar deputetë me raportin, nuk është shpërndarë raporti. Vendosëm në këshillin e mandateve që do bëhet ditën e hënë. Nuk është njoftuar deputeti. E kuptoj që doni ta bëni me cen këtë proces. Ne nuk duam ta bëjmë me cen, por duam ti japim drejtësisë mundësinë që të bëjë drejtësi. Është lënë që ditën e hënë të bëhet seanca që të zbatohen të gjitha kriteret që thotë kushtetuta dhe rregullorja. Nëse s’doni ta dëgjoni, raporti është dorëzuar, vazhdojmë me diskutimet”, tha Nikolla.

Ora 13:05
Ndërpritet sërish seanca, Celibashi rrethohet nga garda! Deputetët e opozitës nuk e lënë të flasë

1689246218_kuvendd.jpg

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë sërish. Deputetët e opozitës nuk kanë lënë të flasë Ilirjan Celibashin, i cili do prezantonte raportin e KQZ për 2022. Opozita kërkon që të miratohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Ora 13:00
Debate në Kuvend, tensione edhe nga PS! Xhafaj përplaset me Braçen

 

Situata e tensionuar në Kuvend paraditen e sotme nuk ka përfshirë vetëm maxhorancën me opozitën, por edhe deputetët socialistë me njeri-tjetrin.

Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duket teksa përplaset ashpër me deputetin socialist Erion Braçen.

Për shkak të zhurmës së krijuar, nuk kuptohet se cili është thelbi i debatit mes dy deputetëve socialistë. 

Ora 12:39
Garda rrethon Celibashin, opozita e kundërshton! Bardhi: Miratoni kërkesën tonë për arrestimin e Ahmetajt

  

Teksa Celibashi sipas rendit të ditës duhet të flasë, opozita e kundërshtoi dhe nuk e la të flasë. Ndërkohë, Bardhi i bëri kërkesë Nikollës që të hidhet në votim kërkesa e opozitës. Kjo kërkesë kërkon Ramën në kuvend si dhe për t’u futur në rend dite çështja Ahmetajt në mënyrë që t;i hapet rrugë arrestimit të tij sipas kërkesës së SPAK.

Duke rrëzuar kërkesën e PD-së, Bardhi thotë se indirekt PS pranon se u bë pengesë e drejtësisë.

“Hidheni në votim kërkesën tonë për të futur në rend të ditës raportin e opozitës për kërkesën e SPAK. Rrëzojeni, por të shënohet në procesverbal se deputetët e mazhorancës i dhanë Arben Ahmetaj 4 ditë kohë për të intimiduar prokurorët dhe të prishë provat. Po bëheni pengesë e drejtësisë.”- tha Bardhi.

Ora 12:17
Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj, Nikolla: Nuk ka vonesë nga Kuvendi, SPAK e solli më 10 korrik

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deklaroi se nuk ka asnjë vonesë nga ana e Kuvendit apo Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetaj.

Sipas Nikollës, kërkesa e SPAK ndonëse mban datën 7 korrik mbërriti në Kuvend në datë 10, i cili më pas nisi të gjitha procedurat sipas ligjit.

“Ju bëj me dije se kërkesa e SPAK, është depozituar më 10 korrik edhe pse mban datën 7. Këshilli i Mandateve bëri menjëherë dy mbledhje. Mbrojtja kërkoi kohë, i dhamë jo më shumë se një ditë kohë. 

Megjithëse rregullorja tha duhen dy javë për raportet, ne po veprojmë shumë shpejt. E njëjta procedurë është ndjekur dhe për Tahirin. Nuk ka asnjë deformim dhe vonesë që doni të hidhni mbi Këshillin e Mandateve dhe Kuvendin”, tha Nikolla.

Ora 11:46
Revoltohet Flamur Noka: Keni fytyrë e zgërdhiheni?! S'ka seancë pa Ramën, ky është moment dramatik

 

Flamur Noka ka kundërshtuar seancën e sotme plenare pasi sipas tij i pranishëm duhet të jetë kryeministri Edi Rama. Noka e cilësoi situatën aktuale politike si një moment dramatik dhe akuzoi mazhorancën se po mbron një qeveri të zhytur kokë e këmbë në vjedhje.

“Tani se çfarë ka ndodhur në javë e kaluar dhe këto ditë e sheh çdo shqiptar dhe çdo ndërkombëtar, a ka gjë më të rëndë dhe të vish sot e t’ju shohësh ju që buzëqeshni dhe të duartrokisni zonjën që mbron qeverinë që është e zhytur nga koka te këmbët në vjedhje?! 

Kemi vite që ua kemi thënë që inceneratori është mega vjedhja e shekullit, keni fytyrë e qeshni dhe sot! Ka turp më të madh, sot në ditën më dramatike ajo karrige është bosh.

Cili është raporti që keni ju me ligjin?! Kaloni gjërat duke u zgërdhirë… Jeni apo s’jeni përfaqësues të qytetarëve, si mund të ketë seancë, mos vallë ka thyer këmbën një lopë në Borizanë?! A e kuptoni se me këtë të qeshur tregoni se përfaqësoni vetëm hajdutët. 

Një kryeministër dhe një qeveri në çdo vend demokratik do të kishte ikur nga politika, s’ka seancë pa kryeministrin, harrojeni. Iku zëvëndës kryehajduti, por kryehajdutët janë këtu. 

Këtu hajdutë dhe përfaqësues të qytetarëve bashkë s’mund të kenë, të babëzitur, monstra që vetëm vjedhin e vjedhin e përfshihen në krime, jo, jo!”, tha Noka nga foltorja e Kuvendit.

Ora 11:24
Deputetët e opozitës ‘protestë’ në Kuvend, nuk lënë Nikollën të vijojë me rendin e ditës! Garda bllokon Foltoren

1689240169_kuvendd.jpg

Deputetët e opozitës kanë protestuar në Kuvend duke mos lënë Lindita Nikollën të vijojë me rendin e ditës. Në këtë moment kaotik, u betua edhe deputeti socialist në Fushë-Krujë, Arkend Balla i cili zëvendësoi Rrahman Rrajën. Ndërsa opozita protestonte duke i rënë me grushte tavolinës, Grada bllokoi Foltoren e Kuvendit. 

Ora 11:15
Bardhi zbulon çfarë tha Dumani në mbledhje: Ahmetaj ka tentuar të prishë prova dhe intimidimin e dëshmitarëve! PS po i jep kohë

 

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar se ca ka thënë kreu i SPAK, Altin Dumani në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve. Bardhi tha se Dumani ka deklrauar se Ahmetaj ka tentuar të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Bardhi tha se PS po i jep kohë Ahmetajt dhe po bëhen bashkëpunëtore në krim.

“Zonja kryetare ju dhe anëtarët e Këshillit të mandateve jemi dëshmitar që siç e tha edhe SPAK, Ahmetaj gjatë kësaj jave ka tentuar të intimidojë dëshmitarë, të prishë prova, ju po bëheni bashkëpunëtorë që të prishë provat, të negociojë me Ramën të fshehur prova. Në keni shprehur vullnet për ti hequr mandatin, s’ka asnjë arsye për ti hequr mandatin. Është ajo që tha Dumani në mbledhje, prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputet, ish ministri, ish zv.kryeministri, ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dhe prokuroria kërkon arrestimin të menjëherë për të shmangur prishjen e provave. Këta zotërinj duan ekzatësisht këtë. Ti japin kohë Ahmetajt të prishë prova, të negociojë me Ramën. Të vijë Rama të tregojë ca ka folme Ahmetajn, si po shkojnë negociatat e dorëzimit të kontrolluar”, tha Bardhi.

Ora 11:09
Çështja Ahmetaj, ministri i Drejtësisë i përgjigjet opozitës: Po i shërbeni krimit, heshtja jonë është në respekt të drejtësisë

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur opozitës të cilët kërkojnë praninë e Ramës në Kuvend për çështjen e Arben Ahmetajt. Manja tha se ata po i shërbejnë krimit dhe se sot po thonë në seancë porositë që kanë marrë nga krimi. Ministri theksoi se heshtja e tyre nuk është dobësi, por është një respekt për drejtësinë dhe ligjin.

