Kuvend, Balla: Politika s'ka më punë me emërimet në drejtësi! Murrizi për 'sfilatën' e drejtueses së Elbasanit: Sa ka si ajo, 13 gjyqtare kanë mbi 30-40 mijë euro kosto për botoks

Videot në TikTok të drejtueses së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani e cila shfaqej duke 'sfiluar' në zyrë, kanë krijuar debate në Kuvend. Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi në fjalën e tij i është drejtuar inspektorit të lartë të Drejtësisë Artur Metani, duke thënë se si gjyqtarja e Elbasanit janë rreth 50 përqind e atyre që punojnë në sistemin e drejtësisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk është vetëm Kapedani, por janë dhe 13 gjygjatare të tjera me fryrje buzësh e parakolpesh që kanë publikuar video në Tik Tik, nga Katari, Dubai dhe që sipas tij shpenzojnë 30-40 mijë euro kosto për "botoks".

Ndërsa, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke komentuar deklaratat e bëra nga deputeti Myslim Murrizi, Balla tha se mendon që Shqipëria ka një shkollë magjistrature shumë të mirë. Balla e ka cilësuar raportimin e institucioneve të pavarura në Kuvend një raportim model. Duke folur për autoritetin e dosjeve të ish-sigurimit, ngritjen e këtij institucioni, e ka quajtur një arritje të madhe. Ndërsa risjell në vëmendje shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Balla tha se leksioni i sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken ishte i qartë.

Në fund Kuvendi votoi për çështjet e shqyrtuara ne seancën plenare, ku mes tyre ishin projekt rezoluta për vlerësimin e punës së zyrës së ILD për 2020;projektrezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së autoritetit për informimi mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit për vitin 2020.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
Balla: Politika s'ka më punë me emërimet në drejtësi! Leksioni i Blinken i qartë, për një sistem të pavarur drejtësie! Autoriteti i dosjeve arritje e madhe

Nga Kuvendi kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se tashmë politika nuk ka më punë në emërimet në drejtësi dhe një gjë e tillë i përket të shkuarës. Duke komentuar deklaratat e bëra më herët nga deputeti Myslim Murrizi, Balla tha se mendon që Shqipëria ka një shkollë magjistrature shumë të mirë.

“Lidhur me çështjen që përmendi dhe që lidhet me vijimin ecjen përpara të reformës në drejtësi apo me problematika që lidhen me funksionalitetin e shkollës së magjistraturës. Shkolla e magjistraturës është modeli i vetëm ë kanë të gjitha vendet për mënyrën e përgatitjen profesionale. Ajo që kemi garantuar është heqja dorë nga sëmundja 30 vjeçare ku emërtesën në sistem të magjistratëve të mos e këtë më politika. Anëtari i një gjykate apo një prokuror emërohej me propozim të prokurorit të përgjithsëhm apo të këshillit të lartë të drejtësisë ku këshilltari i drejtësisë ishte presidenti.

 Ka pasur në kuvend dekrete të presidentëve të ndryshëm që mazhorancës së asaj kohe si pëlqente dhe nuk veprohej para gjykatës. Po aq e papranueshme ishte edhe qasja tjetër që presidentit si përlequ renditja e emërimeve në drejtësi ndërkohë që ligji është shumë i qartë. Ne politikanët skemi më punë me emërimin e anëtarëve të sistemit gjyqësor. Anëtarët e gjykatës janë 3 vakanca, të aplikojnë në kohë kandidatët", tha ai.

Duke sjellë edhe një herë në vëmendje shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Balla tha se leksioni i sekretarit amerikan të shtetit ishte i qartë.

“Mendjen në kokë duhet ta ketë secili të plotë. Partnerët e SHBA janë aleatë të Shqipërisë e shqiptarëve. Një sistem drejtësie i pavarur mund të garantojë një shoqëri të barabartë. Leksion i sekretarit blinken përkundrejt atyre që kanë penguar reformën është një leksion që menjen në kokë duhet ta kenë të gjithë”.

