Kreu i PD, Sali Berisha thotë se do të padisin penalisht kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhgën dhe 2 persona të tjerë që kryesuan aksionin kundër opozitës në protestën e 17 prillit. Berisha tha se u përdor spraj kundër arinjve ndajr protestuesve që kishin dalë në shesh. Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Berisha komentoi edhe protetsuesit që sot do të dalin para Gjykatës për masat e sigurisë. Ndonëse kësaj radhe ata u kapën në flagrancë me molotovë në duar, Berisha thotë se militantët u futën në qeli pa prova.
“Kriminelët me uniformë përdoren në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë, mbrojtës të pamposhtur të ndërgjegjjes shoqërore të shqiptarëve. Janë që të gjithë pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, ne do t’i padisim të gjithë ata se kanë përdorur verbues ariu dhe tani del se akoma më keq se verbuesi i ariut. Do të vazhdojmë edhe më shumë, protestat do të jenë më të fuqishme. Dosja, Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë, dosja është e hapur, ajo është një gropë për Ramën dhe Lubi Ballukun. Ne do të depozitojmë padi penale për Skënder Ballukun, kriminel i damkosur, për Sokol Besëprersin, oficeri më i pabesë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Protesta e 17 prillit/ PD kallëzon Lamallarin dhe drejtuesit e policisë: Kriminelë me uniformë, përdorën mjete të ndaluara ndaj protestuesve