“Rri pa merak Flamur se edhe unë për procedurë e mora fjalën. Vazhdojmë me rendin e ditës sepse heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo për respektin e kësaj pjese sepse kur të mbërrijë puna për të na bërë moral për ndershmërinë, politikën, e drejtësinë një pjesë e juaja këtij është fundi i parlamentarizmit. Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me patë për të cilën në korrik të 2016 u pajtuam për të bërë reformën në drejtësi. Kjo që i bëni ju është shërbimi më i mirë që ju i bëheni krimit, se këto porosi keni marrë nga krimi dhe mesazhin e krimit e sillni këtu. Retorika politike e këtij krahut të djathtë i shërben krimit. Nuk e ndihmon drejtësinë të bëjë punë e vet. Mos e merrni heshtjen tonë për dobësim, heshtja jonë është respekt për drejtësinë dhe ligjin”, tha Manja.

Ora 10:59
Sula shpërthen ndaj PS-së në Kuvend: Keni vjedh ju apo kemi vjedh ne? Ka ngelur vetëm të heqim pantallonat në sallë! Të na vijë turp

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka dhënë një koment të pazakontë në seancë plenare. Duke u shprehur se kanë krijuar figurë të keqe para popullit si pozitë si opozitë, Sula tha se në Kuvend ka ngelur vetëm të hiqen pantallonat. Për të shprehur se sa skandale ka kryer PS, Sula përmendi edhe videoskandalin e Safet Gjicit. 

“Keni vjedh ju apo kemi vjedh ne? Ja keni dhënë popullit në gojë ju apo ne? Po ça ka ngelur vetëm të heqim pantallonat në sallë? Të na vijë turp ju dhe ne bashkë. Sepse situata është e rënduar, komike sa s’ka ku të vejë më.

Sa i përket raportit kur doni ju si mazhorancë të fusni një projektligj e përgatisni raportin për 24 orë. Ju gjeni gjithmonë artifice justifikime vetëm për të dhënë mundësi njerëzve të fshihni gjurmët. Ju nuk e bëni për shkelje procedure, tani ma jepni shpjegimin ju pse u shty mbledhja e Këshillit të Mandateve dy herë...”- tha Sula.

Ora 10:57
Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Spaho: Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen, vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme

 

Deputeti socialist Toni Gogu kërkoi vazhdimin e rendit të ditës në Kuvend, pas kërkesave të opozitës për ta pezulluar pasi duan praninë e kryeministrit Edi Rama.

“Rregullorja është e qartë. Anëtarët e Këshillit të Ministrave kanë të drejtë, kur u kërkohet, ka një instrument, është mocioni, kërkesa, interpelanca, ne sot dhe dëshirën më të madhe për të votuar kërkesat tuaja, s’kemi ca votojmë, çohet boshi dhe kërkon të votojmë, ne disponojmë mbi lëndë. Ne kërkojmë të vazhdojmë me seancën, pasi nuk kemi lënë për ca të diskutojmë”, tha Gogu.

Ndërkohë, deputeti i opozitës Edmond Spaho, tha se Rama duhet të vijë të japë llogari dhe se sipas tij tani duhej të kishte dhënë dorëheqjen e vendi të kishte shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Kërkesa e bardhit është jo vetëm e përputhur sipas rregullores, por ka një moral politik dhe shoqëror, qytetarët presin të japin shpjegime. U shkarkua ministri i brendshëm, duhet të japë shpjegime. Kërkohet arrestimi i krahut të djathtë të Ramës. Kryeministri nuk vjen të japë shpjegime dhe krahu i djathtë ia ka mbath. Jo të jepte shpjegime, por të jepte dorëheqjen dhe të kalonte vendi në zgjedhje të parakohshme.

