TIRANË- Pas një seance maratonë që nisi prej orëve të paradites, u mbyllën rreth orës 21:00 (rreth 11 orë) punimet në Parlament, që u shoqëruan me debate dhe akuza të forta mes kampeve politike, edhe për shkak të çështjeve të rendit të ditës.
Në fund të seancës në Kuvend, mazhoranca mezi arriti kuorumin për votim dhe madje kalimin e projektvendimeve dhe projektligjeve me shumicë të thjeshtë. U desh ndihma e 2 deputetëve të PDIU-së, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj, që të sigurohej votimi i tyre, teksa detaj që ra në sy ishte fakti se munguan në sallë gjatë votimit edhe shumë ministra.
Ranë në sy projektligjet për FMN, Hekurudhat, huaja e BERZH, por edhe projektvendimet për organikën e KPK dhe Komisionerit Publik.
Interpelanca e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama për çështjen Beccheti, mbi gjobën 110 milionë euro dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit në Belgjikë për shtetin shqiptar, u vendos të mos zhvillohet.
Socialistët rrëzuan me votë, kërkesën e përsëritur të kreut të grupit parlamentar demokrat, që Rama të vijë në Kuvend e të jepte llogari për paratë, që sipas tij, janë bllokuar për t’ia kaluar biznesmenit italian.
"Duhet të jetë i bazuar në fakte jo propagandë dite mbi të pa-vërteta" tha Spiropali.
"Kryeministri e ka të pamundur të lërë axhendën e vet, për të ardhur për një shpifje të propaganduar në kuvend, e them shpifje se bëhet fjalë për një lajm të rremë që shteti shqiptar paska paguar një krimineli që vazhdon betejën. Shpifje, shteti shqiptar s'i ka paguar 110 mln €! " tha Balla.
Por Bardhi insistoi se paratë do të jepen. Me një vendim gjykate në duar, Bardhi tha se llogaritë e sekuestruara të Alb-Control nga Brukseli, do të përdoren për të paguar Becchetin.
Në asnjë moment nuk kam thënë që shteti shqiptar ka bër pagesën, ka refuzuar detyrimin vullnetar, atij që e quani mafioz por po I jepni një mafiozi apo krimineli 130 mln euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë.
Ne kemi thënë, media ka referuar që me vendim gjykate, shtetit shqiptar I janë konfiskuar 130 mln euro të alb-kontrollit. Është duke bërë shteti belg planin e shpërndarjes, që do shkojë për ekzekutimin e dy vendimeve të arbitrazhit, agon channel dhe një kompani tj. Me vendim gjykate ai I ka marrë, lekët ndodhen në llogarinë bankare të përmbaruesit gjyqësor” tha Bardhi.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gament Bardhi shfrytëzoi sërish foltoren e Kuvendit për të thënë se Rama po i bën presion SPAK për mbylljen e çështjes së Xibrakës.
" Ai më kërkonte mua të urdhëroja SPAK-un që të mbyll hetimet për Olsi Ramën, për t’i thënë SPAK-ut që nuk është Olsi aty, aty jam unë mos fusni duart" tha Bardhi.
Çështja Beccheti shkaktoi debate në parlament edhe javën e shkuar. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Bardhit nga Twitteri, duke thënë se përballë tij në interpelancë do të shkojë vetëm pas SPAK të ketë sqaruar akuzat e kreut të grupit demokrat, për vëllain e kryeministrit.
Në rend të ditës ishte dhe kërkesa e paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, për sigurinë në shkolla marr shkas nga vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, jashtë shkollës “Fan Noli”, më 18 nëntor.
Mbyllet seanca maratonë e Parlamentit ditën e sotme (12 Dhjetor), ku mazhoranca me ndihmën e votave të 2 deputetëve të PDIU-së mundi të plotësonte kuorumin dhe madje kalimin me shumicë të projektligjeve dhe vendimeve të miratuara në rend ditë.
Dita e sotme u shoqërua me tensione, sherre, debate të forta dhe akuza mes palëve që në nisjen e saj paradite dhe deri në mbyllje, rreth orës 21:00 (rreth 11 orë). Kur nisi votimi u regjistruan prezentë 71 deputetë. Dy deputetët e PDIU, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj “shpëtuan” shumicën.
Presidenti Begaj dha edhe pëlqim për hyrjen menjëherë në fuqi të huas në shëndetësi nga BERZH, që kaloi me 71 vota pro. Kurse Kontributi më FMN mori 70 vota pro, ku abstenoi Ademaj, Marrëveshja me Slloveninë për emergjencat mori 71 vota pro, Hekurudha sha mori 69 vota dhe abstenuan 2 deputetët e PDIU.
Organika dhe pagat e KPK-së mori 69 vota pro, Ademaj kundër dhe Avdulla abstenoi. Pagat dhe organika e Komisionerit Publik mori të njëjtin rezultat votimi, teksa nuk u votua futja me procedurë të përshpejtuar e amnistisë së gjobave.
Ra në sy mungesa e kryeministrit Rama dhe shumë ministrave në sallë për votim, si Taulant Balla, Belinda Balluku, Etjen Xhafaj, Blendi Klosi, duke vështirësuar votimin e projektligjeve.
Deputeti i PS, Petro Koçi, ishte ndër ligjvënësit që foli sot në Parlament pas debateve dhe tensioneve, duke ironizuar opozitën për sjelljen e saj aspak normale.
Ai iu përgjigj edhe akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Koçi tha se PD ka pasur një kryetar që vetëm flinte, duke pasur parasysh Lulzim Bashën. Ndërsa, më tej, shtoi se tani PD ka kryetar një person, që nuk e zë gjumi nga problemet që ka me drejtësinë, duke pasur parasysh Sali Berishën.
Petro Koçi deklaroi se lajmet e kobshme që i vijnë PD-së nga Strasburgu, Venecia e Londra e kanë bërë që vetëm të mallkojë.
Gjithashtu ai i kujtoi PD-së edhe 3 grushtet e shtetit, për të cilat tha se “në një patët sukses, të 26 Majit 1996, në tjetrin dështuat, 14 Shtatori 1998 dhe ky në tentativë, për seancat këtu në Kuvend”.
Fjala e deputetit Petro Koçi:
“Me gjumin ç’patët ju mo vëlla, se kishit një kryetar që ja fuste gjumit ditë e natë. Tani keni një kryetar që nuk e zë dot gjumi nga hallet që ka me drejtësinë. Kot kruheni me gjumin se e hani vet! Tani e gjithë retorika juaj e sotme është pasojë e lajmeve të këqija që keni marrë. Ju ka ardhur lajmi i keq nga Strasburgu, nga opinioni i Komisionit të Venecias dhe lajmi tjetër më i zi akoma, nga Londra. Nga gjyqi i shokut Sali Berisha. Kështu që, këto ju kanë ndezur retorikën e mallkimeve, nga e cila nuk jeni ndarë ndonjëherë me thënë të drejtën, sepse jeni të specializuar në këtë fushë.
Tani më vjen keq se ka ardhur fundi i 2024, po vjen 2025 dhe nuk ju kam parë të distancoheni nga ato bëmat e mëdha që keni bërë. Se ju, jeni specialiste grushtesh shteti. Keni bërë 1 të suksesshëm, 1 të dështuar dhe 1 të tentuar. Ai i suksesshmi është ai i 26 majit 1996. Për dy orë, përmbyset rezultatin e zgjedhjeve duke vjedhur kutitë e votimit. Morët tufat e votave dhe i vutë flakën dhe pastaj i zëvendësuar me të tjera. Ai është grusht shteti i suksesshëm, me në krye Sali Berishën.
Pastaj keni grushtin e shtetit të dështuar të 14 shtatorit 1998. Pastaj keni dhe disa përpjekje të tjera, keni tentuar ju. Se dhe kur dilni këtu para Kuvendit, dhe pengoni deputetët që të hyjnë në këtë sallë unë mendoj se janë elementë të një grushti të ‘vockël’ shteti.
