Kuvendi përkujton viktimat e Holokaustit! Kryetari i Kuvendit të Izraelit: Shqipëria, lider në Ballkan për luftimin e anti-semitizmit! Nikolla: Krah hebrenjve

TIRANË-  Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Kuvendi i Shqipërisë mbajti një seancë të Posaçme për të nderuar viktimave hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në prezencën e ambasadores së Izraelit në vendit tonë, përfaqësuesve të selive diplomatike, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kujtoi ndihmën që Shqipëria i dha popullit hebre.

“Këtë e organizojmë në nder të Holokaustit. Lidhja e kombeve në vitin 1926 i njohur shtetit shqiptar autoritetin si vend i përkohshëm i qëndrimit të hebrenjve. Ky vend mund të konsiderohet atdheu ynë në rezervë. Në vitet e luftës teksa në botë numri i hebrenjve vinte duke u pakësuar, në Shqipëri vinte duke u rritur. Lufta kundër antisemitizmit nuk mbron vetëm një komb”, tha Nikolla.

Nikolla përcolli edhe mesazhet, që në këtë seancë të posaçme, i dërguan Kuvendit dy presidentët, ai i Izraelit Isaac Herzog dhe kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj.

“Kur kujton se vendi ynë shpëtoi hebrenj gjatë holokaustit, vlerëson kontributin e Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit dhe përpjekjet për edukimin e brezave që mos ti harrojnë mësimet e historisë”, tha Nikolla teksa lexoi letrën e presidentit Herzog.

“Refuzimi i shtetit shqiptar për të dorëzuar tek nazistët listën e hebrenjve të strehuar në vendin tonë. Përpjekjet e shqiptarëve, muslimanë e të krishterë, për të fshehur dhe mbrojtur hebrenjtë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre për t’i njësuar ata në komunitetin shqiptar. Kemi ndërmarrë nisma në përkujtim jo vetëm të viktimave të Holokaustit, për edhe të rolit të Shqipërisë në mbështetjen e tyre ashtu edhe të miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve. Memoriali i Hebrenjve në Tiranë dhe Muzeu Solomon në Berat”, shkruan Begaj në mesazhin e tij.

Mesazhin e tij, e dha edhe kreu i parlamentit izraelit, Amir Ohana, i cili tha se në rrethanat më të vështira, shqiptarët vepruan për të ndihmuar hebrenjtë.

“Në shumë mënyra, Shqipëria është lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Ende ka shumë punë për të bërë dhe jemi dëshmitar të një rritje të antisemitzimit në mbarë botën. Hebrenjtë ende nuk nidhen të sigurt kur ecin në rrugë duke veshur simbole fetare ndërsa Izraeli veçohet turpshëm nga forumet ndërkombëtare”

Për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, vendi ynë mbetet i palëkundur për të dënuar çdo formë të antisemitizmit, ndërsa për Enkelejd Alibeajn e grupit demokrat, Holokausti është një paralele e asaj që përjetuan shqiptarët në diktaturë.

“Shtëpia e shqiptarit e zotit dhe e mikut, përkujdesi për popullin hebre është ilustrimi më i madh i këtij kodi”, tha Balla.

“Ne e dimë se  ç’mund të bëjë një ideologji e ç’mendur totalitare, ne e dimë çdo të thotë dehumanizim, dhunë dhe gjenocid. Ne dimë se cfarë sjelle një politikë që sheh kudo armiq, që është paranojake, që e sheh zgjidhjen tek asgjësimi dhe zhdukja e tjetrit.”

“Kush e harron të kaluarën është e destinuar ta përsërisë atë. Kjo është një thënie që na bën të reflektojmë”, tha Mediu.

Ndërsa ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se Holokausti rrezikon të përsëritet nga agresioni rus mbi Ukrainën.

“Një gjë e ngjashme po rrezikon botën sot në Ukrainë”, tha Spiropali.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945. Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht.

Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore. ‪‎Muzeu Historik Kombëtar i ka kushtuar një kënd të veçantë popullit hebre dhe mbështetjes së shqiptarëve ndaj tyre. Ndërkohë që në Vlorë do të hapet një muze Hebraik, i cili do të projektohet nga studio izraelite Kimel Eshkolot.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Presidenti i Izraelit mesazh në seancën për viktimat e Holokaustit: Shqipëria shpëtoi hebrenjtë, vlerësoj rolin e saj në luftën kundër antisemitizmit

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka përshëndetur seancën që mbajti Kuvendi i Shqipërisë në nder të viktimave të Holokaustit. Presidenti Herzog vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve. Nga ana tjetër, presidenti izraelit ka shprehur gatishmërinë për t ëmbëhstetur Shqipërinë në forcimin e sigurisë kibernetike pas sulmit nga Irani.

“Këtë seancë e përshëndet edhe Presidenti i Izraelit Isaac Herzog. Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, Presidenti shpreh mirënjohjen e Izraelit dhe qytetarëve për vendimin kurajoz dhe domethënëse të Kuvendit të Shqipërisë për të përkujtuar Ditën ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokausit, kapitull i tmerrshëm në historinë e njerëzimit. Presidenti Herzog vlerëson lidhjen e fortë të shtetit të Izraelit me Republikën e Shqipërisë. Kur kujton se vendi ynë shpëtoi hebrenj gjatë holokaustit, vlerëson kontributin e Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit dhe përpjekjet për edukimin e brezave që mos ti harrojnë mësimet e historisë. Presidenti rikonfimon mbështetjen e Izraelit për përballimin e sulmeve të egra kibernetike ndaj Shqipërisë dhe vullnetin për fuqizimin e marrëdhënieve tona dy palëshe”, tha Nikolla teksa lexoi letrën e presidentit Herzog.

Ora 10:55
Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, mesazhi i Begaj: Shqipëria, në anën e duhur të historisë! Dënojmë me forcë antisemitizmin! Të mos harrojmë se nga vijmë

1674483121_finalprojekt.00160201.Still008.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë mesazhin e tij për kujtimin e viktimave të Holokaustit duke e nisur me fjalët e diplomatit Noach Flug që thotë se kujtesa i ndihmon qëniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja. Në mesazhin e tij, Begaj përsëriti se dënon me forcë antisemitizmin, duke thënë që s’duhet të harrojmë se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim.

"Lejomëni që të sjell në vëmendje fjalët e të ndjerit Noach Flug, diplomat dhe mbrojtës i shquar për të drejtat e të mbijetuarve të Holokaustit. “Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj.” – deklaroi Flug.

Kujtesa i ndihmon qëniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara dhe pa të, shoqëritë nuk mund të arrijnë kurrë drejt një të ardhmeje më të mirë. Kujtojmë sot viktimat e Holokaustit, krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror falë presionit, frikës paragjykimeve dhe ekstremizmit që shoqëronin luftën. 27 janar, është një ditë përkujtimi me synim të dyfishtë. Nga njëra anë, si data e përkujtimit zyrtar të 6 milionë viktimave të Holokaustit dhe nga ana tjetër, si një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë anti-semitizmi apo tentative për mohimin e këtij fakti historik.

Jam i nderuar t’ju drejtohem sot, si President i këtij vendi që u distancua nga një prej akteve më çnjerëzore të historisë. Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë. Zgjedhje jo vetëm zyrtare, në formën e vendimeve, por edhe vlerave njerëzore, përmes solidaritetit. Besa dhe mikpritja e shqiptarëve, është origjina e këtij solidariteti të pashoq e të pazakontë. Të gjithë e dimë se cilat ndër vlerat tona e frymëzuan këtë qasje, për ne të natyrshme, dhe që forcoi miqësinë me Izraelin: Mbështetja e dokumentuar e Shqipërisë ndaj komunitetit hebre, me legjitimimin e të drejtës së hebrenjve për të mos punuar gjatë Shabbatit.

Refuzimi i shtetit shqiptar për të dorëzuar tek nazistët listën e hebrenjve të strehuar në vendin tonë. Përpjekjet e shqiptarëve, muslimanë e të krishterë, për të fshehur dhe mbrojtur hebrenjtë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre për t’i njësuar ata në komunitetin shqiptar. Kemi ndërmarrë nisma në përkujtim jo vetëm të viktimave të Holokaustit, për edhe të rolit të Shqipërisë në mbështetjen e tyre ashtu edhe të miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve. Memoriali i Hebrenjve në Tiranë dhe Muzeu Solomon në Berat.