Ora 10:51
Tabaku e ashpër me maxhorancën: Qeveria të japë llogari për ‘ish-yllin’ e Financave! Dorëheqje

 

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku këmbëngul që çështja Ahmetaj të futet në rendin e ditës si dhe të jetë i pranishëm në Kuvend, kryeministri Rama. Ajo thotë se inceneratorët janë afera korruptive më e madhe e shtetit shqiptar.

“Kërkesë e drejtë nga ne. Qeveria u bë avokate e 3 personave në kërkim ndërkombëtar,. Është minimumi që qeveria të japë llogari, turp që i keni dalë për zot një afere korruptive. Sot gjysma e grupit parlamentar të PS përmendet në dosje, ka pasur lidhje me këta 3 persona, këta sot duhet të ishin larguar, të ulnin kokën.

Sot qeveria nuk mund të fshihet pas një akuzë që PS ja ka bërë për 7 vite me radhë, pasi keni vendosur fytyrën tuaj korrupsionit, dhe pasi keni dëshmuar në komisionin hetimor që nuk keni lidhje. I gjithë këshilli i ministrave, zv ministra, deputetë etj. Është minimumi që të flitet për të këtu sot. Sot nëse kishte përgjegjësi politike duhet të kishin dhënë dorëheqjen, kjo është afera më e madhe e shtetit shqiptar. Kushdo që flet dhe e mbron bëhet pjesë e krimit.”- thotë Tabaku.

Ora 10:45
Largimi i Ahmetajt, Berisha në Kuvend: Më thuaj Damian Gjiknuri, e shoqërove ti kur u arratis?

Sali Berisha ka folur në Kuvend për largimin e Arben Ahmetajt nga Shqipëria. Berisha tha se mazhoranca e ndihmoi të arratisej, ndërsa pyeti sekretarin e përgjithshëm socialist nëse e ka shoqëruar Ahmetajn.

Mblidhemi në këtë seancë pasi ka ndodhur, akti më i pashmebullt, figura e dytë e narkoqeverisë është arratisur dhe ky raporti juaj me drejtësinë, ky është kati më i turpshëm, pasi ka vetëm vjedhur, pasi ka mbush baulet duke vjedhur më të varfrit e Shqipërisë, ja mbath. Kryen aktin më të turpshëm të një hajduti ordiner, a e dini se çdo të thotë kjo për një zyrtar, ministër, deputet. Nuk dua tu them se jeni Ahmetër, se nuk është e lehtë të hedhësh faj kolektiv, por mos harroni se faji kolektiv ekziston në doktrinë, realitet. Në vend se të ndalemi e të diskutojmë për këtë ngjarje që tejkalon çdo masë, e servirët se i njeriu i suksesit, e informoni që të ikë. Katër orë para se t’i vinte parlamentit njoftimit, e përcolle ti Damian atje apo jo. Më thuaj pak këtu. Po të pyes? Ca është ky reagim mor. I the ti apo jo, e njoftove që të ikë. Në vend se të dilni këtu kokulur, të kërkoni të falur shqiptarëve, a keni ju moral, cipë shtetari, zyrtari? Mabroi koha, po s’mbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie.

Ora 10:43
Hetimet për Ahmetajn, Spiropali për akuzat e opozitës: S’ka argument që e bën pis Ramën në raport me drejtësinë

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka krahasuar drejtësinë në kohën e Berishës me të Ramës ku tha se nuk ka argument që mund ta bëjë pis për raportet e tij me institucionet.

“Sigurisht që ju jeni mësuar me kryeministër që për drejtësinë ka folur por s’ka vepruar. Rama se përdor si armë drejtësinë, hanxhar, as për politkë, s’bën politikë lë institucionet e drejtësisë të bëj punën e tyre.

Drejtësi, jo politikë.

Të gjitha garancitë ligjore ne i kemi dhënë. Kemi bërë ndarje nga politika me drejtësinë. Bën gjyqin poltik pa fakte, ne e kemi bërë ndarje Gazi dhe me gjithë respektin që kam për ty, fjalën do e marr sa herë që gjykoj se e drejta këtu po gjykohet. Për Ramën s’ka argument që e bën atë pis në raport me drejtësinë. Unë uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën e tyre, për këtë e kemi votuar reformën në drejtësi. Hajdutët të shkojnë aty ku e ka vendin meqë bërtiti njëri nga fundi hajduti të kapin hajdutin.”-thotë Spiropali.

