Interpelanca për vrasjen e Martinit/ Manastirliu-Zhupës: Tregove që je bulliste! Nuk ke hallin e shqiptarëve por të karriges

TIRANË - Në seancën e sotme në Kuvend u zhvillua interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Zhupa dhe Manastirliu zhvilluan një debat të ashpër, teksa nuk lanë edhe pa hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës.

Manastirliu në fjalën e saj i tha Zhupës se këto në seanca pas vrasjes është treguar bulliste dhe nuk ka folur për ngjarjen tragjike por për karrigen e saj, duke e politizuar ngjarjen tragjike tek shkolla ‘Fan Noli’.

'Tregove që je një bulliste. U ngrite për të folur për hallin e shqiptarëve dhe tregove se më në hall je ti për një karrige. Nuk do isha marrë fare. E nevojshme të vija një pasqyrë për shembullin tënd. Sepse lidhet direkt me edukimin e fëmijëve. Do e vlerësoja nëse do ishte e sinqertë. Për një ngjarje që na ka prekur të gjithëve. Me shumë dhimbje.'

Zhupa tha se ky rast tragjik vetëdijësoi Manastirliun se është ministre e Arsimit dhe Sportit, por sipas demokrates, ministrja bën me faj këdo përveç vetes së saj.

'Nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre e Arsimit. Nuk e kishim parë në asnjë shkollë. Nuk e kishim parë të kërkonte buxhet më shumë për ministrinë e vet. E pamë kur iu rrezikua karrigia. Gjeti fajtorin, e ka opozita. E ka tik tok. E ka shoqëria, çdo njeri përveç Ogerta Manastirliu.'

Më tej në fjalën e saj ministrja u shpreh se rasti në fjalë i Martinit, është instrumentalizuar për politikë nga opozita, ndërsa qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e problematikës së dhunës dhe bullizmi në shkolla.

' Ka vetëm një qëllim të shmangim këto ngjarje që të mos ndodhin në të ardhmen, kjo do të thotë të ndjekësh dhimbjen dhe jo ta kthesh në cirk. Institucionet arsimore janë dhe hallka në edukimin e qytetarëve tanë. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgjegjësi për ambiente të sigurta në shkolla. Për ngjarjet në fjalë janë marrë masat për zbardhjen e plotë. Këto ngjarje janë të dhimbshme dhe duan zgjidhje serioze.'

Demokratja akuzoi Manastirliun edhe për kohën si ministre e Shëndetësisë pasi ndërroi sistemin e dërgimit të urgjencës në spitale të ndryshme në ditë të caktuara.

'Fatkeqësia jote e ka ndjekur të gjorin Martin, ke  detyruar që urgjenca të shkojnë sipas ditëve të caktuara në spitale të caktuar. Martin do ishte gjallë nëse do çohej tek QSUT.  Por ti me ato që ke bërë, e detyrove nga shkolla Fan Noli tek spitali ushtarak. Sepse ishte dita që i takonte spitalit ushtarak. Keni ndërruar një sistem ku nuk është prioritet jeta. Ky është sistemi ku mësuesi i liron një orë para se i thotë kemi mbledhje se ashtu kemi një punë. Ke përgjegjësi ti? Apo përdor mësuesit për fushatë, për like dhe share në rrjete sociale.'

Manastirliu theksoi më pas se nga takimet shumica e prindërve janë pro mbylljes së gjithë rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, duke vënë edhe një herë theksin tek problemi me rrjetet sociale.

'Janë realizuar takime me këshilla prindërish dhe kanë treguar interes të lartë ndaj kësaj çështje. 80% shprehin shqetësimin për problemet psiko-emocionale të këtyre platformave. 87% treguan raste individuale kur fëmijët ishin ekspozuar ndaj rasteve të dhunshme në tik tok. 60% shprehen për mbyllje totale të rrjeteve sociale për moshën nën 16 vjeç. Kemi modele nga vende të ndryshme të botës, Franca, Spanja Australia po vendosin barriera. Po konsultohemi dhe do vendosim më pas barriera. Për uljen e çdo forme bullzimi.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Interpelanca/ Zhupa quan Manastirliun 'hajdute'! Spiropali i ndërpret fjalën

 

Debate dhe akuza të forta gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetja e PD-së Ina Zhupa me ministren Manastirliu për vrasjen e Martin Canit. Zhupa në një moment e quajti ministen 'hajdute', teksa Spiropali më pas i tërhoqi vërejtje se do ja ndërpriste fjalën.