Por, për ju, Parlamenti nuk është asgjë, kupton? Tani, tjetra që bëni ju. Çdo seancë kur e filloni, duke marrë fjalën për procedurë bëni 2 gjëra. E para bëni dialog publik me kryetaren, nxirrni lloj-lloj sebepesh, përtej çdo arsye procedure dhe tjetra e ktheni në deklarata për shtyp, gjë që normalisht bëhet diku tjetër, jo këtu dhe prandaj zvarriten seancat, i bëni të lodhshme dhe praktikisht i vëni njollë gjithë Parlamentit sepse shpesh herë publiku e percepton Parlamentin si një të tërë, e ndonjëherë nuk bëjnë dot dallimin e njërit nga tjetri. Do vazhdoni ta bëni këtë gjë, jam i bindur, sepse kjo është një kulturë politike e cila fatkeqësisht ju mungon".
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka hedhur akuza ndaj ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu. Bardhi u shpreh se Vengu ka marrë atë post nga bandat e Durrësit, për shërbimit që ka bërë ai për Portin e Durrësit.
Ai më tej shtoi se Vengu është një ushtar i Troplinëve të Durrësit. Bardhi tha se ministri Vengu nuk është as më pak as më shumë se një zar. Sipas tij ministri është një zar si drejtor i portit të Durrësit u ka shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësit.
"Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit.
Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar. Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë," tha Bardhi.
Vijojnë debatet e forta dhe tensionet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk munguan edhe akuzat mes deputetëve të të dy kampeve.
Objekti i diskutimeve ka qenë pretendimi i opozitës për interpelancën me kryeministrin Edi Rama për rastin e Francesco Becchetit, mandati i Olta Xhaçkës dhe interpelanca me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, për të cilën kërkuan dorëheqjen.
Në një moment ishte deputeti i PD, njëkohësisht kreu i grupit, Gazment Bardhi që ka hedhur akuza ndaj kolegëve të mazhorancës, teksa edhe më parë i është tërhequr vëmendja nga kryeparlamentarja Spiropali që të mos fyej.
Ishte deputeti i PS, Toni Gogu që kërkoi fjalën dhe i kërkoi Bardhit që “kur të flasi për kolegët socialistë duhet të lajë gojën” dhe se “duhet të qëronte hesapet një herë me kolegët e tij të grupit”.
“Shko te vendi (SPAK), dorëzo kallëzime e prova dhe lërë fatin e kolegëve se atë e vendosin qytetarët. Kujdes me partinë socialiste dhe socialistët! Qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd dhe pasi të jetë larë goja me ato të grupit tënd, mund të vish dhe ta mbushësh gojën me baltë për kolegët socialistë...”, u shpreh Gogu.
Saimir Korreshi në fjalën e tij në parlament kritikoi sistemin e shëndetësisë dhe atë të drejtësisë.
Ai e cilësoi si qesharake dhe të dështuar reformën në drejtësi, duke theksuar problemet me vonesat në gjykata dhe mbylljet e gjykatave në rrethe. Korreshi e quajti turp të historisë së parlamentarizmit shqiptar qasjen e ndjekur nga maxhoranca pas opinionit të Komisionit të Venecias.
'Dëgjova shumë fjalime këtu. E nisën që nga reforma në drejtësi dhe përfunduan tek shëndetësia. E them me bindje që vetëm këto të dyja nuk janë për bindje.
Jemi bërë qesharak. Për atë që ndodhi. Siç presin njerëzit në gjykata. Siç janë qesharake mbylljet e gjykatave në rrethe. Si mund të thoni kemi bërë përparim në këtë fushë?! Do doja që të shkonit në gjykatë sa radhë dhe presin. Sa orë ditë apo muaj për një vendim? Po në apel? Ju e keni bërë këtë parlament a thua se e keni privat. Ajo që ndodhi me ju pas këshillit legjislacionit Komisionit Venecias është e turpshme në historinë e parlamentarizmit shqiptar.'
Sa i përket shëndetësisë, Korreshi e përshkroi si një dramë, duke përmendur mungesën e kushteve bazike në spitale, si analiza, vigona, drita, dhe madje edhe higjienë minimale.
Ai ironizoi deklaratat e qeverisë për përmirësime në sektor, duke përmendur raste konkrete si çarçafët e rinj të dërguar në spitalin e Lushnjës, ndërkohë që mungojnë shërbime të domosdoshme.
Korreshi vuri në dukje se shpesh shërbimi shëndetësor kushtëzohet nga lidhjet personale, duke e quajtur të gjithë situatën një dështim të plotë.