Muzeu Hebraik në Vlorë së bashku me rikonstruksionin e Rrugës së Hebrenjve në këtë qytet. Shqipëria është vlerësuar nga Fondacioni Ndërkombëtar hebre “Raoul Ëallenberg” si “House of life”. Vendi ynë mbajti për herë të parë në Ballkan një forum kundër anti-semitizmit tre vjet më parë, i cili do të mbahet përsëri këtë tetor. Parlamenti shqiptar ka legjitimuar unanimisht përkufizimin e anti-semitizmit, si dëshmi e një mbështetjeje që nuk mbaroi me mikpritjen tonë gjatë viteve të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Të nderuar miq, Shprehja “kurrë më” shpesh përdorur në marrëdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme.

Teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim, ajo që na bën bashkë, është aftësia për të dashur, për të kuptuar e për të ndihmuar njëri tjetrin", ishte mesazhi i presidentit Begaj.

Ora 10:51
Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, Spiropali: Shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebre gjatë luftës së dytë botërore, hapim në Vlorë muzeun hebraik

 

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali foli në seancën e posaçme mbajtur në nder të viktimave të Holokaustit. Spiropali tregoi sakrificat që kanë bërë shqiptarët për të mbrojtur hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Ndërsa për të treguar këtë histori brezave të tjerë, Spiropali tha se është ngritur një muze hebraik në Berat dhe një tjetër po ngrihet në Vlorë, si edhe një Qendër Kulturore në Tiranë.

"Një prej peri më të errëta të historisë njerëzore, çmimeve më të rëndë ta gjakut që njerëzimi ka paguar. Harresa është një dhuratë hyjnore, të harrosh do të thotë të hedhsh të ligën pas krahëve, të harrosh do të thotë edhe të shërohesh. Në rastin e holokaustit është  e kundërta. Kujtesa e asaj që është bërë si krim kundër njerëzimit, është mjeti më i rënd për të kuptuar se çfarë ngjau dhe mbi të gjitha për të mos lejuar përsëritjen e saj në çfarëdo lloj forme.

Shqipëria dhe Izraeli kanë patur pikat e tyre të kon shumë hershëm, si një shenjë e fatit që bashkon. Sjellja e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Shqiptaret nuk dorëzuan asnjë hebre tek autoritet e pushtimit. Ajo që ka bërë etërit tanë ishte e shkruar në gjenetikën. Ne shqiptarët mikun e kemi trajtuar si zot. 3750 hebrenj të strehuar dhe shpëtuar në Shqipëri gjatë përparimit nazist. Numër që krijon simetri befasuese. Në vitet 70-80, 3 mijë hebrenj gjetën strehë në Shqipëri. Hapëm një muze në Berat, po ngremë një në Vlorë dhe qendër kulturore hebraike në Tiranë, për tu treguar brezave këtë thesar të çmuar. Për të forcuar vetëdijen për veprat më t larta të njerëzimit", tha Spiropali. 

Ora 10:41
Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, Mediu: Të jetë ditë reflektimi për të na bërë më të vlefshëm e njerëzor

 

Kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim”, Fatmir Mediu tha se kjo ditë kujtimi për viktimat e Holokaustit duhet të jetë reflektim për të gjithë në mëyrë që të na bëjë më të vlefshëm e njerëzor.

“Sot është ditë e veçantë dhimbje dhe refklektimi. Kush e harron tëe kalarën është e destinuar ta përsërisë atë. Kjo është një thënie që na bën të reflktojmë. Hookausitështë ditë e largët por ato që ndodhën ngrenë kokë herë pas here. Dita e Holokaustit është dita e përkujtimit për një dhimbje mbarënjerzore të torturave çnjerëzore. Ne kemi një histori që na bën krenar. Mund të përmendim raste pafund. Nuk është më vetëm bota e demokracisë por edhe diktatoriale. Këtë e tregon lufta e Rusisë në Ukrainë dhe tentativa për tension në Ballkan ndaj duhet të jemi të vëmendshëm. Të jetë moment reflektimi për secilin nga ne. Le të mbetet kjo ditë dhimbje një ditë reflektimi për të na bërë më të vlefshëm e njerëzor”, tha Mediu.

