Sot Kuvendi, votohet pr/ligji "Për
organet e qeverisjes së gjyqësorit"

Sot Kuvendi, votohet pr/ligji organet e qeverisjes së gjyqësorit"">
Sot mblidhet Kuvendi dhe në rendin e ditës është projektligji ‘Për organet e qeverisjes së gjyqësorit” çka pritet të sjellë edhe debate mes palëve. 

Drafti i këtij projektligji është pjesë e paketës prej 7 ligjesh të Reformës në Drejtësi, ishte i vetmi që nuk u votua në seancën e 6 tetorit, bashkë me pesë ligjet e tjera, që do ta bëjnë të zbatueshme paketën kushtetuese të miratuar me konsensus ne seancën e 22 korrikut.

I asistuar nga misioni EURALIUS, pr/ligji në fjale konsiderohet një risi në sistemin gjyqësor shqiptar. Ai rregullon organizimin dhe funksionimin e katër institucioneve: Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, si dhe Këshillin e Lartë të Emërimeve, lidhur me përbërjen, procedurën e votimit, si dhe kompetencat respektive të tyre.

Axhenda parashikon njoftimin e pr/ligjeve të depozituara në Kuvend dhe më pas procedurën e votimit për një sërë pikash, si kalendarin 3 javor të punës për periudhën 17 tetor – 4 nëntor dhe votimin e pr/ligjeve dhe pr/akteve të pavotuara nga seanca e 13 tetorit.

Ora 12:00 Financimi i partive politike, Bregu: Duhet Vetting edhe për këtë çështje
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu teksa ka folur sot në seancën plenare ka thënë se në kuadër të procesit të Vettingut, ka propozuar që ai të zbatohet edhe në financimin e partive politike në fushata zgjedhore.

Ajo ka shtuar se vetëm në këtë mënyrë do të mund të ketë një transparencë të plotë të financimit të të gjitha partive në fushata zgjedhore.

Në bazë të ligjit dhe monitorimit kur hapen negociatat, detyrimi për të raportuar për financimin e partive politike, derdhjes së parave ne fushatë bëhen gjatë gjithë kohës së fushatës.Në përgatitjen e këtij vlerësimi, futet KLSH dhe prokurori social. Nëse ka mashtrime, atëherë kërkohet nga gjoba deri tek çuarja brenda fushatës para drejtësisë e kryetarit të partisë politike i cili mashtron me financimin e partive. A nuk mendoni se në këtë klimë mosbesimi, a nuk është jetike për të garantuar votën e qytetarëve. Sistemi i kontrollit e Vettingut nuk ka pse të mos shtohet edhe për financimin e partive. Kemi të domosdoshme çeljen e negociatave, unë besoj se pavarësisht se procesi i çeljes së negociatave duhet se i vjen në ndihmë qeverisë është procesi jetik për shqiptarët. Ne s’kemi rrugë tjetër për rritjen e besimit tek njëri- tjetri përveç monitorimit dhe kontrollit të reformave, ndaj duhet çelja e negociatave me BE” tha ajo.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?