'Nuk e di çfarë paralelesh jetojmë ne. Që marrim shërbime në ato pseudo spitale që kemi. Janë dy qëndrime diametralisht të kundërt. Para një jave ministrja e shëndetësisë solli çarçafë në spitalin e Lushnjës. Si mund të themi për mjekësi falas, kur këtu nuk jepet shërbimi minimal as në urgjencë, nuk bëhet analizë. Çdo me thënë kjo? Foli dikush këtu për flotë ambulancash. Pastaj mori guximin për flotë helikopterësh. Shikoni në spitale si e marrin serumin. Ndonjëherë nuk ka vigon. Edhe vigone do marri njerëzit. U fol këtu, deri dje tha mjekët ishin me xhupa. Sot nuk ka doreza. Është dramë. Keni shikuar si shtrohet një i sëmurë në ato spitale.
Atje nuk ka fare drita nuk ka poça hiç. Shkojnë me dritë celulari në qenef. Deri këtu është shëndetësia. Për cilën shëndetësi flisni? I kenë para ambulatorët e lagjes si janë. Ke frikë të hysh atje se nuk punohet. Ju thoni kemi hequr xhupat. Edhe mjekët që janë në pension edhe aty mezi lidhni kontrata se kanë bindje të djathta. Imagjino të thuash po japim ushqim në spitale. Duhet surrat ti thuash njerëzve po bëj shëndetësi. Si ka mundësi? A vizitohet njeri po nuk pati mik?'
Deputeti demokrat Dashnor Sula akuzoi ashpër Bashkinë e Tiranës dhe Policinë Bashkiake për abuzim me qytetarët, duke mos i publikuar gjobat brenda afatit 14-ditor, çka detyron qytetarët të paguajnë 100% të shumës së gjobës.
'Vendosa makinën tek stadiumi Dinamo për të marrë një gjobë. Kastile. Sepse pashë punonjësit e bashkisë. Miratuam një ligj për qytetarët që paguajnë gjobën brenda 14 ditësh i zbret gjobën 50%. Por bastardi i bashkisë ka dhënë urdhër policëve bashkiakë, po i vidhni qytetarët shqiptarë, nuk i publikojnë gjobat. Sot shkova te posta. Nuk dalin gjobat vetëm që të kalohet afati 14 ditor, që të paguhet 100% gjoba. Edhe këtu i vidhni. Nuk lini mundësi pa vjedhur.'
Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për përdorimin e automjeteve luksoze me targa të personalizuara nga persona që, sipas tij, nuk janë zyrtarë shtetërorë.
'Duke ardhur sot në parlament. Eskorta e policisë me sirenë dhe shumë ngushtë, hapa rrugën çfarë pashë, një makinë Mercedez Maybach me një targe private. Mendova si zyrtar shtetit, nuk ekzistonte makina. I kërkova policëve nuk ekziston në sistemin e targave. Nuk ishte kryeministri. Do jetë një kriminel. RY 118 Mercedez maybach 150 mijë euro. Pse kjo makinë shtetërore me targë të personalizuar ,250 mijë euro. E sfidoj ministrin e Brendshëm që kjo targë nuk ekziston.'
Jorida Tabaku në fjalën e saj nga foltorja e parlamenti kritikoi qasjen ekonomike të mazhorancës qeverisëse.
'Shqipëria vijon me krizën ekonomike por mbi sistemin e ngritur për korrupsionin. U krijua një komision i posaçëm, morën një listë ekspertësh duke i paguar shpërblime të larta. Sëmundja më e madhe sot është korrupsioni. Arsyeja që nuk kemi shpërndarje të mirë të të ardhurave është korrupsioni. I cili është kthyer në sistem dhe po gërryen shpresën e shqiptarëve. A luftohet korrupsioni kur ti je burimi kryesor? Kur sot e ke kthyer në një normë përtej çdo standardi power point. Ka krijuar tryezën e zbrazët të çdo qytetari. Është buka e shtrenjtë. Të ardhura që nuk janë rritur dot.'