Ora 10:40
Spiropali: S’na kompleksoni dot për drejtësinë! Deputetët e opozitës duartrokasin me ironi

 

Teksa Spiropali po merrte fjalën ajo e nisi me një mesazh për raportin e socialistëve me qeverinë. Për këtë frazë, Spiropali u duartrokti me ironi nga opozita.

Ora 10:37
Bardhi: Rama të vijë në Kuvend, t’i lërë negociatat me Ahmetajn

 

Kreu i grupit të PD, Gazmnet Bardhi kërkon praninë e Ramës në Kuvend. Bardhi tha se Rama duhet t’i lërë negociatat me Ahmetajn, por të vijë të japë llogari për inceneratorët.

“Kur të njoftoni që do shqyrtojmë kërkesën për ndryshim rendi dite do marrim fjalën për të diskutuar. Kam bërë një kërkesë procedurale, të pezullohet seanca, thirr përgjegjësin e dy aferave, të mos fshihet pas Rrjaës dhe Ahmetajt, dhe të japë llogari. Nuk mund ta kalojë në heshtje duke bërë sikur po zgjidh hallet e botës kur s’ka zgjidh hallet e korrupsionit parlamentar. Ka formuar një grup parlamentar në grup, nuk është përgjegjësi individuale e Ahmetajt, ka një përgjegjësi politike. Shoh Elisën që nge dorën i sugjeroj të mos e marrë fjalën, se pastaj duhet të hyjmë tek përmbajtja e kërkesës që ka sjell SPAK. Të lërë kafet në zyrë dhe negociatat me Arben Ahmetajn pastaj kalojmë tek shqyrtimi i kërkesës”, tha Bardhi.

Ora 10:34
Banorët e Divjakës protestuan dje për plehrat, Korreshi shkon me qese në Kuvend: Ore pastrojini koret e shalqirit se na mbytët

 

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka mbështetur banorët që protestuan dje për plehrat në Lushnjë.

“Sot po ju përcjell një mesazh nga banorët e Lushnjës që dje kanë dalë në protestë për plehrat që i kanë mu në mes të fshatit. Plehrat dhe koret e Shalqirit kundërmojnë në rrugët e Lushnjës. Para se të na vijë hashash në Myzeqesë ne kërkojmë që të pastrohen ato se vijnë erë na mbytën. Ata thonë taksë gjelbërimi dhe vetëm jonxhën kanë aty.”-thotë Korreshi.

Ora 10:31
Ku ndodhet Ahmetaj? Korreshi: Ka çarë ferrën! Dosja alarmante është kapaku i pusetës, do ju iki mendja kur të shikoni halenë aty

 

Deputeti i PD-së, Samir Korreshi ka folur për dosjen voluminoze të SPAK për ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj. Ai u shpreh se në këtë hetim të thelluar të prokurorisë janë përmendur mbi qindra deputetë e politikanë ndërsa shton se Ahmetaj është vetëm fillimi. I pyetur se nëse ka informacion se ku ndodhet, Korreshi zgjodhi ta ironizojë.

“Po patjetër e kam lexuar, është një nga dosjet më alarmante, ajo që kapaku i pusetës, sa hale do gjeni ju kur t;i shikoni ju/... Aty janë me mijëra qindra, avash avash se ndihet era po kur të shikoni çfarë ka brenda...

Pyetje: Janë Rama dhe Veliaj

“Po nëse s’janë ata kush do jenë

T’jua lëmë drejtësisë të gjitha. Shpresojmë t’i vejë deri në fund. Përveçse çarjes së ferrës nuk e di se ku është. Se me ato lekë dhe karta që ka ai nga inceneratorët mund të shkojë në të gjithë botën.”- thotë Korreshi.

