Sot “Unlimited”, festivali i artistëve 
“ndryshe” dhe “Njeriu i Hekurt”

Sot “Unlimited”, festivali i artistëve <br />“ndryshe” dhe “Njeriu i Hekurt”
TIRANE - Kalendari i aktiviteteve artistike të kryeqytetit gjatë kësaj jave do të jetë tepër i veçantë. 45 artistë, pjesa më e madhe me aftësi të kufizuara, por edhe emra të njohur të skenës shqiptare , do sjellin festivalin gjithëpërfshirës “Unlimitid”, i mbështetur nga fondacioni “Vodafone” dhe British Council. Për kreun e fondacionit “Vodafone Albania”, Albi Greva, “Unlimited” është një program që synon të mbështesë personat me aftësi ndryshe të realizojnë potencialin e tyre krijues.

"Sjell në Tiranë një lajm shum të mirë, një gjë shumë unike që është  festivali i artit për ndryshim.  Këtë vit Këshilli Britanik dhe fondacioni "Vodafone Albania", kanë sjell për Shqipërinë eksperiencën e parë në organizimin e një festivali me trupa të integruar, ku përfshihen 41 artistë të mirëfilltë përfshi brenda këtij numri edhe persona me aftësi të kufizuara .Ne besuam që në fillim në këtë ide dhe punuam fort në 6 muajt që kanë kalur dhe kemi akoma rrugë përpara, na presin shfaqje dhe supriza interesante në përformancat artistike që janë në këtë javë që do jenë edhe në muajt e ardhshëm",  -tha Albi Greva , Drejtor i Fondacionit “Vodafone Albania” 

Sipari i aktiviteteve hapet nesër në lulishten “Vëllezërit Frashëri” me eventin më të veçantë “Njeriun e hekurt”, që ka udhëtuar nga Anglia, për të sjellë një sspketakël për të gjithë familjen dhe në të gjitha gjuhët e aftësisë së kufizuar. Java e festivalit “Unlimited” do të vazhdojë me panele debatesh për gjithëpërfshirjen dhe aftësinë e kufizuar, si dhe performanca teatri, danci apo koncerte instrumentale.

"Unë do ftoja njerëz që të vinin ta shikonin shfaqjen duke filluar që neser në orën 12 sepse për herë të parë është një shfaqje ndryshe. Nuk do të ketë vetëm teater, nuk do ketë vetem këngë, por është një shfaqje që do flasë disa gjuhë", -tha Elma Dorezi, regjisore

"Është një projekt shumë-shumë i madh është hera e parë që performoj me njerëz si puna ime që kena një aftësi ndryshe dhe është nder që të punoj me artist shum të mirë", -tha Besmir Sulaj, pjesëmarrës në “Unlimited” 

Programi “Unlimited” në Shqipëri synon të krijojë për herë të parë një kompani shqiptare të artit gjithëpërfshirës që do të ofrojë aktivitete edukuese për të gjitha moshat si dhe do të veprojë si një partner social në avancimin e të drejtave të aftësisë së kufizuar dhe promovimin e diversiteteit në vendin tonë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Von der Leyen: Kina po shfrytëzon dobësinë ekonomike të Rusisë

Von der Leyen: Kina po shfrytëzon dobësinë ekonomike të Rusisë