Sot, marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi, i pranishëm në takim edhe presidenti Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, do të takohet gjatë ditës së sotme me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilët do të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi me ta si edhe në një takim trepalësh.  Megjithatë nuk përcaktohet se çfarë do të nënshkruajnë.

Pas ditës së parë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë takimit, ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjellë dhe se ai e kishte refuzuar. Kryeministri Avdullah Hoti nuk u përgjigj për këtë çështje por veçoi se një “marrëveshje të dëmshme e të papranueshme për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë nga Shtëpia e Bardhë”.

Ndërkohë që Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, me anë të një deklarate në twitter mohoi të jetë diskutuar për njohjen reciproke.   

Vuçiç pas takimit u shpreh për Zërin e Amerikës se kishte disa vështirësi politike, të cilat sipas ti shpresonte të arrihej një marrëveshje ditën e sotme. Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, si para dhe pas takimeve u shpreh se njohja reciproke e dy vendeve është qëllimi kryesor i Kosovës.

Ndërkohë, Këshilli për Siguri Kombëtare shkroi se bisedimet e zhvilluara ditën e djeshme ishin pozitive dhe shpresonin në arritjen e një marrëveshje ekonomike./Përgatiti Suada Mehmetaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim