TIRANE- Shtatë punonjësit e sektorit të inventarizimit në Thesarin e Bankës së Shqipërisë mësohet se, kanë mohuar të kenë pasur dijeni për vjedhjen e 713 milionë lekëve. Ata kanë deklaruar se, punën e tyre e kishin bërë në mënyrën më të mirë dhe sipas rregullores dhe direktivave të Bankës Qëndrore Europiane.
Sipas tyre, inventari bëhet duke zgjedhur 5 për qind të arkave që ndodhen në Thesar, si ato të arkës në veprim dhe ato të arkës stok. Ndërkaq gjatë ditës së sotme, të ndaluarit, Gentian Jahja, 44 vjeç, Ilir Dedja, 60 vjeç, Emiljano Lamçe, 32 vjeç, Mehdi Marku, 34 vjeç dhe Fatbardha Gurthi, 53 vjeçe, Bahri Allushi, 60 vjeç dhe Mehdi Molla, 64 vjeç, do të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihen me akuzat e ngritura ndaj tyre por edhe me masat e sigurisë.
Mësohet se, seancat do të nisin rreth orës 09:00 të mëngjesit.
/Shqiptarja.com