Ajo kritikoi masat e marra nga mazhoranca, duke përmendur komisionet e posaçme dhe listat e ekspertëve që, sipas saj, marrin shpërblime të larta pa ndikuar realisht në përmirësimin e situatës:
'Pse sektori provat nuk rrit pagat dhe të ketë investime, sepse është pjesë e një sistemi korruptiv. Tenderat kontrollohen nga një grup i vogël individësh që sot po marrin ekonominë, buxhetin e shtetit. Ky është vullneti politik. Për të blerë pushtetin, votat. Ka dhe një monopole në sektorët kryesor, karburanti, ushqimet, sigurimet. Që nuk lejojnë që të ulen çmimet. Çka bërë qeveria shqiptar ta ulë këtë?! Ka ndikuar që situata të mos ndryshoj sepse kështu i intereson.
Ka nevojë për një kod fiskal, me rregulla bazë për ekonominë, taksat për të çuar para shqetësimet e shtresës së mesme, e çdo grupi që po vuan mungesën e të ardhurave në ekonomi dhe të konkurrencës. Mjekët po largohen. Si rezultat i faktorëve që përmenda.
PD ka shumë gjëra për të bërë e përmirësuar por asnjëherë Shqipëria nuk ka qenë në këtë nivel të ndarjes së të ardhurave por edhe në këtë nivel të mungesës së shpresës. Pas 2025 gjërat do jenë më mirë për gjithë shqiptarët.'
Një shkëmbim me tone ironike dhe batuta të forta shënoi një pjesë të debatit parlamentar midis deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Spaho tha me ironi:
“Ju dukeni shumë e egër, madje duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur diçka? Ne si deputetë duhet t’ju mbështesim nëse ka ndodhur ndonjë problem.”
Në një përgjigje të shpejtë dhe të qeshur, Spiropali e hodhi poshtë komentimin e Spahos duke thënë:
“As sqima juaj estetike nuk është për procedurë, ju lutem mbyllini mikrofonin, vijojmë më tej.”
Krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi patën replika në seancën e sotme plenare. Peleshi kritikoi qasjen e PD-së në seancat plenare që kërkojnë t’i kthejnë në gjyqe politike.
Më tej Bardhi, u shpreh se PD do denoncojë hajdutët që vjedhin prona publike me emër, pasi mazhoranca po i hedh vendimet e Gjykatës Kushtetuese në kosh sipas tij.
Peleshi: U tha që ne synojmë ta kthejmë këtë sallë në gjyq publik. E thonë me zë të lartë për gjyq publik që të na ktheni në kohën e persekutimeve politike. E keni në avantazh që thoni fjalën e fundit për këdo që del para. Shqiptarët këtë e kuptojnë. Kaq e thjeshtë është sepse PS fiton.
Bardhi: Jemi shumë të ndryshëm në këtë sallë. Na mirëkupto shoku Niko, nëse vidhen pronat e ushtrisë i themi me emër dhe mbiemër. Nëse ne shoku Niko konstatojmë ligjet që i miratoni ligjet e Klodjan Zoto do e themi me zë të lartë. Kjo nuk është të godasësh biznesin por ata që vjedhin pronën publike. Por ata që i shërbejnë interesin privat që të mbrojmë konkurrencën e lirë. Jeni e vetmja mazhorancë që dy vendime të GJK i keni hedhur në kosh. Shembulli që jepni ju që na bëni moral, çfarë shembulli jepni ju për qytetarët që kanë konflikt. Për turpin tuaj, dhe kryetares së Kuvendit, u betuar se sapo të vinte Opinionit i Venecias do zbatonte këshillën. Shpiku një opinion që nuk ekziston. I tha shqiptarëve që KV na tha se jemi të pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi i detyruar të dërgojë në GJK mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nuk ka rëndësi ç’thotë Elisa, apo Klotilda por ajo që thotë GJK. Parimi është supremacia e kushtetutës dhe jo tuiteri i Edi Ramës. Të gjithë autoritetet janë të detyruar ti binden vendimeve. Parlamenti ndryshe nga reagimi juaj, nuk mund ti referohet parimit të ndarjes së pushteteve. GJK ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i tyre nuk mund të kushtëzohet me votim nga shumica parlamentare.