 Balla duke folur në Kuvendi është shprehur sot ndërsa diskutohej raporti për dokumentet e ish-sigurimit se është krenar për atë që PS ka bërë për të përndjekurit. Balla e ka cilësuar raportimin e institucioneve të pavarura në Kuvend një raportim model. Teksa foli për autoritetin e dosjeve të ish-sigurimit dhe ngritjen e këtij institucioni, e ka quajtur një arritje të madhe.

“Kjo legjislaturë raportimin e institucioneve të pavarura e ka kthyer në një raportim që nuk do të hezitoja ta quaja raportim model dhe për nga mënyra se si të gjithë deputetët për çështjet që kanë pasur, ose kanë menduar se është i nevojshëm një sqarim i mëtejshëm është zhvilluar brenda të gjithë asaj që unë do e quaja normalitet i jetës parlamentare. Edhe raportimi i sotëm nga autoriteti i dosjeve të ish-sigurimit të shtetit bën pjesë në atë nevojë për më shumë komunikim publik, lidhur me një proces nuk kishte ndodhur më parë në Shqipëri.

Atë që bëri zoti Murrizi këtu duke cituar në fakt pseudonime bashkëpunëtorësh të ish-sigurimit të shtetit e kam bërë dhe unë shumë vite më parë, në vitin 2006, teksa përsëri në këtë anë të sallës ishin kolegë të djathtë të PD edhe që edhe pse vinin nga PD, e cila e lindi si një parti e idealeve të dhjetorit përsëri kishin mbi supet e tyre peshën e rëndë të bashkëpunimit me një prej shërbimeve sekrete më të ashpra dhe madje gjakatare që njohu ish-blloku komunist. Në këtë këndvështrim unë nuk mendoj që ne deputetët ndihmojmë qoftë në transparencën e domosdoshme, por qoftë dhe në atë që ka nevojë sot shoqëria shqiptare. Kemi shumë ndasi mes njeri-tjetrit dhe këto ndasi nuk na kanë ndihmuar që të ndërtojmë një dialog konstruktiv, i cili është në fakt dhe një prej detyrave kryesore që një vend që aspiron të anëtarësohet në BE duhet të përmbushë. Nëse i referohemi atyre që quhen kriteret e Kopenhagenit, nevoja për dialog konstruktiv është domosdoshmëria kryesore e vlerësimit për një demokraci funksionale”, tha Balla.

Ora 13:00
Kapedani 'sfilatë' në Gjykatë, Murrizi: Sa ka si ajo, 13 gjyqtare kanë mbi 30-40 mijë euro kosto për fryerje buzësh, parakolp, prapakolp! Botoks i gjallë, me video nga Katari e Dubai

Deputeti Myslim Murrizi ka folur me tone të ashpra pasi pasi është diskutuar raporti për dokumentet e ish-sigurimit. Sipas tij nuk promovohesh në Kuvend nëse nuk e ke emrin në dosjet e komunizmit.

“I ke në prokurorinë e famshme të re në drejtëisnë që ti ke qenë anëtar. Ti dhe shumë kërmij të tjerë kanë frikë. Zonja Sula sa kandidatë keni verifikuar sa PD sa PS sa LSI. Nuk promovohesh në kuvend nëse se ke emrin në dosjet e komunizmit. Spiunët e sigurimit kurrë skanë pasur këllqe të dalin hapur para qytetarëve. Vijnë nga partia mëmë dhe janë ndarë si copa qelbi në 30 vite në politikën shqiptare. Ftoj Ballën edhe Manen bëj një provë në shtator, unë e bëra një dhe mori 30 vota ligji im. Shqiptarët duhet të dinë se sa ministra deputetë shqiptarë kanë qenë.  Shqiptarët duhet ta dinë kë spiun do votojnë”, tha Murrizi.