Ora 10:30
Bardhi në Kuvend: Pezulloni seancën plenare, Rama të vijë të japë llogari për Ahmetajn dhe dhunën në gurore

 

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkon pezullimin e seancës plenare dhe kërkon që kryeministri Edi Rama të vijë dhe të japë llogari për ngjarjen e Fushë Krujës ku anëtarë të fisit rraja dhunuan dy kushërinjtë Maja për guroren, si edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Është në nderin tuaj sa kohë që brenda katër ditëve kanë ndodhur dy ngjarje që kryeministri i vendit do duhet të japë llogari para parlamentit është në nderin tuaj të ndërprisni seancën plenare dh ti kërkoni kryeministrit të vijë. E papranueshme që Rama fshihet pas Rrajës për rastin e Krujës, e Ahmetajt për inceneratorët. Të dyja janë thelbi i qeverisjes së njeriu. Është në të drejtën tonë për të kërkuar të pezullohet seanca plenare dhe të japë llogari për licencën që i ka dhënë deputetit në kundërshtime ligjin që shkatërroi shtëpitë e një fshati të tërë dhe solli atë ngjarje shokuese. Ka një kërkesë të SPAK për arrestimin e zëvendësit të tij. Nuk është një aferë personale e Ahmetajt, por e Ramës. Parndaj duhet të vijë në seancë të japë llogari, t’i përgjigjet deputetëve dhe opinionit publik. I vetmi në territorin e Shqipërisë që s’ka fol për ngjarjet e rënda. Pezulloni seancën në përputhje me nenin 47 pika 1, ska punë më të rëndësishme se të japë llogari për këto afera.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALARMI: 14/07/2023 08:23

    Fakti ku autoret e nje rrahje makabre, ekspozojne vidjon e rrahjes dhe vidjo ku cfaqet mbrojtja e e nje krimi madhor nga parlamenti duke ju pergjigjur kerkeses dhe negociatave te A.A per unitet te bandes se krimit te instaluar unitetin kriminal, duke krijuar mundesine qe organet e drejtesise dhe policise te dalin me deklarata mbrojtese si " iku ne drejtim te paditur ", " gjeten strehim politik jashte vendit", " nuk kemi mjetet dhe personel te pregatitur, paga te ulta ", u penguam nga shteti, kryeministri ( Sali Berisha per vrasjet e Janarit) tregojne qe se kemi nje strategji per te friksuar haptas popullin Shqiptar me madhesine, forcen dhe organizimin prefekt me struktura shtet, parlament, drejtesi, polici ne funksion te krimit. Ju qe aludoni se keni raportuar ne keto organe me shprese per te shpetuar duhet te ruani veten se keni hapur precedentin per tu rrahur si Jashari, ose vrare Brenda ose jashte Shqiperise si P.P, Aleksander Kondo, M.Sh e mijra te tjere. Nese keni bere denoncime, sygjerime mos prisni Vlersim por dijeni se jeni ne listen e atyre qe jane ne procedure per tu presekutuar, denuar dhe vrare. Mundesoni te jetoni ditet e Perendise dhe ne keto kushte te veshtira te jetes shqiptare sa te mundeni.

    Përgjigju
  • Palok: 14/07/2023 06:19

    Zoti Balla! me kete polici qe kemi te lidhur me banda & kriminel,edhe ti dote shkosh si shoket tuaj,keto policet qe kemi veç per te vjedhur dhe grabitur popullin fukara dalin,shif gjobat qe keto hajduter i vendosin ne ajer po pranine e shoferave,vetem kur te ndalon policia ne ndonjerast ti e mer vesht qe ke gjobe,keta jane policet e ketij vendi ,qe ti nuk ke çfar bon.

