Sot është 22 shtator, e cilësuar si ‘Dita pa makina’, një nismë kjo e ndërmarrë nga Bashkia Tiranë e cila synon të sensibilizojë njerëzit për të shmangur lëvizjen pa makina qoftë edhe për një ditë në mbrojtje të mjedisit

Sot Bashkia e kryeqytetit do të organizojë disa aktivitete, e për pasojë ka njoftuar se do të ndalohet qarkullimi rrugor në disa akse kryesore në kryeqytet.
 
Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit.

Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e sotme do jenë:
1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës
2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”
3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”
4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja,com