Ora 10:35
Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, Alibeaj: Ne shqiptarët e njohim mirë dhimbjen e genocidit! E dimë çfarë sjell politika paranojake që gjen zgjidhjen tek asgjësimi

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë mesazhin e tij për përkujtimin e viktimave të Holokaustit duke thënë se shqiptarët e njohin mirë dhimbjen e genocidit. Në fjalënn e tij në seancën e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, Alibeaj tha se e di mirë cfarë sjell politika paranojake që gjen zgjidhjen tek asgjësimi.

"E keqja, djallëzorja, ka qenë gjithnjë e pranishme në jetët njerëzore, në shoqëritë njerëzore, pa dallim vendi, populli apo kohe. Ajo është përpjekur të hyjë herë pas here aq thellë njeriut dhe shoqërisë sa të prekë indet më jetësore dhe ti zhysë njerëzit, shoqeritë, familjet, komunitetet e tëra në dhunë dhe errësirë, në dhimbje dhe vuajtje, në tmerre të cilat është vështirë edhe të përshkruhen. Holokausti, shoah, krimi përbindshëm ndaj popullit hebre është një nga këto të këqija të patregueshme, dëshmi e faktit se djallëzorja mund të arrijë në pika të pamendueshme.

Holokausti, ky krim lebetitës ndaj një populli të tërë, ky krim i llahatarshëm që nuk kurseu as fëmijë dhe as gra, as pleq dhe as të sëmurë është dëshmi e faktit se djallëzorja mund të marrë forma të tilla të pamendueshme.

Holokausti është dëshmi e faktit se si një grupim politik, se si një ide e cmendur e veshur me politikë mund të organizohet, mund të ecë, rritet dhe shfaqë veten sikur të jetë normale, e pranueshme, e vefshme. Kjo ide politike, kjo filozofi kiminale, kjo ideologji fondamentaliste që propozon haptas zhdukjen dhe shfarosjen e një populli mori jetë në sy të gjithë botës, u rrit përballë indiferencës së të gjithëve.

Holokausti është dëshmi e faktit se si një ideologji politike që e sheh zgjidhjen tek shfarosja e një populli, që e sheh legjitimin e saj tek sajimi i komploteve, që flet pa ndalur për armiq dhe që sheh kudo armiq mund të arrijë të bëhet nj makineri gjakësore vrastare që ndërton kampe dhe dhoma gazi për të zhdukur nje popull.

Holokausti është dëshmi faktit se si nëj ideolgji paranoidale, se si projektimi i cdo faji, i cdo të keqeje tek tjetri mund të prodhojë krime të tilla të mynxyrshme si dërgimi në dhoma gazi dhe në kampe zhdukjeje te një populli të tërë.

Holokausti nisi në fillim duke dehumanizur hebrenjtë, duke i cilësuar ata si e keqja, duke shpikur komplot, duke përdorur gjithë denigruese dhe poshtëruese. Ata u quajtën racë dhe jo nje popull me një identitet fetar dhe kulturor, ata u quajtën një racë që si tuberkulozi përhapet dhe infekton, ata u quajtën insekte etj etj.

Më pas u dogjën sinagogat dhe shtëpitë, më pas nisi dhuna, më pas nisi internimi, vrasja dhe kampet, dhomat e gazit dhe krematoriumet.

Holokausti është për botën dhe të gjithë ne një dhimbje që nuk mbaron. Ne shqiptarët e njohim mirë këtë lloj dhimbjeje. Ne e dimë se cmund të bëjë një ideologji e cmendur totalitare, ne e dimë cdo të thotë dehumanizim, dhunë dhe genocid. Ne dimë se cfarë sjelle një politikë që sheh kudo armiq, që ësht paranojake, që e sheh zgjidhjen tek asgjësimi dhe zhdukja e tjetrit.

Kampet famëkeqe të shfarosjes, llahtaritë që pa bota në Mathauzen, në Aushvitz, në Birkenau, në Dakau, lotët dhe regëtimat e shpirtit njerëzor në këto kampe jane dhe do të mbeten gjithnjë një pjesë e rëndë e historisë së qenies njerëzore sic do të mbeten edhe një barrë e pashkulshme nga ndërgjegjja njerëzore.