    Përgjigju
  • Iris: 14/07/2023 05:01

    Keto dite shteti dhe qeveria jane ne krize te rende,Rama duhet te ishte i pranishem ne kuvend,jo sepse opozita kerkon t'a trajtoje si /punching bag/,por sepse duhet patjeter.Nuk do te ishte keq sikur te krijohej nje ligj, qe t'a bente pranine e kryeministrit te detyrueshem ne raste te tilla.Se dyti,nuk ka pse arrihet ne debate kaq te ashpra e humbje kohe,per raste te tilla emergjente.U desh qe nga ora 10:30-2:00 qe te humbej koha per /nese duhet te vije,ose jo Rama ne kuvend dhe nese lejimi i arrestimit te Ahmetajt duhet te ishte ne rend te dites,ose jo/!! Nje verejtje e kam dhe per Spiropalin-vertet drejtesia e sotme nuk mund te krahasohet me te kohes se Sales,por ama, mos e beni dhe drejtesine e Sales si viti 1938,te cilin Xhaxhi e perdorte si referim e krahasim per cdo gje edhe pas 40 vjetesh! Po beheni qesharake!

    Përgjigju
  • ZIO QERIM: 13/07/2023 22:24

    ....dhe kur mendon qe lartmadhnia jone hoqi nga Minister Finance nje Zoteri si Shkelqim Cani dhe coi kete copen e mutit ne vend te tije eshte per te uluritur me te madhe

    Përgjigju
  • Spaku: 13/07/2023 22:11

    Ben Tigri ka dhe ca drejtora edhe ata hajduter qe kanw udhtu jashte me Ben Tigrin! Madje i ka emeru Tigri dhe rrijn ne detyre me servilizma lepirje e dhurata! E.Ko dhe E. Ba jane drejtorat e Benit akoma ndetyre me vjedhje mal! Hajduta!

    Përgjigju
  • halla esma: 13/07/2023 20:35

    njeri hajdut therret kapeni hajdutin...

    Përgjigju
  • Linda: 13/07/2023 16:24

    Gjarpri Bardhi dhe neperka Tabaku nxorren me ne fund fytyren e tyre te vertet se kush jane se ata te tjeret gjuthmone me te shara hujn dhe duke share dalin nga parlamenti i njofim se kush jane.Pres ditet me te mira te vijn dhe te debohen Bardhi dhe Tabaku shkaktaret e fishnet e me 7 fytyra te politikes shqiptare,jane te dy funderrinat e kazanit te plehrave.

    Përgjigju
  • Alb: 13/07/2023 15:12

    Ke ta politikaj kriminela si ne shqipnin edhe ne kosove na zhorren bojen ne ballkan edhe ne EU

    Përgjigju
  • turp !: 13/07/2023 15:02

    jam shume dakort me zellin e pashoq te opozites sa i takon ceshtjes, por a do te jene po kaq te zellshem edhe per gerdecin, 21 janarin, sport klub partizanin, cezin...etj. Jeni nje llum i madh, sa majtas djathtas !

    Përgjigju
  • Beni: 13/07/2023 14:19

    Tabaku i thote magjorances se duhet te ulin koken,te kene turp etj.Po ju qe diskutoni per te tjeret pse nuk kerkoni daljen para pergjegjesise ligjore te te autorve te masakres Gerdecit,21 janarit ,korrupsjonit ne cez , rrugen e kombit Kompleksin sportv partzani ,etj,etj.Ata qe nuk i luftojne keto krime ,ku ta mbajne koken? Apo ta mbajne ne bythe.Me te drejte kerkohetzbulimi i te korruptuarve te sotem,por te lihen ne heshtje krimet e te shkuares qe kane hanger kokat e shume qytetareve eshte e pafaleshme.Une kam besim te SPAK-U.Populli i ka syte tek drejtesia e re.

    Përgjigju
    • Arben: 13/07/2023 14:56

      Menyra si po sillet PS ndaj veprimeve tendencioze te SPAK tregon qe PS eshte nje force politike pertej te majtes e te djathtes, pertej rajonit, eshte nje force nder me superioret ne Europe! Prandaj meriton rritje ne mbeshtetje popullore! Ne zgjedhjet e rradhes meritojne mbi 120 deputete nga 140 gjithesej sa jane! Dhe do i marre sepse populli yne eshte i zgjuar, nuk e manipulon kush!