Deputeti demokrat Asllan Dogjani pas fjalës së Berishës sot në foltore u revoltua me Spiropalin pasi kjo e fundit, ia dha fjalën Niko Peleshit. Dogjani kërkonte fjalën, sipas tij për procedurë.
Për këtë u afrua tek foltorja duke thërritur ndaj kryeparlamentares Spiropali.
Kjo e fundit, më pas mori vendimin për të mos ia dhënë më fjalën Dogjanit gjatë seancës së sotme.
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj ministrave Manastirliu dhe Koçiu për ngjarjen tek shkolla Fan Noli si dhe për sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar si një zonë ku kryhen "krime kundër njerëzimit."
Ai ngriti shqetësime për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe mungesën e shërbimeve jetike për qytetarët, duke përmendur ilaçet e pamjaftueshme dhe aparaturat mjekësore jashtë funksionit për më shumë se tre vite.
Berisha theksoi se sëmundje si kanceri i gjirit mund të jenë plotësisht të trajtueshme nëse diagnostikohen herët, por për shkak të neglizhencës dhe korrupsionit në sistem, shumë pacientë humbasin jetën.
'Po nëse ka sektor për krime kundër njerëzimit, është sektori i shëndetësisë. Avoketërit në studio thonë fjalë më të rënda për të sëmurët. Pse kjo? Sepse ata vdesin, vdesin nga ilaçet që nuk i marrin. Ju vidhni fondet. Mbi 3 vjet aparatura pa funksion. Kanceri i gjirit është plotësisht i mjekueshëm nëse kapet herët. Kur nuk stepesh para gjakut të një fëmije, ti je e rrezikshme. Një 14-vjeçar u ther në gjirin e shkollës. Krim kundër njerëzimit. 8.2 mld euro buxheti, 16 mln për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart. Pretendoni se keni rritur rrogat. Nuk keni rritur as shkallët e indeksimit. Tuajat i keni rritur. Ne kërkojmë të respektoni kushtetutën përndryshe mosbindja civile do vij dhe në sallë. Nuk shkelmoni ju kushtetutën sipas qejfit tuaj. Edhe ti zonjë duhet të jesh shumë e kujdesshme.'
Opozita bllokon foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare. Shkak u bë ndërprerja e fjalës ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, i cili nuk largohej nga foltorja pa e marrë atë sërish.
Megjithatë Spiropali nuk ia dha fjalën Nokës, pasi sipas kryeparlamentares deputeti po përdorte fjalë fyese dhe nuk po fliste për procedurën e rendit të ditës. Më tej u afruan dhe deputetët e tjerë të opozitës, teksa Spiropali njoftoi 5 minuta pushim.
Pjesë nga debati:
Spiropali-Nokës: Mos na qani hallin ne! Nuk jemi njësoj. Ju hiqet fjala, nuk mund të fyeni kryetaren e kuvendit
Korreshi: Ne nuk e dimë ça ka ndodhur këtë javë, fjalë korridoresh, na kanë thënë që ju kanë tërhequr veshin.
Kryeparlamentarja Spiropali dhe Gazment Bardhi debatuan në nisje të seancës, për shkak të kërkesës së këtij të fundit për interpelancë me kryeministrin Rama lidhur me çështjen Beccehti.
Sipas Bardhit, ka një vendim të formës së prerë të gjykatës belge që shteti shqiptar paguan 130 mln euro, 110 prej të cilave kanë shkuar për Becchetin. Por për Spiropalin kjo është propagandë. Në fund kërkesa e Bardhit për interpelancë u refuzua nga Kuvendi.
Bardhi: Shuma e sekuestruar shtetit shqiptar 130 mln euro do shkoj për dy vendime arbitrazhi, njëri Agon Channel 110 mln dhe tjetra për një kompani tjetër që ka fituar arbitrazhin. Kryeministrin dhe të tjerë janë betuar për
Spiropali: Nuk po zhvillohet interpelanca.
Bardhi: Kur më refuzohet, kam 10 minuta kohë.
Spiropali: I dhatë shpjegimet.
Bardhi: Kur?
Spiropali: Kur e parashtuar, nuk është parashikuar.
Bardhi: Moj zonjë kam 10 minuta.