Murrizi tha se 50% e magjistratëve janë bijë e bija të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu. Duke folur për rastin e gjyqtares Enkelda Kapedani e cila publikonte video duket bërë “sfilata” për TikTok në zyrat e gjykatës, Murrizi tha se 13 gjyqtare kanë më shumë se 30-40 mijë euro kosto financiare për fryerje buzësh, parakolp, prapakolp.

“2 fjalë për zotin Metani. Më shumë se 50% e magjistratëve që fitojnë për të qenë magjistratë janë punonjëse të studiove ligjore të avokatisë që japin mësim te avokatura, më rezultojnë që janë juristë të administratës shtetërore, janë bijë dhe bija të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu. Me çfarë morali e lejon një djalë të një gjyqtari të shkarkuar që të jetë magjistrat. Nëse baba është hajdut dhe ky ka shkuar në shkollë me lekët e babait hajdut.

Nuk mund të merresh me asnjë tik tok të asnjë gjyqtareje të Shqipërisë. Këtu është qelbur burimi, kërkoni të pastrosh depozitat. Më rezulton se më shumë se 50 përqind e magjistratëve, janë punonjësve të pedagogëve që japin mësim, janë juristë të administratës shtetërore. Nuk pashë ndonjë hata të madhe në atë videon e Tik Tokut. Sa ka si ajo e Tik Toku, ka tik tik Himara, tik tok Dhërmiu, tik tok Dubai, t’i shikosh si janë, botoksi në kraharor. Nuk është problem pse dridhet vetë, por problemi është sa kushton fryrja e buzëve, sa bëjnë rregullimet për fytyrën, çfarë vendimesh merr, ku gjen paratë, këta gjëra duhet të verifikohen

13 gjyqtare që vetëm kostot financiare kanë fryrje buzësh parakolp prapakolp shkojnë më shumë se 30-40 mijë euro. Asaj  vajzës po i bëjnë gjyq, a sa ka si ajo, tip tok katari, dubai, botoks i gjallë gjithandej. Zoti Metani atje ku je ti merr gur kali sa të duash për të pastruar depozitën, por pastrimi fillon te burimi. Ku i gjejën BMV, guci...”, shtoi Murrizi.

Ora 10:33
Metani: Në 2020 ILD ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor për prokurorë e gjyqtarë! 5 vjet pas miratimit të Reformës ka ardhur koha të shohim rezultate

Kreu i ILD Artur Metani ka prezantuar në Kuvend raportin vjetor të ILD-së për vitin 2020. Duke theksuar  punën në kushte të vështira, Metani tha se gjatë 2020 ILD ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor. 5 vjet pas reformës në drejtësi, Metani tha se është koha që qytetarët të shohin rezultate. Ai tha se gjatë vitit 2020 në ILD janë përcjellë mbi 3 mijë dosje.

“Kemi fluks dosjesh të trashëguara. Mbi 3 mijë dosje të dorëzuara ngë ild nga institucionet. Gjatë 2020 ild ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor. Përmbushja e objektivave që  i kemi vënë vetes do më shumë kohë. Do doja të falënderoja kuvendin për mbështetjen ndaj ild. Ild e hapur për të finalizuar një reformën e thellë drejtësi për të tërë. 5 vjet pas miratimit të reformës është koha që qytetarët të shohin rezultate”, tha Metani.

I pyetur për ankesat e qytetarëve, Metani tha se janë më të shumta në numër se ata të institucioneve.

“Kam dhënë urdhër për të gjithë kërkesat që trajtojmë. Që të bëjmë një priorizim. Duke trajtuar nkesat e vjetra. Numri i ankesave është më i madh nga qytetarët rreth 90% më i pakët nga institucionet. Qytetarët ankohen për zvarritjen e gjyqeve dhe procesecve ghjuyqësore p;or edhe me zgjidhjen e çështjes që nuk është kompetenca jonë.  Këto 5 muaj ka një dinamikë më të madhe, informacioni poër trajtimin e ankesave është online”, shtoi Metani.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025