Sot mblidhen dy komisionet 
për dekretet e Presidentit Nishani

Sot mblidhen dy komisionet <br />për dekretet e Presidentit Nishani
TIRANE- Dy komisione parlamentar do të mblidhen sot pa praninë e opozitës për të miratuar dekretet e presidentit Nishani. Ligjet e kthyera pas priten që të votohen nesër në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Sigurisë ku opozita nuk do të shkoi. Sipas njoftimit të Kuvendit, bëhet me dije se në rendin e ditës të komisioneve do të jenë: “Dekret nr.8675, datë 11.08.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës” të ndryshuar”. Dekret nr.8678, datë 15.8.2014 Për kthimin e ligjit nr. 100/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Dekret nr.8679, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të ndryshuar. Dekret nr.8696, datë 22.08.2014, “Për kthimin e ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e  Shqipërisë”. Shqyrtimi i Dekretit te Presidentit për kthimin e ligjit nr.108/2014, Pёr Policinë e Shtetit.” Kësisoj ligjet e kthyera nga presidenti përgjatë muajit gusht pritet që të votohen sërish në Komisionet parlamentare në mënyrë që ato të kalojnë për votim në seancën plenare të datës 1 shtator.

Opozita
Por vendimi i mazhorancës për të mbledhur komisionet parlamentare për të miratuar dekretet e Nishanit u quajt anti-kushtetues nga ana e Partisë Demokratike. Deputeti demokrat Eduard Halimi theksoi dje nga selia e PD-së se Kuvendi nuk mund të mblidhet në datën 29 gusht pasi në Kushtetutë është e sanksionuar që sesioni i ri parlamentar hapet të hënën e parë të shtatorit. “Shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit nga Komisioni i Ligjeve më datë 29 gusht 2014, dhe përfshirja për votimin e tyre në seancën e datës 1 shtator 2014, po bëhet në kundërshtim flagrant me nenin 74 të Kushtetutës, si dhe neneve 26, 27 dhe 29 të Rregullores së Kuvendit.

Mbledhja të deputetëve për shqyrtimin e Dekreteve që mbahet pa u thirrur sipas rregullores, e cila është e detyrueshme te zbatohet sipas nenit 75 të Kushtetutës,  nuk sjell asnjë pasojë  sipas nenit 78/2 të Kushtetutës dhe është nul. Këtë thotë Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, e zezë mbi të bardhë. Por Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit nuk duan t’ia dinë as për Kushtetutë dhe as për ligj. Kryeministri niset ditën, niset për të marrë pjesë në një samit të rëndësishëm të Ballkanit dhe natën urdhëron kapjen e drejtësisë nga ushtarët e tij që të verbër e ndjekin në rrugën e arrogancës dhe autoritarizmit”,- tha Halimi.

Braçe: Bashkia e Tiranë për takime politike të Lulzim Bashës
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe akuzoi takimi ne zhvilluar dje mes Bashës dhe Mediut në Bashkinë e Tiranës. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “facebook”, Braçe shkroi se institucioni i Bashkisë së Tiranës nuk mund të përdoret për takime politike duke shtuar më pas se Basha nuk është i zgjedhur në krye të institucionit por i vendosur me vendim gjykate. “Turp e neveri. Bashkia e Tiranës qenka kthyer në shtëpi të partive politike të opozitës për mbledhje, PD, PR etj etj!

A e mbani mend se çka thënë e premtuar Lulzim Basha? E ç’rëndësi ka; Basha nuk është kryetar i Bashkisë i zgjedhur nga populli i Tiranës, thjeshtë i emëruar nga Gjykata e Tiranës”,- theksoi deputeti socialiste Erjon Braçe në postimin e tij në rrjetin social “facebook”. Ky reagim i deputetit socialist erdhi pasi takimi i djeshëm ndërmjet Bashës dhe aleatit të tij Fatmir Mediu u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe jo në selinë e PD-së.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?