Spiropali: Zoti Bardhi nuk e kuptoj pse këmbëngulni tek interpelanca, duhet ta bëni sipas rregullores. Ka lidhje me mënyrën si interpelancën bëhet. Po këmbëngulni për fakte që nuk janë në asnjë libër të këtij shteti. Këmbëngulni për një interpelancë që nuk ekziston. Përfundoni 5 minutat tuaja sepse interpelanca nuk do zhvillohet.
Bardhi: E kuptova kur shkruajti në x kushtetutën. Ky është fati jot mi keq, ligj keni tuiterin e Ramës. Nuk të kërkoj dotë t nxjerrësh frikën e Ramës. Le të rrijë i strukur, po shpjegoj që jo vetëm kërkesa ime bazohet në fakte të vërteta që kryeministri ja fsheh. Do e ndaj me mediat, vendimin e formës së prerë të gjykatës belge që ka konfiskuar 130 mln euro. Nuk ka asnjë dokument të shtetit shqiptar sepse nuk keni bërë ekzekutim vullnetar. Jeni tek faza e ekzekutimit të detyrueshëm. Po bëni planin e shpërndarjes, po fryni xhepat me 110 mln euro, për shkak të shkeljes. Nëse ai është mafioz nuk do duhet të marrë asnjë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Për shkak të paaftësisë dhe veprimeve kriminale, Veliaj, një mafioz siç ju e quani ka fryrë xhepat me paratë e gjakut dhe djersës së qytetarëve shqiptar. Kryeministri duhet të sqarojë. Nuk ekziston asnjë dokument thotë, ai i ka marrë. 110 mln euro të shtetit ndodhen në llogari bankar të përmbaruesit gjyqësor. Mos më thoni nuk ka fakte dhe prova. Këtë nuk e ka shkruar Rama në tuiter. I thoshte prokurorisë së posaçme, nuk jam unë aty, tha do vij por kur të mbyllen hetimet për Olsin. Boll gënjyet opinionin publik, thoni i humbëm 130 mln euro, këto po shkojnë në xhepat e një individi. Thojini se për shkak të përgjegjësisë direkte, Rama është fshehur, që nga mëngjesi deri në darkë sheh ëndrra me Xibrakën.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali iu përgjigj Gazment Bardhit lidhur me interpelancën e kërkuar nga ky i fundit me kryeministrin Rama për Becchetin. Spiropali tha se në bazë të kushtetutës, interpelanca duhet kërkuar bazuar mbi të vërteta dhe jo në propagandë.
'Duhet të bazohet në të vërteta në kontroll parlamentar dhe jo në nevojë për propagandë të ditës. Kryetar i Kuvendit ka të drejtë të mos e përfshijë interpelancë në rend dite për çështje që nuk janë në përgjegjësi të këshillit të ministrave. Jemi të gatshëm në çdo kohë, sillni interpelanca që janë sipas rregullore së Kuvendit. Mos merrni gjëra të pathëna, që nuk bazohen në dokumente të shtetit shqiptar. Do trajtohen interpelanca të bazuar në fakte për interesin publik.'
Ministri i Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Taulant Balla foli për interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama për çështjen Beccheti.
Ai tha se ato janë shpifje dhe lajme të rreme dhe se kryeministri nuk vjen për të sqaruar një shpifje.
‘Për një shpifje të propaganduar publikisht, sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se 130 milionë euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon që të përplaset në gjyqe apo në procese penale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera. Thuhet se kërkohet Rama për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i kryeministrit se duhet të paraqitet për të sqaruar një shpifje. Jo vetëm kryeministrit por edhe ministrat janë të gatshëm të vijnë në çfarë do lloj por kur kërkesa juaj të ketë fakte që mbrokjnë interesin publik.. Nuk thuhet në asnjë vend që ai duhet të jap shpjegime për shpifje. Shpifjet s'janë të lejueshme. Lajmet e rreme janë deteje që duhet të bëhemi bashkë për tu përballur', tha ai.
Në nisjen e seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeparlamentares Spiropali të ndërpres seancën dhe të sjellë kryeministrin Rama për të zhvilluar interpelancën për çështjen Becheti.
'Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin.
Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur ka patur një reagim publik të kryeministrin që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varte nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën.
Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari.'