Primo Levi një i mbijetuar në kampet e shfarosjes thotë se ato nuk ishin kampe zhdukjeje apo kampe pune, ato nuk ishin kampe vrasjeje apo kampe vuajtjeje por kampe të shkatërrimit të njeriut. Në të vërtetë holokausti, kampet dhe ajo që ndodhte në to ishin vërtet kampe të shkatërrimit të njeriut. Në to qenia njerezore reduktohet në skelet dhe pak mish të gjallë, zhvishet nga cdo element që e bën atë njeri, i hiqet cdo gjë që Zoti ia ka dhënë qenies njerezore në mënyrë  që ajo jetë vërtet krijesë e zgjedhur e Zotit.  Ne shqiptarët njohim mirë këte gjendje, ne e kemi parë atë në kampet e Spacit, të Tepelenës, apo të Maliqit.

Ne kujtjmë sot holokasutin për të nderuar viktimat, për të përjetësuar vuajtjet dhe dhimbjet e tyre, për të reflektuar mbi ato dhimbje dhe vuajtje. Ne përkujtojmë sot holokaustin për të treguar se plagë të tilla nuk mbyllen kurrë. Ato thjesht mbulohen nga mendja njerzore, me një membranë në mënyrë që të mund të mbrojmë jetën dhe njeriun.

Ne e kujtojmë holokaustin për të treguar se liria , sic thoshte presidenti Regan, është vetem një brez larg zhdukjes. Ajo nuk duhet marrë për e mirëqenë, per të duhet luftuar perditë.  Nazizmi erdhi dhe mori jetë lirisht, pa kuptuar.

Shkrimtari i madh hebre Eli Vizel, fitues i cmimit Nobel dhe i mbijetuar i Holokasutit thotë se gjëja më e rrezikshme nga të gjitha është indiferenca. Ai thotë se kur dikush të sulmon, të lufton të shan mund të të motivojë të luftsosh, të mbrohesh, të ndërtosh një mekanizëm apo dicka të vlefshme. Kur dikush është indiferent kjo do të thotë se ai nuk bën diferencën, nuk bën dallimin e të mirës nga e keqja, nuk përfshihet në anën e asnjërës, pra nuk perfshihet në anën e të mirës. kështu e keqja fiton. Eli Vizel thotë se nazizmi lindi, u rrit, kreu krimet nga indifenerenca. Ai humbi, u poshtërua dhe gremis nga angazhimi i botës në anën e të mirës.

Kjo është arsyeja pse ne kujtojmë me shumë emocion, me shumë dhimbje dhe me shumë reflektim ditë si holokausti. Kongresmani Tom Lantosh mbante me vete në zyrën e tij në kongres një copë teli e gjemba nga kampet naziste te shfarosjes ku ai kshte vuajtur dhe kishte mbijetuar. Ai ishte për dekada me radhë një simbol i lirisë dhe gjithmonë përmendte nevojën e kujtesës, reflektimitt, dëgjimit të ulërimave të dhimbjes në mënyre  që kurrë më të mos ketë krime të tilla", tha Alibeaj.

Ora 10:32
Përkujtohen viktimat e Holokaustit, Balla: Shqipëria ishte e para që njohu hebrenjtë, jemi të palëkundur për të dënuar çdo formë të anti-semitizmit

 

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur sot senacën e posaçme në nder të viktimave të Holokaustit. Kreu u Grupit të PS, Taulant Balla, në fjalën e tij tha se Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të hebrenjve dhe u bë vendi i parë që i njohu hebrenjtë. Balla tha se vendi ynë do të jetë gjithmonë i palëkundër për të dënuar dhe kundërshtuar çdo formë anti-semitizmi dhe në çdo lloj forme të manifestimit të tij.