Zhupa: Çfarë dhembshurie flet që zgërdhihesh me Belindën dhe Mirelën, që nuk ndërpreve mësimi një ditë prapa. Hajde hajdute se po të presim.  Zonja hajdute a mund të na thuash.

Spiropali: Nuk e përdorni atë fjalë. Do ju ndërpres fjalën.

Zhupa: A është akuzë që shkollat e tiranës, Durrësit Fierit, paguajnë 10 mijë lek për rojen. Që paguajnë për ngrohjen. Duke filluar nga çerdhja deri në gjimnaz prindi paguan për roje, ngrohjen, gjithçka. INSTAT nuk e fsheh dot se sa shumë paguajmë për arsimin parauniversitar. U rritën shpenzimet e familjeve 23%. Sepse të duhen ty paratë për zyra komode. Mësuesi që i rrite ti pagët por i ule kategorinë me 4000 lekë. Paguan vetë tabletin, internetin. Për të plotësuar sistemin SMIT. Bëjnë akoma me dërrasë të zezë me shkumës. Ti nuk ikën po nuk iki Edi Ramën. Do heqim Ramën, që të ikësh dhe ti hajdutët. Janë 17 hajdutët janë qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Ora 11:39
Interpelanca për vrasjen e Martinit/ Manastirliu-Zhupës: Qytetarët nuk harrojnë! Shkollat i kthyet në stalla për 8 vite! Më 11 maj kryetari do të shumëzoj me zero

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka reaguar ndaj Ina Zhupës gjatë interpelancës, duke i cilësuar si përpjekje për përfitime politike dhe dezinformim të publikut. Ajo theksoi se interpelanca nuk po përdorej për të adresuar çështje me përgjegjësi, por për të krijuar zhurmë politike.

'Më vjen keq, po dua t’ju kujtoj se kur jepet përparësi politikës dhe jo njerzillëku është fundi i politikës si qëllim për njerëzit. Kjo interpelancë me çfarë dëgjoj nuk jeni e interesuar për të dëgjuar për përgjigjet. Në vend të tregoni përgjegjësi e ktheni atë në një moment për përfitime politike personale. Pyeti kolegët a të mbështesin në këtë ngjarje, kjo që po bën është kulmi i papërgjegjshmërisë. Akuzoni ju për shkatërrim arsimit, pyetini prindërit. Harrojnë qytetarët se nuk erdhën këtu në këtë vend dje? E dinë shumë mirë kush e ka drejtuar vendin për 8 vite, ku shkollat ishin si stalla.

Nxënës dhe breza të tërë u lanë në harresë. Nuk kam ardhur për të dëgjuar akuza dhe shpifje. Shkoni pyeteni dhe nëse keni mirësi për të dezinformuar publikun. Shkoni informoni dhe ndoshta duke dëgjuar do kuptoni që janë zbatuar rregullat dhe ligjet e shtetit. Arsimi po ndërtohet hap pas hapi. Qindra projekte janë në zbatim. Paga mesatare është 900 euro. Ju e dini po zgjidhni heshtjen. Të vërtetën nuk e mbyt do zhurma e akuzave. Bëni vetëm zhurmë, ne kemi rezultate. Mos e ktheni dhimbjen e njerëzve në teatër.

Shqiptarët e dinë kush punon dhe do ju japin përgjigje në 11 maj 2025. Vetëm një paaftësi kemi ne, e pranojmë, ty nuk ta zgjidhim dot hallin. Edhe me deklaratat politike që bën ju shumëzohen me zero nga kryetari. Do shumëzoheni me zero edhe nga qytetarët.'

Ora 11:29
Interpelanca me Manastirliun, Zhupa: Si ministre e Shëndetësisë detyrove urgjencat të shkojnë sipas ditëve në spitale të caktuara! Martini do ishte gjallë nëse do shkonte tek QSUT

Ina Zhupa në fjalën e saj gjatë interpelancës me ministren Manastirliu lidhur me vrasjen e Martin Canit, hodhi akuza të rënda ndaj ministres që nga koha kur ajo drejtonte ministrinë e Shëndetësisë. Zhupa bëri me faj Manastirliun lidhur me vrasjen tek Shkolla Fan Noli. 

'Nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre e Arsimit. Nuk e kishim parë në asnjë shkollë. Nuk e kishim parë të kërkonte buxhet më shumë për ministrinë e vet. E pamë kur iu rrezikua karrigia. Gjeti fajtorin, e ka opozita. E ka tik tok. E ka shoqëria, çdo njeri përveç Ogerta Manastirliu. Nëse njëri nga ato nxënës nuk do kishte dalë kampion në sporte apo arte, e para që do kishte merita do ishte Ogerta. Para prindërve për të bërë foto, që do na numëronte suksesin me arsimin, por kur ndodh një fatkeqësi një mungesë përgjegjësie e policisë, drejtoreshës patronazhiste, Ogerta nuk ka faj dhe jep urdhër.'

Zhupa tha se gjatë kohës së ministre e Shëndetësisë, Manastirliu ka ndryshuar sistemin e funksionimit të urgjencave duke i caktuar ditë të ndryshme për spitale të caktuar dhe për këtë shkak Martin Cani nuk u dërgua tek QSUT ku ishte më afër, por tek Spitali Ushtarak sipas ditës që i takonte.

'Asnjë nga prindërit nuk dinte gjë. Brenda perimetrin nuk kishte këmbë të gjallë njeriu nga oficer i sigurisë apo broçkullat që thoni. Fatkeqësia jote e ka ndjekur të gjorin Martin, ke  detyruar që urgjenca të shkojnë sipas ditëve të caktuara në spitale të caktuar. Martin do ishte gjallë nëse do çohej tek QSUT. Por ti me ato që ke bërë, e detyruar nga shkolla Fan Noli tek spitali ushtarak. Sepse ishte dita që i takonte spitalit ushtarak. Keni ndërruar një sistem ku nuk është prioritet jeta. Ky është sistemi ku mësuesi i liron një orë para se i thotë kemi mbledhje se ashtu kemi një punë. Ke përgjegjësi ti? Apo përdor mësuesit për fushatë, për like dhe share në rrjete sociale. A e di ti Ogerta që vetëm 27% e shkollave drejtohen nga individë të certifikuar? Po të tjerët çfarë janë, patronazhistë, sepse kanë merakun ti përgjigjen Ogertës se i fshin i uron suksese në jetë.'

Ora 11:12
Interpelanca me Manastirliun/ Spiropali i kërkon Zhupës të heqë posterin nga foltorja: Nuk e merr fjalën pa e hequr atë, ose mbajeni në dorë

Po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga PD me ministren e Arsimit, Manastirliu. Pas fjalës së ministres, fjalën e mori Ina Zhupa, që vuri në foltore një poster. Mirëpo kryeparlamentarja Spiropali i bëri thirrje Zhupës ta hiqte posterin në mënyrë që të merrte fjalën.

'Hiqeni posterin para foltores, pastaj vazhdoni me fjalën. Jo nuk e ka fjalën zonja Zhupa. Ndaleni. Nuk është liri e shprehjes të vendosësh një poster. Vendoseni në tavolinën e saj. Mos krijoni incidente me deputetët e tjerë. Çlidhje ka foltorja me lirinë e shprehjes. Vendoseni në tavolinën tuaj. Mbajeni në dorë, jo në foltore.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 12/12/2024 14:12

    Ti duhet te japedh doreheqjen sepse ke drejtperdrejt pergjigjesi per cfare nuk ke bere. Si ju ze gjumi naten xhanem? Jeni si "Portreti I Dorian Gray". Te kalbur duke ju a ngrene krimbat shpirtin. Te mjere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Mbyllen listat në KQZ për zgjedhjet në Kosovë, do garojnë 28 subjekte në 20 parti dhe 5 koalicione! Vetëvendosje, PD dhe LDK me listë të veçantë

Mbyllen listat në KQZ për zgjedhjet në Kosovë, do garojnë 28 subjekte në 20 parti dhe 5 koalicione! Vetëvendosje, PD dhe LDK me listë të veçantë