Sot, lamtumira për të urtin Sabri Godo

Ora 15:30 - SABRI GODO PERCILLET NE BANESEN E FUNDIT
Pak minuta më parë familjarë, miq dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit, njeriut të nderuar të politikës dhe letërsisë, Sabri Godo. Trupi i tij tani prehet në varrezat e Tufinës në kryeqytet.

Ora 14:30 – PËRFUNDOJNË HOMAZHET PËR SABRI GODON
Në orarin e përcaktuar nga protokolli shtetëror ka përfunduar ceremonia e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, njeriut të letrave dhe të politikës, Sabri Godo. Trupi i tij po niset drejt varreza të Tufinës.

Ora 14: 15 – QYTETARË,ARTISTË, GAZETARË NDEROJNË GODON
Gazetarë dhe përfaqësues të medias i janë bashkuar homazheve të organizuara në nderim të politikanit të njohur Sabri Godo, shumë prej të cilëve kanë bashkëpunuar prej vitesh me 82 vjeçarin.
Një rradhë e gjatë qytetarësh vihet re në oborrin e Kuvendit, ndërsa ngushëllimet familjes i kanë përcjellë edhe shkrimtarë, skenaristë dhe artistë.


Ora 14:07 – ÇIFTI META NË HOMAZHE
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika i janë bashkuar homazheve që po mbahen sot në nder të politikanit dhe njeriut të letrave, Sabri Godo.

Ora 13:48- BASHA PËRKULET PARA ARKIVOLIT
Mbërrijnë në sallën e Kuvendit për homazhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e bashkëshortja e tij. Përkulen me nder para trupit të pajetë të Sabri Godos.

Ora 13:43- AMBASADORJA BRITANIKE DHE AI AMERIKAN NDEROJNE GODEN
Ambasadorja e Britanisë Fiona McIlwham homazhe për nder të Sabri Godos. Në sallën e Kuvendit mbërrin edhe kryediplomati amerikan, Arvizu.

Ora 13:41- VIJNË PËRFAQËSUES TË SHQIPTARËVE TË MAQEDONISË
Homazhe për Godon edhe përfaqësues të partive shqiptare nga Maqedonia Ali Ahmeti i BDI.-së kurorë me lule e përkulje para trupit të pajetë të Godos.

Ora 13: 37 – KRYEPARLAMENTARJA TOPALLI NË HOMAZHE
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen në hollin e Kuvendit.

Ora 13: 26 – KRYEMINISTRI BERISHA MBËRRIN NË KUVEND
Kryeministri i vendit, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha ka mbërritur në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë për të marrë pjesë në homazhet për 82 vjeçarin Godo. Kryeministri Berisha la mesazhin e tij në librin e ngushëllimeve.

Ora 13: 05 – DEPUTETËT E PS  NGUSHELLIME PËR GODON
Ish ministrja e punëve të jashtme, aktualisht deputete dhe anëtare e kryesisë së PS-së, Arta Dade ka marrë pjesë në homazhe dhe ka lënë mesazhin e saj në librin e ngushëllimeve, të hapur në nder të jetës dhe veprës së 82 vjeçarit. Në homaxhe kanë mbërritur edhe deputeti Blushi, si edhe deputetë të tjerë socialistë.

Ora 13:00 – EDHE PRINCI LEKA ZOGU II NË HOMAZHE
Një ditë, pasi ka përcjellë për në banesën e fundit babain e tij, prince Leka Zogu II ka mbërritur edhe një herë në sallën e Kuvendit. Por, këtë herë ka qenë ai që ka dhënë ngushëllime për humbjen e politikanit Sabri Godo.

Ora 12: 57 – PRESIDENTI TOPI NDERON SABRI GODON
Presidenti i republikës Bamir Topi zhvilloi homazhe dhe nderoi figurën e një prej hartuesve të Kushtetuës, Sabri Godo. Kreu i shtetit shoqërohet nga stafi i tij në homazhet pranë arkivolit me trupin e pajetë.

Ora 12: 45 – AMBASADORËT MBËRRIJNË NË HOMAZHE
Ambasadorë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tone, kanë mbërritur në sallën e seancave plenare për të bërë homazhe në nderim të politikanit, publicistit dhe skenaristit, Sabri Godo. Ambasadori I OSBE-së, Wollfarth ka ngushëlluar familjen e 82 vjeçarit.

Ora 12: 27  NISIN HOMAZHET NE KUVEND

Në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë nisin homazhet për nder të politikanit dhe publicistit të njohur Sabri Godo. Trupi i pajetë i 82 vjeçarit ka mbërritur në sallën e Kuvendit i shoqëruar nga familjarët e tij dhe kryetari i PR, Fatmir Mediu, miq e atë afërm.Sipas vendimit të qeverisë shqiptare, do të mbahet zi kombëtare në orë 12.30 – 14.30 aq sa do të zgjasin edhe homazhet për nder të Godo-s

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?