  • Xxx: 13/07/2023 13:30

    Duke pare parlamentin e sotem ,mu kujtuan kafshet e egra.Turma e hienave kete rradhe u kryesue nga Gazmend Bardhi.Turma e hienave me Berishen,Noken,Shehun etj.mbanin ison ;Hia,hia,hia,Hienat ushqehen me kerma.Sapo zbulohet nje kerme si ne rastin e Ahmetajn,behet ushqim per hienat,te cilat sulen kush e kush me pare te shqyje nje cope.Krahu majtas,sigurisht qe ka te meta,por kurre nuk duhen bere gezimi i te djathteve qe ne rastin konkret jane hienat e demokracise,apo te opozites apo te partive demokratike (te ashtuwuajtura)Popullit shqiptar i kerkohet,qe te luftoje pa meshire hienat,keto kafshe.te qelbura,kurse organeve te drejtesise i urojme qe te godas pa frike ,si majtas ashtu edhe djathtas,per ato krime te pa ndeshkuara deri sot.Lusim zotin qe SPAK te jete i drejte dhe te mos qendrojne akuzat qe hidhen ne drejtim te tij,se eshte i njeanshem,se ka frike ,se eshte i korruptuar ,etj.Populli e ka shpresen tek ju.Mos na zhgenjeni,se do beni nje krim te pafalshem.

    Përgjigju
  • e drejta: 13/07/2023 11:30

    me keto rrugace qe ka OPOZITA jone RRUGEVE kane per te ngelur...

    Përgjigju
  • Populli: 13/07/2023 11:14

    Te gjithe politikanet,te gjithe deputetet,te gjithe kryetaret e bashkive,te gjithe drejtoret e institucioneve,te gjithe drejtesia tash 30 vjet jane "Ahmetaj"e keni hager turpin me buk.

    Përgjigju
    • eli: 13/07/2023 13:50

      Eshte e drejte kjo qe thua ti o popull.Ne fakt kishim shume frike nga vaksina e COVID-it se mos na fusnin cipa dhe na kontrollonin,por nuk u trembem fare nga vaksina e korrupsionit dhe e vjedhjes qe filloi pas 90-tes.Te gjithe u injektuam aq sa ne fundin e mandatit te Salehut te dyte thuajse korrupsioni,vjedhja dhe rryshfeti u kthyen ne gje legale!Ka te ngjare qe edhe foshnjet kur lindnin e kishin te trasheguar nga prinderit nje doze vaksine edhe pse akoma nuk kishin hapur syte!E tani keta arkitektet e shprehjes se famshme "Dy per lalen,tre per Salen",kerkojne dorheqjen e qeverise,per shkak te ketij turpi kaq te madh.Le te hane sa te duan,por Rames deri me sot,i kane ngrene ate qe s'thuhet.Kane dashur ta ndotin qe kur ishte kryetar bashkie,duke i faturuar pervetsimin e 30% te apartamenteve per c'do leje ndertimi!Nuk doli asnje apartament as sa per fare!Kane 10 vjet qe e lidhin me c'do afere korruptive qe ndodh ne Shqiperi!Asgje fare!Eshte qesharake se ne te vertete,keta qe bertasin sot nuk kane asgje me korrupsionin,perkundrazi.Keta jane vaksinuar me nga tre doza.Keta e kane me Ramen!Ky si duket ka shpetuar ne nje fare menyre sepse ne kohen e vaksinimit masiv ka qene jashte shtetit,keshtu qe vazhdon dhe u prish planet. Se u zgjata shume.Popull gezoju faktit qe drejtesia e re po arrin te merret edhe me pushtetaret.Nuk ka ndodhur asnje here me pare kjo!Jemi aq keq saqe vetem tronditje te forta si keto qe po ndodhin,mund te na japin shprese,se gjendja do filloje te permiresohet.

  • Fado: 13/07/2023 11:07

    Ehhh mojbelisa doganave. Si e ke vinin me begajn??? Apo ska goje qe te ben pos edhe ty

    Përgjigju
  • e drejta: 13/07/2023 09:20

    AH MOJ GAZMENDA SI NUK LE NJE DITE PA LLAPUR ,NJESOJ SI BABAI YT POLITIK BANDITI berisha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)

Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)