TIRANË- Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku diskutohen kalendari i punimeve të Kuvendit, është zhvilluar online. Ky komunikim ka ardhur si pasojë e koronaviruasit, në kuadër të masave mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e tij. Në mbledhjen e sotme u miratua kalendari i punimeve të Kuvendit dhe grafiku i shqyrtimit të akteve normative, e ndërsa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi bëri me dije se kështu do të vijojnë deri kur situata të normalizohet. Që do të thotë se veprimtaritë parlamentare dhe mbledhjet e komisioneve të përhershme do të zhvillohen online, por kryetar e ka të detyrueshme prezencën fizike në Kuvend. Ndërkohë nuk ka ende një vendim se kur do të mblidhet Kuvendi.
“Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të funksionojë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Veprimtaritë parlamentare do të zhvillohen online. Po kështu edhe mbledhjet e komisioneve të përhershme. Kjo do të kërkojë prezencën fizike në Kryesinë e Kuvendit të kryetarëve të komisioneve. Gjatë shqyrtimit të akteve normative dhe projektligjeve të tjera kërkesat për pjesëmarrjen e ministrave mbeten të pandryshuara, pra të njëjta me situatat normale. Në varësi të ecurisë së mbledhjeve të komisioneve si edhe të evoluimit të situatës së pandemisë COVID-19, do të vendosim edhe për zhvillimin e seancës së ardhshme plenare", tha Ruçi.
Mbledhja është drejtuar nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ndërsa kanë qenë të pranishëm Rudina Hajdari, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Vasilika Hysi, Ermonela Felaj, Edmond Stojku, Fatjona Dhimitri ,Milva Ekonomi, Mimi Kodheli, Niko Peleshi, Nimet Musai, Enver Roshi dhe Ulsi Manja. Më herët, për herë të parë është zhvilluar online edhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë, ku u diskutua lidhur me koronavirusin.
Foto nga mbledhja online
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomia/ Koçiu për buxhetin e Shëndetësisë: Hera e parë që kalon 1 mld euro, rimbursim ilaçesh për 400 mijë qytetarë, dëmshpërblim ish të përndjekurve dhe bonus bebesh
12 Nëntor, 13:13
-
Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP: Duhet fond për sigurinë kibernetike! ILD: Kemi nevojë për para shtesë! Alibeaj: Këtu duhet të ishin kryetarët
11 Nëntor, 11:37
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor, 13:10
-
Hapja e takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ja delegacioni shqiptar i Kuvendit, vendi dhe ora e takimit
29 Tetor, 12:14
-
Padia e Dashamir Shehit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kushtetuesja cakton 26 Nëntorin për dëgjesë publike! (DOKUMENTI)
29 Tetor, 09:49
-
Spiropali në Letoni/ Takohet me homologen Daiga Mierina: Intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar! Të dy vendet partnere në NATO
23 Tetor, 15:37
-
Kuvendi ‘hetim’ ligjeve të miratuara, a po funksionojnë? Tabaku për Report Tv: BE nuk do ligje vetëm në letra
19 Tetor, 22:48
-
Presidenti Begaj kthen Ligjin për Inspektimet, i 'tërheq veshin' Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës
14 Tetor, 12:55
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi
6 Tetor, 20:20
-
Kaosi në Kuvend, brenda 8 tetorit del fatura e dëmeve! Bardhi, Noka, Hoti dhe Nallbati, 4 deputetët e PD që paguajnë më shumë! U mbahet nga rroga
2 Tetor, 10:31
-
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Opozita mungon! Mazhoranca miraton Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, thelbësor për Integrimin
2 Tetor, 09:28