“Dua të fal konferencën e kryetarëve për miratimin me kon të zhvillimit të kësaj seance të posaçme në përkujtim të viktimave të  holokaustit. Presidenti i Izraeli që iu drejtua të kuvendit të Shqipërisë, ka sjellë në vëmendjen tonë të popullit shqiptar, një fakt, në Jad, muzeu kombëtar i Izraelit dedik për të holokaustit, gjenden më shumë se 70 shqiptarë që rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë. Burim krenarie kombëtare për të gjithë ne. Gjatë shekujve në shqiptarët na është dashur të përballemi me pushtues të shumtë, të luftojmë për lirinë e trojeve tona. Dokumente historike ka treguar që k një prani hebre që nga shekulli i dytë, por në fillim të viteve 30 ishte zvogëluar prania në 200. Shqipëria u bë vendi i parë dhe i vetëm në kontinent  që njohu hebrenjtë dhe legjitimoi shabatin. Shtypi i perëndimit e quante Shqipërinë atdhe i hebrenjve. Në një ditë si kjo e sotmja dhe seancë solemne, e para në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, nderojmë veprën në favor të mbroj me çdo kusht të hebre nga vende të ndryshme të Europës që iu hap dera për të ardhur lirisht në Shqipëri. Më pak se një 10 vjeçar pas shpërthimit të urrejtjes anti-semiti numri i hebrenjve u shumëfishua në shqip. Peru e dytë ndodhi gjatë luftës së dytë botërore. Do doja të sillja një shembull që kam pasur mundësi të takoj familjen, një familje të madhe hebrenj në një fshat malor në Librazhd, familja biçaku strehoi 26 hebrenj gjatë luftës së dytë botëror, e mbrojtjen e mikut në çdo rrethanë. Ne u munduam të shpëtojmë hebrenjtë e europës që trokitën në derën tonë dhe kërkuan besën e shqiptarit. Shqipëria është e palëkundur për të dënuar dhe kundërshtuar çdo formë anti-semitizmi dhe në çdo lloj forme të manifestimit të tij”, tha Balla.

Ora 10:22
Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, kryetari i parlamentit izraelit: Shqipëria, lider në Ballkan për luftimin e antisemitizmit! Izraeli kërcënohet me shkatërrim

1674724555_Screenshot4.jpg

Amir Ohana, kryetari i parlamentit Izraelit ka dhënë mesazhin e tij për Kuvendin e Shqipërisë në këtë seancë të posaçme teksa po përkujtohen viktimat e Holokaustit.

“Në shumë mënyra, Shqipëria është lide i  vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Ende ka shumë punë për të bërë dhe jemi dëshmitar të një rritje të antisemitzimit në mbarë botën. Hebrenjtë nuk nidhen të sigurt kur ecin në rrugë duke veshur simbole fetare. Izraeli si shtëpia e opoullit hebre vecohet nga forumet botërore. Një vend si Irani kërcënon publikisht se do të shkatërrojë Izraelin. Këtë vit Shqipërisë iu desh të përjetonte nga afër sjelljen brutale të Iranit. Faleminderit që organizuat këtë seancë pleanre sot. Ne do të sigurojmë të ardhme më të mirë”, tha Bennett.

Ora 10:10
Nis Kuvendi, përkujtohen viktimat e Holokaustit

 

Kuvendi ka nisur me një seancë të posaçme plenare në nder të viktimave të Holokaustit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 26/01/2023 19:40

    Shyqyr qe nuk erdhen ebrejt ne shqiperi se do ishim kthyer si palestina

    Përgjigju
  • Beni: 26/01/2023 12:05

    I bojkotoni keta kriminele qe kane pushtuar Palestinen dhe po i shfarosin si popull dhe nga ana tjeter kujtojne luften e dyte legenat

    Përgjigju
  • Cifuti: 26/01/2023 10:31

    Keta cifutet kane 80 vjet qe po bejne viktimen e luftes se dyte boterore dhe nderkohe popullin Palestines po e vrasin dhe grabitin per me shume se 50 vjet . Normal qe kur ti krijohet mu desia atij qe e ke vrare nje jete do te shkaterroje dhe ka te drejte ta bej , por me vjen keq qe bota nuk kujtohet per kete krim te shemtuar te Izraelit sepse jane aleatet e Amerikes, kurse bota hipokrite ne Ukraine po mobilizon gjithe aleatet e Amerikes gjoja ju intereson liria e Ukraines, sa turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë